Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit në një notere për të marrë postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.
Biba e ka quajtur veprimin e Vorpsit një formë deklarate nga ana e saj për shprehur vullnetin se do të marrë përsipër detyrën që Kuvendi dhe koha i kanë ngarkuar, pasi sipas tij ajo është e vetëdijshme se si është procedura për betimin e anëtarit të Kushtetueses.
“Padrejtësisht, një profesioniste serioze si Arta Vorpsi këto ditë është gjetur në qendër të një situate që vetëm serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shumë me mire se shume të tjerë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit te Gjykatës Kushtetuese.
Me siguri, ky veprim i Artës, i vetëdijshëm, është thjeshtë shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.
Nuk kemi te bëjmë me betimin si anëtare e ardhshme e GjK, por besoj me një deklarate që tregon përgjegjësinë e Arta Vorpsit në këto rrethana.
Sepse Arta që njoh unë, përpara së gjithash, e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë!”, shkruan Biba. (TemA)
Po te ishte keshtu more Bibe mjaftonte vetem nje shkrese drejtuar Kuvendit ku te pranonte marrjen persiper te detyres. E dhjete o Bibe dhe tani nuk dini cte beni me budallallikun tuaj.
Po kjo shkrese merr vlere kur eshte e noterizuar, o zjarrist!
O Denar mos ler nam dhe ti….
Ky njeri me emrin e roses, te pakten mos te flase.Sa here ky flet thote gomarlleqe
bravo denar,
te lumte
njesoj si gazi i bardhe edhe ti
Edhe une e mendoj si nje gjetje te duhur veprimin e Artes. Ne kushtet qe pres(h)identi beri te qarte se nuk do e theriste per betim Arta zgjodhi te nterizoje kete dokument te cilin me zgjuaresi e dergoi me poste. Pra nuk eshte betim ne trajten juridike por nje taktike per tju pergjigjur kokderresise se pres(h)identit.
Juridikisht me duket ne rregull
Po si gjithnji Shqiperia jone do te helmohet nga nga te paguarit per kete qellim