Nga Shpëtim Nazarko
Ka të ngjarë, që lexues të portalit, të cilët merren vetëm me titullin, ta shohin këtë si një ankesë ndaj Reformës në Drejtësi, ku amerikanët kanë rol kryesor. Në këtë pikë, nuk më ha meraku për klasën politike, qoftë majtas apo djathtas. Futet në burg ajo, apo dhe ata që do të shpëtojnë dhe do ta kalojnë jetën me “çip”, si kriminelët e zakonshëm që i mban nën kontroll policia. Për këtë kontribut, amerikanëve, u themi faleminderit dhe madje, shumë. Problemi është diku tjetër.
Presidenti kinez, është në një vizitë triditore në Greqi. Shtypi i huaj shkruan, se Europa po “ngre vetullat” për një projekt kinez, për Portin e Pireut, që i kalon 600 milionë eurot, për të shtuar kapacitetin akoma më shumë. Pireu është porti i 9-të për nga madhësia në Europë dhe i 39-ti, në botë. Po t’i shtosh faktin, se në 2014-ën, një rrëke tjetër parash të Europës, që qahet sot, shpie me linja të shpejta mallrat kineze po prej tij në Serbi, Maqedoni dhe Bullgari, atëherë kupton ca më mirë, se çfarë po ndodh përreth nesh… Para fare pak kohësh edhe Turqia nëpërmjet një treni shumëvagonësh, po bie në të njëtën mënyrë mallra po kineze, drejt Europës.
Duket se dhe investimi i vetëm i tipit strategjik, që lidhej me pozicionin tonë, po e zvogëlon rëndësinë, po nuk u lidh me një tjetër që ka emër të ngjashëm me të…
Kinezët janë në të drejtën e tyre dhe tani, 10 për qind e kapaciteteve portuale të Europës, janë në dorën e tyre, sipas shtypit botëror. Dhe nuk është çudi, që pas dhjetë vjetësh edhe një flotë e madhe kineze, si ajo që kanë amerikanët këndej rrotull, t’i vijë vërdallë zonave të tyre, për t’i mbrojtur këto interesa që tani për tani, përfaqësohen prej mallrave.
E po çfarë pune ke ti, or zotëri, e na mërzit veshët me histori të këtij lloji? E ca më shumë, çfarë faji na paska Amerika, në këtë histori? Amerikanët, fundja e paralajmëruan Greqinë, para një muaji nëpërmjet Pompeit, që të heqë dorë nga kjo strategji që favorizon Kinën?
Puna është e thjeshtë dhe ka lidhje më shumë sesa duhet, me Shqipërinë.
Pas tridhjetë vjetëve, nëse shprehemi me termat e vjetër, të gjithë trenat e saj kanë ikur dhe duket se përfundimisht, do na lënë njëherë e përgjithmonë në zanatin e të parëve… pra, thjesht barinj delesh. Po a na kanë faj amerikanët? Apo europianët?
Reth 20 vjet më parë, presidenti Klinton, ndërmori idenë gjeniale që i parapriu edhe çlirimit të Kosovës. Nisma e tij ishte e lidhur me Korridorin e 8-të dhe studimin e fizibilitetit të porteve në Ballkan, duke dhënë dhe një goxha shumë për këtë fizibilitet. Dolëm në krye. U lumturova në atë kohë, akoma më shumë, duke ndeshur një studim të instituteve ushtarake amerikane, që vlerësonin pozicionin gjeografik të porteve tona. Ata theksonin shprehimisht për Durrësin, duke e quajtur si një nga tri portet më të rëndësishme të botës, ekuivalent me Roterdamin dhe Hamburgun. Dhe kjo, në pikpamje strategjike. Flitet për pozicion gjegrafik të Shqipërisë dhe porteve të saj, se në princip, këtë pozicion e mbante Vlora, për thellësinë dhe kushtet e tjera…
Në të vërtetë, paraardhësit e amerikanëve, nëpërmjet Maksim Blejkut, që në vitet ‘20-të, të shekullit të kaluar, kishin theksuar për Shqipërinë, se ishte qartazi Gjibraltari i Lindjes.
Po çfarë ndodhi realisht me nismën e Klintonit. Fajin e kishim ne, apo fqinjët e interpretuan iniciativën e tij, sipas interesave të tyre?
Së pari, Greqia me të drejtën e Perëndisë, i mbushi mendjen Europës, se Korridori i 8-të, apo “Egnatia e re”, si e quajnë ata, e zëvendëson nëpërmjet Portit të vogël të Igumenicës, Vlorën apo Durrësin. Dhe miliardat e europianëve, mbështetur dhe në studimet italiane, e aprovuan këtë çmenduri.
Italianët ishin si grekët, po në të drejtën e tyre. Atyre u mjaftonte Durrësi me potencialin e tij të vogël, për ta parë Shqipërinë, si një vazhdim të Italisë së Jugut. E po ashtu, në vend të Koridorit të 8-të, preferuan Rrugën Durrës-Kukës, si më normalen për të hyrë në zemër të Ballkanit.
Dhe kështu, rruga themelore e Shqipërisë, ajo e Korridorit të 8-të, që të shpinte drejt Stambollit, apo zemrës së Perandorisë romake të Lindjes, projektuar nga stërgjyshi ynë, Konstandini I Madh, mbeti dhe mbetet, rruga më e ngushtë e Shqipërisë.
Po nëse të tjerët merreshin me interesat e tyre, çfarë bënë agallarët tanë të politikës? Të futur në sherre qymezesh, ia filluan t’u vinin në ndihmë interesave të fqinjëve…
Nano filloi me Sarandopulisin, të vijë nga Kakavija në drejtim të askujt… Brenda të drejtës së tij, Sarandopulisi, bëri ca gjysma rrugësh dhe gjysma urash, më të këqija se të vullnetarëve të Enverit dhe na mori aty nga ‘97-ta dhe nja ca miliona dollarë, se i kishim bërë dëme në makineritë etj., etj. Pastaj u zhduk, pa lënë gjurmë…
Berisha, e la dhe ai, Korridorin e 8 të dhe doli nga Kukësi, për ide patriotike. Nuk dalim dot në Kosovë, me rrugë që kalon nga një tokë e tretë – tha. Dhe kishte të drejtë, sipas mënyrës së tij, pavarësisht se me Koridorin e 8-të, hyhej po nëpër toka shqiptarësh. Dhe pastaj, po brenda të drejtës së një vendi sovran, siç është Serbia, duhet të presim që ajo, të na fusë nëpër Europë nëpërmjet Nishit. Natyrisht, kur ta shohë të arsyeshme…
Kur një firmë angleze duket paraqiti interes për Vlorën, u duk sikur drita u duk në fund të tunelit. As sot, nuk e di se çfarë u bë me ta. Ca thonë ishin mashtrues, ca të tjerë, se i mashtruan… I besoja dhe vazhdoj ta shoh me sytë e mendjes, atë zonën e kripores së Vlorës, si qendra ku mijëra ton mallrash tranziti, do të qëndronin në pritje… Eh… eh!
Gjermanët edhe ata në të drejtën e tyre, menjëherë pas shkatërrimit të Jugosllavisë, vrapuan të ndihmojnë aleatët e tyre natyrorë, kroatë dhe sllovenë. Duke bërë me shpejtësi korridoret që duheshin…
Këtë radhë, nuk kanë aleat Nanon dhe Berishën. Rama, i cili është prapa tyre në radhë, flet për “Korridor Veri-Jug”, që prapë, nuk ka lidhje me Korridorin e 8-të, por është zgjatim i interesave gjermane. Duket se, gjithë klasën politike të Shqipërisë e zë lemeria, kur flitet për këtë koridorin e 8-të… Ku po vemë, kur rrethi po mbyllet nga të gjitha anët?
Besoj se në këtë katrahurë, duke parë dhe qëndrimin me predispozitë zero të amerikanëve, ndoshta Anglia, pas Brexit-it, si Zonjë e Parë qindravjeçare e deteve, mund të ketë interes vërtet, t’i hedhë edhe njëherë sytë hartës sonë. Dhëntë zoti e na shpëton ajo.
Në një bisedë me Berishën, ato kohë, kur flisnim për portet, i thashë të bënte një nga truket e njohura të Ahmet Zogut, që për t’u shpëtuar italianëve, i bënte punët natën, me ministrin Libohova… Kur mbyllej telegrafa e nuk përgjonte dot njeri. Të thoshte, se do ta jepte Vlorën me koncension kinezëve, për të mbledhur “qenërinë” rrotull saj. Pra, thjesht të shtonte interesin, apo t’u kujtonte të tjerëve, se i dinim mirë punët tona.
Për t’i rënë shkurt, meqë e kam shkruar shpesh dhe natyrisht, do ta bëj sa të më mbajë dora. Si pika më e shkurtër, jo vetëm për Ballkanin po ca më shumë, që të lidh me Gjibraltarin, Shqipëria nëse bën Korridorin e 8-të dhe e lidh me 10-tën në Maqedoni, bëhet bashkë me këtë të fundit, Zonjë e Ballkanit. Po a do ta bëjë? Për tridhjetë vjet rresht, nuk ka bërë asgjë dhe të gjithë trenat e kanë lënë. Kemi mbetur thuajse një vrimë e zezë, apo nevojtore e Europës.
A na kanë faj të tjerët? Amerika, besoj po! Nëse na shpëtoi nga shumë gjëra, nuk ka pse të na varrosë për këtë. Nëse Pompei u thotë grekëve të mos bien kinezët, se është histori me zarar, le të vijë të merret me Shqipërinë, si i madhi Klinton. Ose në na lëntë rrugëve, le të na lërë të shtrihemi edhe ne, në këmbët e Kinës.
Amerikanët, apo mbrojtësit më të mëdhenj të Shqipërisë, nuk duhet të na lënë në mëshirë të fatit. Një Shqipëri e dobët, që zvarritet dhe boshatiset përditë, nga një politikë e keqe ditore, e atyre që e kanë udhëhequr, nuk e meriton këtë fat.
Amerikanët, duhet të na ndihmojnë. Pa dashur t’u jap mend, është më mirë të shkojmë të gjithë në Vlorë, se të zëmë e të bërtasim për Kinën dhe ekspansionin e saj… Apo le të na thonë. S’ka rëndësi. Bëhuni barinj malesh, si gjyshërit tuaj…
Po këtë lloj Shqipërie, nuk e duam. Gjyshërit do të na mallëkonin, nga varri si bastardë që prishëm dhe shitëm atë që na lanë…
Dhe gjyshërit, do të na mallkojnë me të drejtë. Dy, nga pesë arteriet më të mëdha të botës, për të cilat, Amerika të hap luftë në sekondë, pa pyetur ligje, i kanë ndërtuar gjyshërit tanë, Konstandini i Madh dhe Mehmet Aliu.
Nuk e di se çfarë po bëhet, por vetë kam të drejtë të them: Amerikanë, kështu po na vrisni!(Konica.al)
Te lumte dora Shpetim Nazarko. Analize Brilante!
Analisti brilant Nazarko!
Nderhyrja amerikane nuk eshte falas, pra, nqs amerikanet na bejne nder ne duhet te kemi njefare kostoje se nuk jemi te rene nga qielli e nuk na kane borxh te pastrojne halene qe vete e kemi bere. Nese amerikanet nuk duan Kine ketu, atehere ashtu u befte. E dyta, aty ku Kina hedh para e ti nuk ia kthen dot, ata marrin koncesione pa te drejte takse per 99 vjet, pra ty te del per hundesh investimi. E treta, aty ku jane futur kinezet ka rene eficenca dhe eshte shtuar korrupsioni, dhe jo ne te mire te njerezve por te politikes. Prandaj, mos te behemi miope por te shohim nje cike me larg. Investimet kineze i kemi provuar njehere, psh metalurgjiku, ku sot e kesaj dite qelbin ende vendin. Hajt tung.
ZERI I DREJTE I NAZARKOS , SHKON DERI TEK GAZETA TEMA DHE TEK NDONJE TJETER . POR EDHE SIKUR TE SHKONTE NE KANCELERITE E AMERIKES , NUK DO TE LEVIZTE ASGJE PER MIRE , TE PAKTEN SA TE JETE NE KRYE TE SHTETIT AMERIKAN SHARLATANI ME I MADH I KOHRAVE TRAPI . AKOMA ZOTEROTE NUK KE KUPTUAR QE SHQIPERIA NUK KA POLITIKAN ,POR VETEM DISA MAFIOZ HAJDUTE QE JANE GATI TE TREDHIN SHTETIN PER LEKURAT E TYRE.
E KE DEGJUAR RAMEN ,QE FLET PER MEDIAN ,DUKE E QUAJTUR KAZAN , QE DO TE THOTE KAZAN PLEHRASH . POR RAMA HARRON ,QE ATA POLITIKAN QE JANE ULUR NE KUVEND , JANE KAZANI I KAZANAVE , JANE IDIOTE TE VESHUR ME KOLLARE .
ATEHERE CFARE PRET ZOTEROTE NGA KY SHTET ???
AMERIKA DHE EUROPA KA TE DREJTE , TE NA INJOROJ , SEPSE NE E MERITOJME . HISTORINE E SHTETI TONE , KERKOJME TE NA BEJNE TE HUAJT , DREJTESINE , TE HUAJT, EKONIMINE TE HUAJT , VETEM VJEDHJET DUM TI BEJME VETE . JA KJO ESHTE SHQIPERIA .
Nuk qendron aktualiteti siç e parashtron zotrote me kete koment!Ne jemi nje vend i vetshpallur koloni e per pasoje koloniziatori s’ka perse te merrakoset per nje vend nen vartesi te saj!Ndaj edhe Nazarko e ka kapur demin per briri e jo per bishti!Sot Shqiperia e qene ne gjume per rreth 25 vite po zgjohet e po si erdhe nnga pas xhandarit te zhduk per 24 ore me te birin e Fahri Balliut dhe e birin e Berishes Lulezim,ndaj dhe levizjet duhet te jene sa te kujdesheme aq edhe te avashta se ndryshe shkone aty ku ishe!Eshte e vertete dhe e kam theksuar qe miku me i madh e me i sinqerte per Shqiperine e per kombin ne teresi ka qene Bill Klinton por qe fatkeqesisht u pasua nga kaubojsi i teksasit Bush ku afera e familjes Bush eshte vetem armatimi e kurgje tjeter!Berisha si i rekrutuar dhe si vartes i drejteperdrejte i Xhorxh Bushit (te ndjere) pasi ka qene drejtor i CIA-s ,shkateroi gjithçka vetem ne interes te familjes se tij ,duke perfituar edhe rrethi i ngushte i tij qe me pas u preu koken nje nga nje per zhdukjen e zullumeve ne kete vend!Amerika keshtu na do ,donte armatim morri sa deshi,donte skllever morri sa deshi !Ajo fort mire e di qe shqipetari po u kam e u zhvillua te kthen shpinen,ndaj dhe as na q…. e as na leshon!Ndaj o Nazarko ja thote po kujt!!!! Hajdute na beri dhjemokracia qe na dhuruan “miqte me gishtin ne bythe ” i nderuar parakomentues ndaj dhe sot gjendemi ne kete fare feje ku edhe sikur te duam te ngrihemi e te protestojme jo se nuk duam por s’kemi fuqi si anemik qe jemi katandisur !Nje popull qe nuk respekton vehten e tij eshte i destinuar te terhiqet zvarre deri ne varr,ndonese jemi te dhjere por krenar!Shqiperia nuk eshte me shtet ppor nje pike tranziti ku kalojne mallra te pakontrolluara pa dogane!Edhe kosovaret po kthehen ne atdheune tyre e ne vazhdojme ta leme kete vend sipas udhezimeve te Tra(m)peve te radhes!
Me shkoqur e me bukur nuk ka si behet. Flm Z. Nazarko, do Zoti e te degjonne.
Bravo!
WOW. Kjo eshte GAZETARI.
Sikur te ishim te pa varur nga ajdutlleku i politikaneve tane keto gjera do ishin bere ne 1999
Bravo Nazarko, më se è vërtetë ajo që thua, po të ishte bërë korridori I 8 Shqipëria do kishte përfitime të mëdha ekonomike, do kishte me të vërtetë një zhvillim të pa parë, do ishte bërë epiqëndra ekonomike e Ballkanit, do ja kalonte edhe Greqisë. Unë e kam ndjekur këtë gjë, në atë kohë atë që donte të bënte Klintoni me korridorin 8 patì një jehonë të madhe në shtyp in Italian x mundësi të e mëdha që I hapeshin Shqipërisë, por edhe Italisë, por çfarë ndodhi, kur grekët e kuptuan bënë çmos x mos tu realizuar, se porti i tyre më i madh do katandisej siç janë porte tona të Vlorës ku mezi futet një traget se ka dallgë dhe Durrsit. Pseudopolitikanët shqiptarë me të drejtë Nazarko thotë merren me sherre qymezesh, më troç nuk ka, dhe Edi Rama le të merret me Monën, Lulin, Salëne Liken, ka rënë edhe ai në batakun e mejhaneve dhe kafeneve shqiptare ku bëhen vetëm llogje. Nuk shiko asnjë prioritet strategjik, çfarë potenciali ka vendi dhe shfytëzohen ato duke ngritur industrinë dhe ekonominë, se njerzit o do bëjnë barinë o do marrin arratinë!!!
Zoti Nazarko. Dhe ti e di qe korridori I 8 ishte nje mashtrim. Se nuk ka pike leverdie. Porti I Vlores eshte mashtrim se nuk ka pike leverdie. Porti I Igumenices eshte nje mashtrim e Porti kryesore eshte ai I Patres. Rruga Egnatia ishte prioritet qe nga viti 1995 e te lidhte 2 zonat me te varfra te EU. Bashke me M 1 dhe portin eYorkut ne Irlande. Eshte financuar nga fonder e EU t buxhetit grek dhe 2 firmave private.Po pse Kina zoti Nazarko investor ne rruge dhe heurudha. Thjeshte per te te shitur. Ajo shet dha pasur te nevojshme te investoi miliarda ne vendet ku shet. Huawei do she’s dhe pa pasur portin e pireut.panelet diellore do shiten celiku kinez do shitet. Anijet kineze do shiten e shume te tjerat gjera. Kur ta kuptosh do thuash… Prape enderova.
Nazarko,ti e bere tenden se je njeri i lire! Ri nuk je shitur, ty nuk te kane blere! Ketu qendron krenaria jote! Ti e ke fituar LIRINE brenda vetes dhe me te tjeret, por e rendesime me shume eshte, se kete LIRI, e ke fituar kunder cdo pramatie te turpeshme. .Nuk mund te them me teper se sa nje “BRAVO !”.I ke zhveshur lakuriq te gjithe politikanet te pa turp, te pa zot, te pa shpirt, dhe te shitur(me ose pa dashje)! Po na ve ne mendime dhe ne bashkeqytetareve te qytetit tend,qe te kemi duartrokitur si shahist ne rinine tende te pare.Faleminderit!
Pergjigje per Lee le
Se pari njeriu rron me endra dhe po nuk pati eshte i vdekur.
Per te mos hyre ne shpjegime te gjata. Korridori 8 kryqezohet me 10 ne Maqedoni ku banojne po shqiptare. Per nje kohe te gjate deri para 90 tes, koridori 10 ishte thuajse me i rendsishmi, sepse lidhte Perendimin me Lindjen. Pas lufterave ne Ish Jugosllavi, rendesia u zbeh disi dhe eshte e kuptueshme…. Ketu nis inisiativa per Koridorin 8. I cili fut ne Maqedoni nese e sheh kete vend si dispeceri e ku vihet kudo ne Lindje, Perendim apo vete Rusi nepermjet Ukrahines. Ne kete koridor 8rolin kryesor e luante Shqiperia si porte hyrese apo si pritese e Gjibraltarit. Perpiqu te enderosh dhe ti se nuk te ben dem, po me pare bej ndonje gje tjeter,,,,
Kostandini i Madh nuk ka ndertuar asnje rruge. Kete amerikanet e dine mire se, ndryshe nga ti, e njohin mire hisrorine dhe nuk i bejne lemsh gjerat.
E dyta: Mehmet Aliu mbase ka qene gjyshi yt. Po i imi jo njehere. E duket qe te ka lene ca gjurme ne Dna ty dhe shqiptareve qe u pelqejne keto mezet e turshitr si per pijanecet ne mejhane.
Po behesh me keq se Dash Shehi me keto ghenie mendsh
Prokonsull Egnatia
Po e pate mik Dashin shko beji shoqeri. Meso se Konstandini i Madh eshte ilir dmth nga rrjedhin edhe gjysherit e tu e te mite…. dhe ate Stambollin e quajne edhe per nder te tij ashtu. E rruga ishte lidhur per te lidhur dy Romat. Mehmet Aliun nuk e kam bere une shqiptar po ishte vete dhe ka iniciuar Suezin. Dhe para se ti vesh vetes emrin Prokonsull te Egnatias ver emrin tend me mire se te nderon dmth sic ta ka dhene yt ate,
Rëndësia e koridoreve është e një rëndësie kapitale dhe z Nazarko ka plotësisht të drejt,por ajo që unë mendoj se është me rëndësi JETESORE për kombin është mbledhja e të gjitha potencialeve të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të ngrejn komitete,këshilla,komisione apo sido që ti quajn dhe këto trupa të përbashkëta të i përfshijn rreth vetes njerëzit më prominent ne fushën e dijes ekonomike dhe të biznesit të cilat do të gjurmonin kudo që është e mundur për të terhequr INVESTIME DIREKTE në PRODHIM.Duhet më në fund kombi shqiptarë të ngrit ekonomi kombëtare e bazuar në prodhim,kjo tashmë nuk pret,nëse vazhdojm me këtë agoni edhe një dekad mendoj që do të rrezikohemi si substancë ngase zhvillimet janë shumë të shpejta.Nëse vazhdon kjo letargji do të largohet pjesa më potente e kombit dhe sdo na bëjë punë asnjë aleancë.Pajtohem që koridoret duhet të funksionalizohen .
Prezanca e porteve Durres dhe Vlore do ishte pika e forte mbeshtetse edhe per shperndarjen e prodhimir Amerikan drejt lindjes.Nuk e di se pse ka rene interesi kaq shume.Besoj se gazetari ka kapur nje problem te rendesishem..Amerikanet duhet ta shohin me proioritet Durresin per tju kundervene synimeve kineze te portit te Pireut..
Nuk fola me ironi per ju se kam respect sado anonim te jem. Me endra je I vdekur sipas mesuesitit te filozofis modernen te madhit Artur Une I lexoj me kenaqsi shkrimet tuaja se njeriu meson dicka. DHE KUR DIKUSH MESON PERDITE DICKA ESHTE POZITIVE SE REFLEKTON SI BASHKESI NE TE BERIN E ESAJJ QE JU ME TE DREJTE I MESHONI FORT.. .. KOMBIT. Po Le ta vazhdojme llogjiken e asaj qe ju pyeta pse investon
Nuk e ke kuptuar (capito) zoti Shpetim se kini 500 vjet qe vrisni veten dhe nuk ju vret as Amerika asnje.
Tja kini per Faleminderit Enver Hoxhes ju turqit myslimane qe nga Qemal,Novruz,Qemal,Hamza etj jini bere si Brazili me emra te bukur qe skane lidhje me Kostandinin e Madh.
Po mos te qe Enveri nuk do quheshit Shpetim,Clirim,Flamur nga fllug,Perparim,Vendim,Bujar nga Bujur turqisht,Pajtim etj.
Cfare lidhje kini ju te ashtuquajture Al-banians zoti Nazarko me Ilyrin Kostandin,kur as qytetin ne Emer te Tij Kostandino-polis e quani Stamboll si baballaret tuaj turq ,apo me keq Kostandinopoje?
Po kaq ignorante kujton ty jane Epirotet qe vazhdoni akoma te na qeverisni si servilat e turkut,fashizmit,amerikaneve?
Gjyshi “juaj” Kostandini apo Pirro qe nuk ka as edhe nje gjurme dhe asnje fjale ne gjuhen tuaj latinogrekoturke ?
Te pakten te kete deklaruar apo shkruar me Alfabet Greke apo Latin qe Ai nuk ishte Greke apo Ilyre por “Shqipetare.
Perandori i fundit,e theksoj I Fundit I Romes ishte Ilyre dhe hoqi gjuhe Latine qe ishte per 750 vjet dhe e zevendesoi me ate Ilyren,Greken.
Ju i mbushet Sheshet,Spitalet,Aerodhromet me Terezen se jini Servila te Papes,per Perandore Ilyre do “kujtoheni dhe respektoni”?
Sot Presidenti amerikan analloj vendimin per mosnjohjen e Gjenocidit te Armenise ne takimin me Erdoganin se bisedon per F-35!
Kur Gjermania,Franca e kane njohur kete Gjenocide pse “demokracia “ e aeroplaneve nuk e njef?
Ju kujtoni se “talleni “ me kete popull qe e perdorni historine Greke te Ilyrise si tuajen?
Jo mor jo.Arvanitasit luftuan per Epir,Greqi,Ilyri kurse Frashellinjte,Ismail Beu etj shkuan ne Stamboll,u betuan si turq ne Parlamentin e tyre dhe luftuan per Osmanet.
Po te kishte “Shqipetare” ne ate kohe pse nuk luftuan ketu ata qe ju i consideroni “Rilindas” ,bile pse nuk u bashkuan me “vellezerit” e tyre Arvanitas qe ishin Ilyre qe nuk u turqizuan?
Sepse termi Shqipetare qe vjen nga flamuri Greke i Bizantit nuk egzistonte,ndryshe nuk do luftonin per Osmanet,shume e thjeshte.
Nuk fola me ironi per ju se kam respect sado anonim te jem. Me endra je I vdekur sipas mesuesitit te filozofis modernen te madhit Artur Une I lexoj me kenaqsi shkrimet tuaja se njeriu meson dicka. DHE KUR DIKUSH MESON PERDITE DICKA ESHTE POZITIVE SE REFLEKTON SI BASHKESI NE TE BERIN E ESAJJ QE JU ME TE DREJTE I MESHONI FORT.. .. KOMBIT. Po Le ta vazhdojme llogjiken e asaj qe ju pyeta pse investon. Une te them te drejten e bera a sapo lexova shkrimin. se para 2 ditesh coku hasa qe klasa e mesme e Kines eshte 400 million. Sa popullsia e amerikane Dhe ka te ardhura goxha per standartet e Kines ne llogjiken tone. Importet e Kines nga Evropa Jane te lebetitese si kosto per 10 vjecarin tjeter qe Mos te te lodh ulja e impoeteve si costo eshte prioritet.. Si behet…. Ortak ne transport. Ku na leverdie. E thjeshte ta dregon Natyra Pireus+Danub
Pellazgos,
Nuk vihet prapashtesa os qe i ben greke Pellazget. Shumica i pranon si stergjyshet tane jo te tute ne je grek.
Is ke futur.kot o Zanarko? Prope.me armikun e jashtem? Nuk e kane fajin as Amerikanet as Europianet! Vete ju qe keni qene dhe jeni akoma ne Shqiperi. Po te kishit bere shtet, vinte vete biznesi. Nese keni bere shtet ku politikanet Jane ca palo burra dhe gra qe u vijne nga pas kriminelave, mos ia vere fajin Amerikes! Amerika nuk do vije vete te arrestoje kriminelet dhe te korruptuarit. Ne se ke femije e kupton se cfare dua te them. Ti ia ke bere detyrat e shkolles femijes tend apo I ka bere vete. Ti ke vajtur ne provim apo I ka marre vete. Keshtu Jane edhe Shqiptaret. Jane is femijet, por nga ata qe duhet ti marresh prej dore dhe te fusesh mike qe te cajne ne jete. je futur mik per ndonje femije te tendin apo te aferm ti Nazarko? Ne kohen e Enverit njihej miku, por tani eshte edhe me keq. Tani te vjen kriminelI dhe bashkepunon me politikane, prokurore, apo gjykates. Ke jetuar ne Shqiperi ti Nazario apo ne Kine? Une kam ikur shpejt por cfare kam lexuar dhe degjuar mendoj se ti do te besh nje shkrim sa per te bere nje shkrim. Po nuk u thane gjerat hapur dhe te veprohet qe te rregullohen, nuk ka zhvillim dhe mos prit te investohet ne Shqiperi se Shqiptaret Jane nje cike “special”
Artikull i shkelqyer me referim te gabuar. Cdo gje qe shkruan eshte e sakte pervec konstatimit se na e ka fajin Amerika.
Fajin e kemi ne vet. Politika jone gjate ketyre 30 vjeteve ka qene nje politike pa tru. Ne kundershtim me bindjen popullore qe eshte 98 perqint pro amerikane, politika shqiptare eshte vertitur si pordha neper breke. Per te shpetuar vehten nga zullumet , Sala, Iliri, Mona dhe Basha kane dale hapur kunder Amerikes. Kulmin e tradhetise e arriten ne bashkepunim me Hajredinaj, qe nen influencen gjermane, hodhen ne ere planin amerikano-rus per njohjen e Kosoves nga Serbia dhe bashkimin e saj me Shqiperine.
Edhe Edi Rama nuk ka qene konsekuent me Ameriken. Megjithe kritikat e tij ndaj Trampit, Trampi asnjehere nuk ka shprehur pakenaqesi duke ditur Rama nuk e kish me te, por bente thjeshte servilin ndaj Evropes.
Kohet kane ndryshuar dhe marredheniet e Amerikes me Evropen nuk jane si me pare. Edi Rama e ka prere bileten per Evrope, megjithese udhetimi eshte anulluar. Ai vazhdon te lajkatohet, ne vend qe ti tregoje Evropes se miku yne me i madh eshte Amerika dhe jo Franca. Per anallogji le te mesoje nga miku i tij Vuciq, qe nuk le rast pa permendur Rusine si qellimin stategjik te Serbise.
Me nje fjale Amerika na do. Ajo na do per interesat e veta. Ajo na do ne menyren e saj dhe jo ne formen e dashurive me kusht te udheheqesve tane.
Para se ti drejtohesh Amerikes, ju i respektuar Nazarko, duhet ti drejtohesh politikaneve tane qe ta kethejne timonin nga Amerika. Kjo eshte e mundur si fillim, pasi te kemi pastruar hahuret nga hajdutet, kriminelet dhe spiunet, qe jane ulur kembekryq ne politiken tone. Kur te behet kjo dhe kur ne te jemi aq patriot sa Serbet, amerikani do mendoje per ne. Kur ne te jemi jo vetem patriot por dhe te mencem si Izraelitet, Amerika do beje ate qe ti kerkon.
Ajo do na beje ne “izraelin” e Evropes. A eshte kjo e mundur!!!!????
Ja dhe nje injorant tjeter qe s kupton. Une s u mora me Kostandinin nga eshte. Thashe qe Kistandini nuk ka ndertuar asnje rruge. Gjate periudhes se tij apo bijve e niperve te tij nuk u ndertua asnje meter a kut rruge ne Ballkan apo Azi a Afrike. Mik i dashit do jesh ti qe flet perçart ne kete ore te dites. Via Egnatia ishte ndertuar 4 shekuj para se te qiste kryet Kostandini. Se prandaj quhet Egnatia dhe jo Kostantia.
E dyta, kostandini nuk ka si te jete gjyshi im pasi ai vete i pari vrau gruan e vet, nje nga bijte dhe nje vella. Te tjeret nen shembullin e tij u vrane mes nheri tjetrit duke shpetuar vetem Juliani i cili mohoi fene e krishtere dhe u rikthye ne pagan. Me te nerr fund edhe dinastia e Kostanc
Sa per Suezin. I ndertuar nga ne arkitekt francez mbi projektin e italianit Negreli, mehmet Pasha kishte vdekur me kohe kur filluan nderimet e kanalit qe u finamcua nga nje grup vendesh evropiane. Pra as me fonde egjiptiane apo otimane.
Mendo sikur nje gazetar tjeter ne bote te shkruante te tilla gafa, do e kishte mbyllur karrieren. Po gazetaret shqiptare jane me fat se kane ende lexues naive si puna jote qe i hane te gjitha kokrrat e ullinjve qe u servire. Se, helbete, duhet içike meze me kthy rakine.
Completato nel 1869 e aperto il 17 novembre 1869, il canale venne realizzato dal francese Ferdinando de Lesseps su progetto dell’ingegnere trentino Luigi Negrelli e consiste di due tratte, a nord e a sud del Grande Lago Amaro: la costruzione durò 15 anni, lavoro svolto grazie ad una cooperazione tra molte nazioni europee tra cui la Francia che diede il contributo maggiore, mentre nel 2015 è stato completato il raddoppio di alcuni tratti del canale.
Prokonsull
Konstandini ngriti qytetin qe sot e quajne Stamboll dhe eshte nje nga arteriet me te rendesishme te botes . Eshte gati ne qender po vure gjilperen ne harte. Rruga eshte tjeter gje. Mos e meso histroine me etiketa. Eshte koncept, Nuk eshte pune e te mesuarit permendsh.
Edhe njehere per ty Konsull proegnatia a ce quan veten. Mos e meso historine me wikipedia. Suezin e kane ndertuar inxhinieret dhe Mehmet Aliu kishte vdekur. Po dhe po te ishte gjalle sbesoj te punonte si arkitekt, Meso se ai dhe te bijte e tij e sunduan Egjiptin deri nga mesi i shekullit te kaluar. Dhe vepren pa lejen a idene e tyre se benin dot as italianet e as gjermanet. Edhe njehere . Historia eshte koncept dhe eshte mire ta mesosh kur ke mesuar se pari gjeopolitiken..
Ca faji te ka Amerika o Shpetim kur vendi qeveriset qe 30 vjet nga dobicet e Janulles dhe kelyshet e Serbise,pa e shuar kete fare nuk kemi per ti pare hajrin,njerezit e thjeshte mbajne shprese te reforma ne drejtesi qe te shpetojne nje here e mire nga kjo fare e keqe, keta qe na drejtojne sot nuk jane te zot per grate qe kane ne shpi e jo te merren me punet e shtetit,te gjithe jane me dashnore dhe grate i shetisin europes me dashnore, keta fshatare te ardhur viteve te fundit ne Tirane jane akoma me mendje te sexi jan te pa pare,a nuk ta tha Sokol Balla se me ca kemi te bejme,shekulli 21 dhe keta mendojne si te jete i 19.
Jo mentor nazarko virtual. Se ai reali do e kishte mbajt gohen myll pasi t i kishte verifiku ca gjera. Je aq injorant sa nuk e merr vesh as çfare lexon. Nuk ka ekzistuar ndonjehere Egnatia si territor o efendi. E s ka pas ndojiher konsull a prokonsull te Egnatias.
Po ka ekzistuar nje guvernator romak me emrin Egnat dhe me ofiqin e prokonsullit te Maqedonise. Dhe ky programoi ndertimin e vepress qe prej tij dhe te bitit quhet Udha Egnatia. Babe e bir quheshin Gajo dhe Njeo Injaci siç ua thone emrin sot. Kurse 150 vjet para krishtit e 470 vjet para Kostandinit enrat latinisht ishin Caius che Cneus Egnatius.
Jo mentor nazarko virtual. Se ai reali do e kishte mbajt gohen myll pasi t i kishte verifiku ca gjera. Je aq injorant sa nuk e merr vesh as çfare lexon. Nuk ka ekzistuar ndonjehere Egnatia si territor o efendi. E s ka pas ndojiher konsull a prokonsull te Egnatias.
Po ka ekzistuar nje guvernator romak me emrin Egnat dhe me ofiqin e prokonsullit te Maqedonise. Dhe ky programoi ndertimin e vepres qe prej tij dhe te bitit quhet Udha Egnatia. Babe e bir quheshin Gajo dhe Njeo Injaci siç ua thone emrin sot. Kurse 150 vjet para krishtit e 470 vjet para Kostandinit enrat latinisht ishin Caius che Cneus Egnatius.
Ptemisa e keqe e ketij shjrimi eshte se pretendiher nje zhvillim ekonomik, nderkohe qe po tkurret qarkullimi i mallrave dhe konsumi. Nazarko nuk mendon se bota mund te njohe shume sjpejt nje krize me te madhe se ajo e vitit 2008 e se Kina, pavaresisht miliobave qe permend, nuk do sjelle perparim per Greqine por per Kinezet.
Nazarko do bente mire re imagjinonte nje port te ngelur djerr sic ja ndodhur me plot 8nvestime te kryera pa parashikuar leverdine reale.ku do shkojne nallrat nga shqipetia? N Kosove? Ne Bullgari, Rumani? Tranziti i tille eshte pa leverdi pasi mallrat nga perendimi ata i kane.me lire t i marrin nga porti i Napolit Gjenoves apo Pireu.kosova ka shume pak konaum e shkembime tregtare. Ato investimet jane koncensione qe prape ne kurriz te shqiptareve do birn.
Sa keq qe nje analize te tille krijon iluzionin sikur te tilla investime do behen badihava e jo ne kurriz te borxhit publik.
Nazarko dhe lexuesit e pervuajtur shqiptare as e kalojne ne mend fare borxhin publik. E shembulli i greqise fqinje nuk i ka prekur aspak e s u ka lene asnje mesim.
Strateget amerikane nuk.merren me 4 kalatat e Durresit duke pasur plot baza ne Itali e Greqi. Ata qe jane largpames paradhikojne trazira politike ne Kine brenda 10 vjetesh.
Mendonji nje tronditje e pushtetit kinez çfare demi ekonomik do shkaktonte
Do kete dhe avantazhe pa dyshim po do t i shfrytezojne ata qe kane vite qe pergatiten.
Nazarko te keshillohet me Moisiun pasi ai çoç ka qene drejtor i studimeve atlantike. Po mesaduket ne Shqiperi jehona e Hong Kongut ende s ka mberritur.
Limes- it
Nuk ta di moshen. Meso se te ato kater kalatat e Durresit, qe ne fakt nuk eshte port i madh potencialisht, erdhi dikur nje amerikan qe nuk ishte i vogel, por sekretar shteti. Dhe tha shporrini qe ketu keto depozita greke…Se kishin zene vendin e gabuar, Po ndoshta ti e ke filluar leximin vone e nuk e di cu be pas 1998. Ndoshat nuk di asgje per inisiativen e Klintonit ato kohe…
. Se pari mallrat qe vijne te ne, shkojne ne Maqedoni thashe ku vjen Koridori tjeter 10, Dhe vijne kryesisht nga Gjibraltari gjithnje nese vijne apo nese ne bejme porte reale. Pra ne jemi vend tranzit. Dhe prej Maqedonise nga te duash Lindje- Perendim apo ne dac ne Rusi.
Dhe meqe do politike reale . Dhe sikur te mos kishte fare Amerike e Kine, e pra une te mos di gje fare me se meren ato e i di ti, duhet te mesosh se portet per ne jane te nje rendesie kolosale. Sepse te gjitha mallrat e tua te eksporteve jane te natyres se rende …minerale etj . Dhe po nuk i patem jemi ne nje grope qorre. Duhet te mesosh se kur vjen nje anije me mbi 20000 ton ne Durres, shkarkohet pjese pjese ne mes te detit si ne mesjete se nuk i mban dot porti. Para se te mesosh Kinen e Ameriken meso ndonje gje nga Shqiperia dhe pastaj te kuptosh te tjeret.
Nuk ka aekretar shteti amerikan qe te shprehet kaq harbuterisht sac e ke shkruar ti. Pasi vete amerikanet do ia k8shin bere mullaqet rripa rripa si flamurin e vet.
Sekretarerve shtetit amerikane kane folur gjithmone me diplimaci e jo si Gramoz pashko me çekun e bardhe – merrni e prishini keto. Nuk merren sejretaret e shtetit amerikan me nje port, qofte ky eshe ai i londres a liverpulit. Merren me ceshtje madhore. Dhe fladin gjithmone me maturi. Jane gjithmone te kujdesshem e vetem ketu ne Shqiperi na i jepkan gojes kor si kumbaricat.E kjo e ven te pabesueshme kete deshmi tenden. Mua me ngjan si sajese.
E dyta nese do kishte leverdi per Maqedonine duhet te investojne maqedonasit e jo kinezet. Investimet kineze u japin leverdi vetem kinezeve.
E treta. Une i perkas brezit 40-50 vjeç dhe e lam zakon t i verifikoj gjerat. Ti ke zakon vetem te nenvleresosh te tjeret e te gabosh.
Investimi kinez behet per interesat kineze. Malleat do levizin mbi mjete kineze me anije apo kontainer apo kamiona e shofere kineze. Ata vetem ndotje do krijonin.
Zggjidhja e pireut behet se keshtu vendosin te presin permes Istmit te Korintit. Kursehet shume kohe 0a qene nevoja te vazhdojne drejt Durresit per te shkuar ne Maqedoni.
Te kishe bere nje kerkim te vogel do kishe.meduar shume gjera. Si keto qe sqaron e ilustron gazeta ekonomike italiane. Meqe ti vdes te shkruash per Andreotin. Si dhe ne anglisht nga Rojteri
https://www.ilsole24ore.com/art/la-lunga-marcia-cina-porti-europei-AESmgaNF
https://www.reuters.com/article/us-greece-china-idUSKBN1XL1KC
Po more Nazarko, por USA dhe EU nuk ka gje per te shitur keteja. Ndersa Kina “po”.
Zotèria Nazarko mbase ju jeni largèpamès ndaj politikès ekonomike pèr lèvizjen e mallrave nèpèrmjet detit dhe keni plotèsisht tè drejt sepse e ardhmja janè mobilizimi nè porte investimet afagjata dhe simbas revistès gjeopolitike italiane Limes,kina do tè dominoj dete dhe oqeane .Pèrpara disa kohèsh mendohej nga kinezèt pèr disa porte por mè nè fund parashikohet porti i Gjenovès pèr investime tè mèdha ,ju parashtroni me tè drejtè shqetèsimin se pèr rrugèt ujore dmth detin portet nè shqipèri jemi mjaft larg nè krahasim me fqinjt tanè por ndoshta njè grup ekspertèsh mund tè pèrgatisin njè plan pèr tè ardhmen e porteve durrès ose vlorè pèr tè thithur investimente nga jashtè .Njè shkrim interesant qè duhet marr seriozisht gjithashtu investimet nè hekurudhè.
Verifikues
Ate sekretarin e shtetit e kam shoqeruar vete ne Durres dhe shkrimin e gjen ne cdo gazete te atyre diteve ne Shqiperi . Po megjithse je 40 a 50 kjo nuk do te thote qe di ate qe ca te tjere e dine ndoshta me mire. Dhe per mallrat kineze nga Suezi eshte tjeter gje. Po thosha ne shkrim Gjibraltari dhe Vlore. Kinezet jane sebep ne shkrim. Jane ne te drjejte te tyre dhe i bejne hesapet me mire nga une e ti. Une ekam mesuar nga ai Andreotti apo Gorbacovi apo ca te tjere qe mi permend ti e qe i kam takuar e ndenjur me dite me ta e nuk jane 24 oresh…
Hera e pare qe ke bere nje analize brilante
Te them te drejte SME ke pelqy ndonjehere
Se te rendonte ana majtas.
Komentuesit qe i Kane dashte amerikanet fort nuk e kuptojne cfare ke dasht te thuash me kete titull.
O Pellazg ,ne je pellazg dhe ilyr si thua zotrote dhe qe i themi ilir duhet te pranosh qe je shqiptar dhe qe
Pellazgjia apo Iliria apo Shqiperia deri ne 1821, kur Ali Pash dhe heronjte shqiptare arvanitas i dhane pavarsine Greqise se pa egzistuar ne harte deri athere,pra Iliria apo Shqiperia shtrihej ne gjithe gadishullin Ballkanik qe ne ate kohe thirej Gadishulli ILIRIK. Po keshtu duhet te pranosh qe kufiri ishte Kostandinopoja per kete popull ne lindje dhe Istria ne perendim dhe Peleponezi me ishujt ne juge dhe Danubi ne veri.po nese je jo nga fara jone athere je bastard fareprishur I ndonje arapi qe gjeti strehe ne keto troje.SHpetimit jepi hakun se eshte Stateg apo Strategos sic kerkon ti flasesh fjalet e bukura shqipe dhe ti quah te huaja zotrote,.
S ka gjo
Ne knojm kongen'” bubullim ke shkomi kavajes”
Kur përmend bythqim Klinton me vjen per te vjelle!
Amerikanet tallin karret me fal pdf shprehjen edhe me Kosovën,koren e rembyen asetet shtetërore e si japin me duva trungjeve e kungujve te Kosovës!
Nuk ka Stamboll para Osmaneve o ignorant me comentin Skenderbeu,por Polis tou Kostandino dhe quhel Kostandinopolis.
Tani pse ju nuk kini gjetur ca “allci,apo metal” ti beni nje bust,Megas Kostandinos dhe Pirros se Epirit,por Terezes ne spiune e armiqve te Pirros se Epirit,kjo eshte per tu marre shkenca (science).
Mos harro qe Ai ndertoi Agia Sofian qe ju e quani Shen Sofia,nga Saint latinisht.
Ashtu sic beret me Agi Saranden qe e quani thjesht Sarande,prape mire.
Kurse Shen-Gjinin e shkruani latinisht se sjua mba by…….ha nga breshkaxhinjte.Gjuha e Ilyreve ishte Greke.
Fjalet si Polis,Kratos,Agios etj ju i bete Qitet nga Cita apo City,Kratos ne Shtet nga State,Agios ne Shen nga Saint.
Do tru te kuptosh (kapito) se cfare eshte propagande dhe cfare eshte (este) e vertete zoti me comentin Skender-beu.
O Skender-beu,nuk eshte turp te jesh ignorant,por te vdesesh I tille eshte faji tend.
Shkruajta me larte dicka qe eshte e vertetuar historikisht dhe nuk ka vend per diskutim.
Ilyri d.m.th Greku Kostandin I Epirit (Keshtu njifet zona me historike dhe me e famshmja e botes se civilizuar) ndertoi Agia Sofia ne Kostandino-poli,qytet ne Nder te Emrit te Tij qe ju turqit myslimane dhe katolike italiane e quani Stamboll!
Se ku eshte “lidhja juaj me Kostandinin,nje “Zot” e mer vesh.
Ilyri Kostandin ne Albanistane eshte i huaj,pse?
Sepse edhe guret e dine qe ishte Greke nga Ilyria.
Nuk e thote gjekundi ne historine e botes Shen Sofia.
Agia Greqisht,eshte Shenjte shqip,vjen nga latinisht Saint.
Sofia eshte Greqisht kurse shqip Dituri,i ditur.
Nga vjen edhe fjala Filo-Sofia,mik (amico) i Diturise shqip.
Tani,se cfare lidhje kini ju “Shqipetaret “ me Kostandinin Ilyre apo Jeorgios Kastriotis,eshte ceshtje “shkencore per tu analizuar “.
Populli (popola) thote,nje fshat qe duket,nuk do kollauzo.
Kjo eshte aresyeja qe Al-bania eshte thjesht nje Shprehje Gjeografike,eshte si te thuash nje Zone me male,fusha,peme,lumenj por me Polis Greke,Arkeollogji Greko Romake.