Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta sot mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit.
“Presidenti Meta mund të dekretonte edhe Enkelejd Alibeajn sot, sepse është po aq e pavlefshme sa edhe dekretimi i bashkëjetueses së Alibeajt.
Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit që Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë Kushtetuese në vendimarrjen e sotme. Meta ka pasur mundësinë të zgjedhi një prej tre kandidatëve të renditur të parët.
Nuk e ushtroi këtë të drejtë brenda 30 ditëve. Afati kushtetues i Metës për ta dekretuar ka qenë 7 nëntori. Presidenti Ilir Meta e ka ezauruar të drejtën për të zgjedhur në këtë rast, sepse KED pas përfundimit të afatit 30 ditë ka emëruar atë që është renditur e para në listë.
Nuk ka asnjë dallim nga qasja e Ilir Metës edhe ëpr ç’dekretimin e 30 qershorit. Ilir Meta mund të dekretoj anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Sali Berishën, por ai është ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën, por nuk mund të jetë për Kushtetutën e vendit dhe për institucionin e Gjykatës Kushtetuese në këtë vend”, tha Balla.
Duke e cilësuar si jolegjitime zgjedhjen e Xhafellarit, Balla e akuzoi Presidentin Meta si një nga kundështarët e paepur të reformës në drejtësi.
“Gjykata Kushtetuese do të ndërtohet. Ju thatë këtu para pak minutash që reforma në drejtësi po kalon në shtigje të vështira. Është e vërtetë.
Reforma në Drejtësi në Shqipëri prej vitesh ka pasur disa kundështarë ndër të cilët një ndër më të spikaturit mbetet z. Ilir Meta.
Si kundështar i paepur i implementimit të plotë të Reformës në Drejtësi. Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje.
Ajo që dua të them është se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë modeli edhe në seancën e ditës së hënë i një procesi tejet të rregullt brenda 30 diteve”, deklaroi Balla.