Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje presidentit Erdogan të cilësuar prej tij si “mik”, lidhur me paralajmërimin kërcënues të këtij të fundit ndaj BE-së se do hapte kufijtë për milionat e refugjatëve drejt saj.
Në një intervistë për median italiane, shefi i qeverisë shqiptare, tha se Ankaraja ka të drejtë në disa qëndrime të saj.
Rama potencoi faktin e raporteve gjithnjë pozitive me Turqinë, duke u shprehur se “ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mira me këtë vend”, e më pas bëri një distancim të vetes nga narrativa europiane në raport me Ankaranë.
“Në përgjithësi, unë do të tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankarasë. Ata ndihmuan Bashkimin Europian në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve dhe kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen për këtë.
Roli i Turqisë mbetet shumë i rëndësishëm nga këndvështrime të ndryshme për tërë Europën, do të thosha themelor”, tha Rama.
Ndërsa i pyetur për aspektin delikat të të ashtuquajturit “Islam politik” apo të qënit anëtar i Konferencës Islamike, Rama zgjodhi të përgjigjej me kontekstin shqiptar e atë familjar të tij.
“Në Shqipëri jetojmë në paqe midis bashkësive të ndryshme fetare. Mjafton të them që unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe paraardhësit e mi janë ortodoksë.
Ndërsa, për të lindurin e fundit (Zahon), unë do të ndjek këshillën e Papa Françeskut, i cili gjatë një interviste private më sugjeroi që t’ia linte zgjedhjen atij se cilën fe do të përqafonte.”
Cfare te ka bere mor djale, qe te ka hedhur trute e…?
Po ku ke aq tru o Sqepar qe te kuptosh ti trute e Rames Po thuaje edhe ti nje fjale se mos te mbetet peng…
O Edo, qe je i shitur tek Erdogani nuk ka as nje dyshim, dukej qe ne fillim te karieres tende si kryeminister.
###
Por dua te te kujtoj.
1- A nuk ishte Turqia pjese e trazirave ne Siri duke mbeshtetur dhe armatosur Xhihadistat ?
2- Perse falenderon Turqin ?
A nuk eshte Turqia qe trafikon qindra mijera emigrant drejt drejt Greqis dhe Europes (2 mije €uro per person) duke pasuruar Turqit ne “kuriz” te emigranteve dhe te Europes qe paguan 300€ ne muaj asistenc per c’do emigrant.
3- perse falenderon Turqin kur 2 fregata Shqiptare ne kuader te NATO-s patrullojn ne detin Egje per te penguar dyndjet e trafikant Turq, me shpenzimet e buxhetit Shqiptar.
4- perse te respektojm Turqin per presionin qe na bene te dorzojm Gjulenistet, sic benin Nazistet me Hebrenjt, per presionin qe na bene te ndrojme historin ne librat shkollor.
5- perse te respektojme Turqin, … qe nepermjet xhamive qe kontrollon dhe financon rekrutoj mijera Shqiptar ne lufte xhihadiste ne Siri, duke krijuar tragjedi ne femij jetim dhe gra Shqiptare te braktisura neper kampet e Siris.
###
Presioni i Erdoganit eshte nje pabesi e madhe, sepse nga Europa mori 3 miljard €uro ndihme per te mbajtur emigrantet ne kampe brenda Turqis.
Kurse sote per Veton e BE-se per cpimet e pa ligjshme ne territorin detar Qipriot fillon te kercenoj dhe te shantazoj Europen.
###
A je ne vete o njeri ??
Mire Shqipot i kalon per budallenj, por i mendon per leshko gazetaret Italian ?
Po pra … ben mire qe flet sepse Europa nuk i di ca gjera… sic i di lideri.
Duhet te nxjerresh Shqiperine nga Organizata Islamike sepse nuk jemi komb musliman dhe as besimtare si popujt e tjere. Vete e thua se jemi te perzjere dhe ne mbi nentedhjete perqind pa komplekse fetare. Ajo qe beri Saliu, si armik I betuar I shqiptareve, duhet c’bete, sepse vetem dem na sjell. A e ben dot kete? S’ke bole !!! Miqesia eshte miqesi dhe zinxhiret Islamike jane armiqesi.
Din dikush ne Shqiperi se cfar bebe ky njeri ?