“Meta e pa ligjin si lojë shahu”, PS komenton dekretimin e "nuses" së Alibeajt për “Kushtetuesen”

13 Nëntor 2019, 16:55Politika TEMA
“Meta e pa ligjin si lojë shahu”, PS komenton dekretimin e

Marsida Xhaferllari

Pas dekretimit të Marsida Xhaferllari për Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj, shprehet se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se se priste emërimin e një kandidature të tillë.

“Duke i dhënë mundësinë që gjykata që zgjedhje kryetarin e saj. Pritej , madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje.

Një zgjedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë, përbëhej nga 3, ai duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Lista ka qenë e njëjtë edhe me kuvendit, që kjo mbetej kandidatja e vetme. E pa ligjin si lojë shahu.

Do ishte më e moralshme që të kishte ndjekur kriterin e ligjit. E kaloi në heshtje kandidaturën e Vorpsit, të përçonte një konflikt në Kuvendin që nuk ishte. Tejkaloi afatin 30 ditor, normalisht kandidatja Vorpi do të kalonte automatikisht.

Ligji në vetvete ta imponon që ta respektosh, një sjellje e presidentit që morali nuk ka luajtur asnjë lloj roli. Unë e kam pasur një qëndrin edhe më herët, që Meta nuk do e bllokonte procesin e situatës Kushtetuese”, tha Felaj në studion e “Report TV”.

1 komente në ““Meta e pa ligjin si lojë shahu”, PS komenton dekretimin e “nuses” së Alibeajt për “Kushtetuesen””

  1. Olimpia says:

    Kjo flet shqip apo me vehten….Ne se ndonje lexues kupton gje ,lutem te beje nje shenim.Sa per vendimet e Metes,cdo gje eshte e qarte.Ne pamundesi te ndaloje krijimin e Gjykates Kushtetuese,po ben perpjekje te fute ushtaret e tij.Dhe ketu po ndihmohet edhe nga disa pjesetare te KED…it,edhe nga pa aftesia e PS e cila nuk la persona kopetente per te ndertuar ligje te sakta,ku te parashikohen te gjitha variantet. Mjafton nje jurist i afte dhe nje matematikan per te ndertuar nje ligj te sakte che te padiskutueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje