Provokimi: Meta dekreton emërimin e partneres së Enkelejd Alibeajt anëtare të Gjykatës Kushtetuese

13 Nëntor 2019, 15:55Politika TEMA

Ilir Meta pasi u kthye nga Franca, ka dekretuar emërimin e Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Dekreti i Metës është i paligjshëm, pasi ai kishte të drejtë të zgjidhte dy anëtarë brenda 30 ditësh, dhe e dogji këtë afat, duke dekretuar vetëm një, Besnik Muçin.

Për pasojë, anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti është Arta Vorpsi, e cila zgjidhet automatikisht, pasi ka dalë e para me pikë në listën e renditur nga KED.

“Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019;

pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; 

si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1

Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019″- thuhet në njoftimin e presidencës.

Raporti i DSIK: Partnerja e Alibeajt është përfshirë në veprimtari korruptive

Marsida Xhaferllari rezulton se mund të jetë e përfshirë në veprimtari korruptive.

Informacioni i detajuar nga SHQIP i jep përgjigje edhe aludimeve në media, se pse Xhaferllari u vlerësua më pak nga të gjithë kandidatët për në Kushtetuese, duke marrë vetëm 82 pikë dhe duke u renditur e fundit në klasifikim.

Në një raport ‘sekret’ të DSIK, të deklasifikuar pjesërisht pas kërkesës së bërë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thuhet se Xhaferllari dyshohet se ka marrë ryshfet gjatë viteve 2001-2002, për të favorizuar një palë nën hetim.

“Në përfundim të procedurave të verifikimit të Znj. Marsida Xhaferllari, kandidate për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, nga organet kompetente disponohen të dhëna të viteve 2001-2002 ku ngrihen dyshime për përfshirje në veprime korruptive duke favorizuar palën nën hetim kundrejt përfitimit financiar”, thuhet në shkresën e DSIK për KED.

Raporti i DSIK ka qenë i pjesshëm dhe për këtë arsye KED nuk e ka përjashtuar nga gara Xhaferllarin, por është mjaftuar me uljen e pikëve, duke nënvizuar se:

Për sa i përket kriterit vlerësues të integritetit etik dhe moral, sjelljet dhe veprimet e sipërcituara të atribuuara kandidates Marsida Xhaferllari,  në informacionet e dërguara nga organet kompetente ligjzbatuese, janë të tilla që nuk përputhen me respektimin e:

 a)      Detyrimit të ndershmërisë, korrektesës dhe respektit të gjyqtarit, aq më tepër të atij/asaj që kandidon të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilave kandidati duhet të ushtrojë dhe të ketë ushtruar (në të kaluarën) funksionet profesionale pa favorizim, të refuzojë të pranojë çfarëdo dhurate ose avantazhi për veten ose për ata që janë pranë tij/saj, kur ushtron funksionin e gjyqtarit ose profesion tjetër etj.,

b)      Detyrimit për respektimin e nderit dhe të dinjitetit të gjyqtarit, pra që në sjelljen dhe veprimtarinë e tij/saj të sigurojë që, nëpërmjet praktikës së tij/të saj profesionale dhe të jetës e të personit të tij/të saj, ai/ajo nuk ka cenuar dhe nuk rrezikon të cenojë imazhin dhe figurën publike të gjyqtarit, gjykatës dhe të sistemit të drejtësisë,

Rasti i paprecedentë në KPK!

Është një proces krejt i pazakontë i rrugëtimit të ish-kryeinspektorës së KLD-së në kohën e Ilir Metës dhe Bujar Nishanit. Në një situatë normale, rruga e Xhaferllarit me drejtësinë duhej të ishte mbyllur që në fillim të vitit.

Në mënyrë të paprecedentë, edhe pse u konstatuan probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, organet e vettingut moren vendim që të mos ketë vendim për ish-kryeinspektoren e KLD. Me arsyetimin se Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistratit, u vendos që hetimi të mbyllej pa vendim.

Megjithatë, relatori i çështjes vuri në dukje se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit, përfshi edhe dyshimet nëse Xhaferllari kishte apo jo statusin e magjistratit.

Me të drejtë shtrohet pyetja; Cili është interesi i presidentit Meta në këtë rast, i cili flet vazhdimisht për zbatim të Kushtetutës…por që projekton për në Gjykatën Kushtetuese një kandidate që duhet të ishte jashtë sistemit të drejtësisë?

(TemA)

18 komente në “Provokimi: Meta dekreton emërimin e partneres së Enkelejd Alibeajt anëtare të Gjykatës Kushtetuese”

  1. Lani says:

    kujto se do te shpetoje kjo qirsja. ik o president hale rrugesh

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Merre dhe ta gezosh ne vendimet e Gjirit te Lalezit..

  3. Albann says:

    Keshtu eshte kur ve president nje hajdut te deklaruar…Do emeroje gjykates hajduter(bashkepunetoret ne vjedhje)

  4. ser says:

    nuk e ka shumicen kshuqe ne Rec te shkodres do shkoje ky mbeturine.

  5. Ujku Plak says:

    Ja ka marre doren Like floriri, edhe 13 tetorin e dekretoi por ce do se nuk ja vari kushe, thjeshte po provon me te gjitha menyrat qe te sjelle destabilizim ne Shqiperi se eshte e vetmja menyre te shpetoj cfar ka vjedhur

  6. Gani says:

    Cdo dite qe kalon , KY njeri peshtiroset dhe degradon ne ekstrem….!

  7. Lulzim says:

    …qe do te vrase vehten Allendeja albanese , kjo harroje , se qelbesira e Force e Pare , Force e Papare ,jo vetem qe do te shkarkohet nga Parlamenti , por edhe ne BURG duhe te perfundoje nga SPAK e BKH

  8. Johani says:

    Nese dikush ka pritur te kunderten ka gabuar pasi meta nuk eshte i pari qe shpurdhe qe rreth veti vetem kriminel,prandaj duke e njohur alibeajn ska asnje dyshim meta se kjo dashnorja e tij sdo tja bej qefin edhe metes sa her qe i qohet, e shkeli e se shkeli kushtetuten pak rendesi ka per meten ky eshte i detyruar nga basha e berisha qe te kapi qka kapi-kqk.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Nje pyetje kam une. Per thoni per kete zonjen ku we duhet te ishte jashte sistemit? Pse nuk eshte jashte sistemit mund te pergjigjet ndonje?

  9. ka rrjedhur says:

    Date 6 .11. ka perfunduar afati per dekretim. Ku e gjeti nje jave mbrapa Iliri apo ja dha Monika?

  10. S’rri dot i vetem ne Presidence Ali baba ,
    po i han duart hejj ,
    kerkon te rekuperoje sa me shpejt banden
    nr 40 – qe
    ja shperndau Vettingu

    yyyyyyyyxhyyyyyyyyyym kandar

  11. Xha Temja says:

    Po nuk e di ky i uruar Meta, se kundërshtarët e komunizmit na duheshin vetëm ato dy tre vitet e para pas 90-tës, sa për sy e faqe dhe t’ja hidhnim perëndimit sikur e lamë pushtetin? Tani kanë kaluar 30 vjet nga ajo kohë, ç’farë ka ky i uruari i perëndisë, domethënë, i shokut Enver, që do të vërë nga këta burgjezët? Po ne dimë se të kemi djalin tonë, dhe të zgjuar, bile, që bëjmë sikur të shajmë sa për sy e faqe, ti shkon dhe na vë bashkëjeťuesen e armikut Alibeaj në gjykatë! Çke që trëmbesh, or evlat, të lë Gramozi ty vetëm, të bëjë gjë shalgjati? Hiqe atë mut burgjeze dhe vendosni bijtë tanë, hë më paç uratën xhaxhait! Që dhe ne të vdesim të qetë që e kemi lënë shqipërinë në duar të sigurta. Të rrojë Partia dhe kujtimi i ndritur i shokut Enver!

  12. BRSS says:

    ATE SHIPAZEN ME EMRIN MARSIDA MERE TE GJIRI I LALEZIT TE BEJ FRESK O PLER SE NE GJUKATEN KUSHTETUSE TE HASH MUTE TI DHE AJO ZARBA

  13. Bureto says:

    Që Ilir Meta është një maskara kjo nuk do shumë mend për ta pranuar. Po pavarësisht kësaj, ky maskarai, plr fat të keq është president dhe për të prishur punë nuk i mungojnë aftësitë, se ndryshe pse do ishte maskara. Tani jemi para një fakti të kryer. Është antikushtetues do thotë ndonjëri. Dakord, por dekretin e presidentit e rrëzon vetëm Gjykata Kushtetuese. Ku është ajo? Ndaj loja e Metës për të bllokuar formimin e saj, falë dhe të çarave dhe gabimeve të KED, funksionoj, të paktën deri më tani. Këndej e tutje shumë ngërçe e paqartësi do ta shoqërojnë procesin. E para është se presidenti me perversitetin e tij politik, mund të mos thërresë për betim dhe tre zonjat e zgjedhura më herët. Duam s’duam jemi para një ngërçi, që kërkon zgjidhje. Dhe kjo me një president në proces shkarkimi dhe me një mal akuzash korruptive zor se do kemi zgjidhje. Kështu e vetmja shpresë mund të jetë një ndërhyrje nga ShBA si shteti që inicioi dhe udhëheq reformën në drejtësi dhe në një mënyrë apo një tjetër, dështimi i reformës është dhe i tyre. Si? Diplomacia amerikane është nr.1 në botë që, i arrin qëllimet e veta me metoda që zor si i merr vesh çdo njeri. Të presim reagimin e tyre.

  14. j says:

    Paska bere perparime te media fshatari.
    Une kisha frike se emeronte gruan gabele.
    Imagjinoni gallaten ballkanike.

  15. Orli says:

    President puro shkerdhate,per hajdut nuk ja kalon njeri!

  16. asd says:

    Me siguri, i mencur sic je (ne vjedhje) do te kesh ndonje plan me te mire se sa plani “Alibeaj” per te shpetuar ? Vetem kaq nuk mjafton ?

  17. joni says:

    Ky eshte monster president. Ky eshte gati ta fuse vendin ne lufte vllavrasese, nuk e dorzon postin ky pusht. Ky suvesticionon ne grupe kriminale, kete e keni me ze e me figure ashtu sikur me te ndjerin Dritan Prifi, kthejuni retrospektives se zgjedhjeve ne lezhe ku deklaroi se do armatoste njerezit e tije. Duhet ndaluar ku marrezia e tije dhe te shoqes, do çoje ne pasoja te renda njerez me galle ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje