Këshilli Europian diskuton për negociatat me Shqipërinë në takimin e dhjetorit

13 Nëntor 2019, 20:34Politika TEMA

Muaji dhjetor i këtij viti pritet të hapë edhe një herë diskutimin e lënë pezull nga BE për zgjerimin.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se çështja e zgjerimit do të diskutohet në takimin e Këshillit Europian që do të mbahet në 12 dhe 13 dhjetor.

Në tetor të këtij viti vendet anëtare të BE-së, nuk arritën të marrin një vendim për hapen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ishte Franca që vuri veton duke kërkuar ndryshimin e metodologjisë për bisedimet për anëtarësim të vendeve kandidate me BE-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje