Gjykata dënon Gazmend Bardhin për protestat, PD: Nuk do t'i paguajë partia

14 Nëntor 2019, 13:25Politika TEMA

Partia Demokratike duket se e ka përjetuar mirë lajmin se gjobat e vendosura nga gjykata nuk do i paguajë ajo, por Sekretari i Përgjithshëm i saj, Gazmend Bardhi.

Sikurse një javë më parë, edhe sot Partia Demokratike shpërndau me shpejtësi lajmin në media se Gjykata Administrative ka shfuqizuar gjobat e Bashkisë së Tiranës në lidhje me protestat e dhunshme të 25 Prillit, 2 Majit, 11 Majit dhe 13 Majit.

Por, në fakt, e vërteta është se Gjykata Administrative ka ligjëruar gjobat e vendosura ndaj PD, por me ndryshimin se ato nuk do i paguajë PD-ja si parti, por organizatorët e protestave, që në këtë rast janë Gazmend Bardhi dhe Sahit Dollapi.

Pra, gjykata ka legjitimuar kërkesën e Bashkisë së Tiranës se për protestat e dhunshme, PD ka shkaktuar dëme ndaj qytetit dhe për këtë përfaqësuesit e saj që janë edhe me detyra drejtuese në këtë parti, janë fajtorë e do të duhet të paguajnë gjobat.

Në zbatim edhe të vendimit të sotëm të gjykatës, Bashkia e Tiranës do te marre edhe dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara ndaj qytetit në protestat e dhunshme të PD më 11 shkurt, 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje