Gara për kryeprokuror: Arta Marku dorëzoi në KLP një sondazh që e nxirrte fituese

14 Nëntor 2019, 13:27Kronika TEMA

Pak ditë para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përpilonte listën përfundimtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku ka dorëzuar një dokument të pazakontë.

Zonja Marku ka realizuar në mënyrë individuale, me anë të telefonatave, një sondazh sipas të cilit mbi 3000 njerëz do të preferonin që ajo të zgjidhej Prokurore e Përgjithshme.

Sondazhi, një kopje të të cilit A2 disponon, është hartuar kur në garë ishte ende avokati Lulzim Alushaj.

Nga 5896 votues, 3157 vetë kanë shprehur preferencën që Marku të jetë Prokuror e Përgjithshme, ndërsa 1258 kanë zgjedhur Lulzim Alushajn.

Zoti Olsian Çelaj, i cili u rendit i pari në listën e KLP, ka marrë vetëm 917 vota, ndërsa Fatjona Memçaj 564.

6 komente në “Gara për kryeprokuror: Arta Marku dorëzoi në KLP një sondazh që e nxirrte fituese”

  1. Tarasi says:

    hahahahahah cfare spo na degjone veshet…beri sonazh ….ncncncncnc

  2. Nick says:

    Epo demokraci e drejtperdrejte hesapi…e ka mesuar ne vit te pare te fakultetit ,po zhvillimi i teknologjise ben te veten, zevendesohen guret me…telefonata?

  3. Flutura says:

    Po c’ia ke futur kot o Arta.
    Vetem nga ky deklarim, nese eshte i vertete dhe e ke bere ti, nuk meriton te jesh kryeprokurore.
    Tregon nivel te ulet intelektual e shume te ulet kulturor. Gjej ndonje vend tjeter pune.

  4. asd says:

    Prandaj nuk arrestoi dot asnje kjo !!? Kjo eshte tamam prokurorja qe duan… kriminelet.

  5. Kryemadhi says:

    Veshtire te behet kryrokurore. Simetrike me Llallen. I mungon qytetaria.

  6. gloria says:

    Kjo ishte kot fare, asnje cironke nuk kape e jo peshk ie madh. Dhe ate vend nuk e meriton se tu dha mundesia dhe nuk e tregove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje