BE-ja, letër kundër Britanisë për shkelje

15 Nëntor 2019, 09:40Bota TEMA

Komisioni i BE-së ka hapur një procedurë për shkelje kundër Mbretërisë së Bashkuar sepse nuk tregoi komisionerin e saj kandidat. Autoritetet britanike kanë afat deri më 22 nëntor të japin arsyet e tyre.

Komisioni sqaron në një deklaratë se i ka dërguar një letër njoftimi zyrtare Mbretërisë së Bashkuar, pasi ajo nuk arriti të përmbushë detyrimet e saj në bazë të Traktatit të BE-së duke mos paraqitur asnjë kandidat për postin e komisionerit të BE-së.

Londra ka kohë deri më 22 nëntor për të dhënë arsyet e saj, dhe “ky afat kohor aq i shkurtër justifikohet me faktin se Komisioni duhet të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Brukseli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje