Një 81-vjeçar, më në fund u “lirua” nga një tumor i madhësisë së topit të futbollit nga qafa e tij.
Milton Wingert nga Journal Square, u diagnostikua me sarkomë pleomorfike, një lloj i kancerit të indeve të buta, gjashtë muaj më parë.
Masa u rrit shpejt nga një gungë e vogël në gjerësi 30 centimetra. Wingert iu afrua dy mjekëve të ndryshëm për të hequr tumorin, por të dy anuluan operacionet para se të kryheshin pasi procedura vlerësohej tepër e rrezikshme.
Më në fund, një mjek në Nju Jork pranoi të kryejë operacionin, nga frika se nëse ai nuk hiqej së shpejti, Wingert mund të vdiste për shkak të mungesës së frymëmarrjes.
Sarkoma pleomorfike është një kancer i indeve të buta që rritet mjaft shpejt, shpesh brenda disa javëve ose muajve. (TemA)
mos deshet te thoni tumorin ne vend te kancerit, pres komentin shpjegues nga “doktori”