Kryemadhit nuk i del e keqja me Dvoranin: Po bllokon Kushtetuesen për t'u bërë në fund anëtar i saj

15 Nëntor 2019, 19:24Politika TEMA

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ngriti dyshime mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kryemadhi ngre pyetjen nëse bllokimi i Gjykatës Kushtetuese për 2 vite është bërë që t’i krijohet mundësia Dvoranit që të bëhet anëtar i saj.

Monika Kryemadhi: Kemi një përballje midis Marsida Xhaferllarit dhe Arta Vorpsit. Me ç’të drejtë zoti Dvorani publikon vendimet e KED në fletoren zyrtare, në çfarë ligjesh është bazuar?

Sepse sipas ligjit të shkruar në Kushtetutë nuk ekziston që Dvorani të botojë vendimet. Kush është personi që ia ka bërë këtë gjë?

Cilat janë lidhjet e zotit Dvorani me drejtoreshën e qendrës së publikimeve. A mos ndoshta bashkëshortja e Maks Haxhisë është drejtoresha e publikimeve dhe nuk ka publikuar dekretet e presidentit dhe publikon vendimet e zotit Dvorani që janë të paligjshme?

A mund të ketë një ligje mes avokatit të Saimir Tahirit dhe Dvoranit, edhe të gjithë kapjes së procesit të Gjykatës Kushtetuese?

A është kjo qëllim i zotit Ëngjell Agaçi, i zotit Maks Haxhia dhe i zotit Dvorani, të cilët kanë përdoruar zotin Rama për të mos lejuar të ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi prej dy vitesh, derisa të vinte Dvorani dhe të bëhej kryetar i KED?

A vjen i gjithë ky proces për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që Dvoranit ti vijë sërish mundësia në KED-në e radhës për të kandiduar dhe për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese?

Kur Palmer ka qenë në zyrën e LSI-së në 9 prill ka thënë që muaji korrik do t’ju gjejë me Gjykatë Kushtetuese. 

Sot pas kaq muajsh, pas një këmbëngulje të fortë, pas një lëvizje të jashtëzakonshme të shumë individëve, që janë pro shqiptarë dhe duan të ngrihen me urgjencë institucionet e drejtësisë, vetëm në këtë mënyrë do ndalojmë largimin e shqiptarëve dhe kapjen e ekonomisë nga krimi i organizuar.

3 komente në “Kryemadhit nuk i del e keqja me Dvoranin: Po bllokon Kushtetuesen për t’u bërë në fund anëtar i saj”

  1. Koba says:

    O Zot po na flet Kjo Baxhella qe ka nje Mal me Dosje Korrupsioni ne Kurriz !!! -Droge ,Rryshfete,Grabitje e te tjera e te tjera.

  2. mooooooooooos

    paska arritur kulmin shkardhata president .
    ka dal hapur e bo si gangsterr rugesh apo si ata mafiozet
    e al kaponet ne fima qe kercenon direkt Drejtesine !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    paska degjenruar gjithcka .
    duket se se shpejti do ler koken dikush ,
    gangsterri presidet po kercenon te gjithe me arm ne dore
    dhe kush kercenon me arme nga arma vdes .
    I duket vetja ganngsterrit i paprekshme hahahahahahahaha shkerdhata e skarparit
    xhuxhi halese politikes bo gangsterrin nga presidenca !!!!!!!!!!!!!!!!

  3. like floriri says:

    Monika qe hedh brekt ne parlame do na bej engjellin duke genjyer shqiptaret kjo lloi baxello e ka vendin ne biruc se ka vjedh dhe po i vjedh shqiptaret bashk me shokun flori dyrdymeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje