Veliaj në Bruksel për të prezantuar Tiranën si një nga 5 finalistet për “Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022”

15 Nëntor 2019, 20:59Sociale TEMA

Tirana ka nisur prezantimin për të qenë Kryeqyteti Evropian për të rinjtë në vitin 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bruksel ku prezantoi kandidaturën e Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në një garë me 5 qytete finaliste.

“Një ditë e shpejtë në Bruksel, ku me Dafina Peçin prezantuam kandidaturën e Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në një garë me 5 qytete finaliste! Nëse fitojmë, do qe afirmimi më i madh Evropian për Tiranën tonë. Gishtat kryq dhe një jave për vendimin”, shkruan Veliaj.

Tirana është përzgjedhur si një nga pesë qytetet kandidate për t’u zgjedhur si Kryeqyteti Evropian për të rinjtë 2022. Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan, mes pesë qyteteve finaliste është renditur edhe Tirana, krahas Kazanit (Rusi), Poznań (Poloni), Varaždin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani).

Qytetet finaliste për EYC 2022 u përzgjodhën nga një panel i pavarur si Parlamenti Evropian, Komiteti i Rajoneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, etj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Evropiane, Ditët e hapura të edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve, Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve, etj.

1 komente në “Veliaj në Bruksel për të prezantuar Tiranën si një nga 5 finalistet për “Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022””

  1. Tironsi nostalgjik says:

    Qe eshte e sigurte per cmimin e pare Tirana, kjo nuk don as mend Sepse jetojme ne europe dhe i kemi pare qytetet me te europianizuara qe nuk krahasohen me qytetin e Tiranes Eshte per tu pergezuar kryetari i bashkise qe me perkushtimin e tij i ka dhene pamje tjeter Tiranes si ne qender por edhe jashte saje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje