Shifrat dramatike: Në Gjirokastër, numri i vdekjeve tejkalon lindjet!

14 Nëntor 2019, 11:35Sociale TEMA

Lindshmëria vazhdon të ulet në Shqipëri. Treguesit demografikë të Institutit të Statistikave për 3 mujorin e 3 të këtij vitit, tregojnë se numri i lindjeve ka rënë me afro 10%, krahasuar me korrik- shtator 2018.

E përkthyer në shifra, T3 2019 ka pasur 1 mijë e 41 jetë të reja më pak. Numri i lindjeve në korrik- shtator 2018 ishte 7 mijë e 403, ndërsa për po të njëjtën periudhë të këtij viti, ky numër zbriti në 6 mijë e 362.

Nga ana tjetër, referuar Instat, shtesa natyrore e popullsisë e tejkalon numrin e vdekjeve në të gjitha qarqet, përjashtuar atij të Gjirokastrës, në të cilin numri i vdekjeve e kalon me 53 numrin e lindjeve, në këtë 3 mujor të 3 të 2019.

Megjithatë, shtesa popullore për korrik- shtator 2019, edhe pse tejkalon numrin e vdekjeve, në vetvete ka pësuar një rënie me afro 17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Sipas Instat, qarku i Elbasanit dhe qarku i Gjirokastrës shënojnë rëniet më të mëdha të lindjeve, përkatësisht me 14.9% dhe 18.4%. Ndërsa, qarqet, të cilat kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 1.1% dhe Vlora me 0.5%.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje