I merr koleges para për dasmën, por në vend të borxhit i jep dru: S'na do b*tha t'ia kthejmë

13 Nëntor 2019, 22:05Sociale TEMA

Qibrije Rustemi tregoi për emisionin “Stop” se ka një problem me qytetaren Brisilda Kurti, të cilën e ka njohur në marrëdhënie pune. Brisilda i kërkoi 6 milionë lekë të vjetra për të bërë dasmën dhe kjo marrëdhënie u legalizua me deklaratë noteriale. Paratë duhet të ktheheshin brenda vitit, por kjo nuk ndodhi, ndaj Rustemi bëri padi në gjykatë.

“Brisildën e njoh në marrëdhënie pune. Më ka kërkuar 6 milionë lekë hua, sepse i duheshin për t’u martuar. Ia kam dhënë me 2 deklarata noteriale. Herën e parë i kam dhënë 3 milionë e gjysmë, më 23/09/2017, pranë noteres Marsela Binjaku. E dyta ka qenë më datë 30/04/2018, shumën 2 milionë e gjysmë, tek noterja Drita Pepi”.

Pasi fitoi të drejtën e kthimit të parave, zonja Rustemi iu drejtua përmbaruesit Lefter Canaj. Ky i fundit tha se në llogarinë e Brisildës nuk kishte para e në emër të saj nuk kishte prona. Madje ajo nuk kishte bërë celebrim as me të shoqin Arjan Doci.

“Nuk mi ka kthyer prandaj unë e kam paditur në gjykatë. Gjykata më dha të drejtë, që Brisilda të më kthente lekët. Brisilda nuk mi ka kthyer lekët. Iu drejtova një përmbaruesi, Lefter Canaj që të ekzekutonte vendimin e gjykatës. Ai më tha që nuk ka asgjë, as shtëpi, as pronë, asgjë nuk ka. Ajo më ka mashtruar”.

Veç moskthimit të borxhit, Qibrije Rustemi tregon edhe se është dhunuar fizikisht nga Brisilda Kurti.

“Një ditë po kaloja nga Liqeni kur rastësisht kjo kalon para këmbëve të mia. Thërras Brisilda, Brisilda, kjo kthen kokën. Ku je? Përse s’je bërë e gjallë? Kur do m’i japësh lekët? Kush je ti më tha mua. Si m’i kush jam unë, unë jam ajo që të kam dhënë lekët i thash. 

Ajo tha pusho, kur i thoja unë që dua lekët. U fut në një rrëzë murit edhe ma veshi me grusht. Më ushtroi dhunë. Po merrte në telefon edhe 2 persona të tjerë, që edhe ata kur erdhën më kanë ushtruar dhunë. Unë isha vetëm, çfarë t’i bëja, ata hynë në makinë. Erdhi njëra nga ato gocat, hapi makinën dhe u futën në makinë. Mora policinë, por policia ka ardhur shumë vonë. Iu drejtova Komisariatit numër 2, komisariati më dërgoi tek Mjeku Ligjor”.

“Stop” mësoi se Brisilda Kurti banon në një ndërtesë 3 katëshe të prindërve të saj, së bashku me partnerin. Gazetarja trokiti në portën e familjes së Briseldës sëbashku me zonjën Rustemi. Kërkesës së gazetares i ati i Brisildës iu përgjigj me arrogancë dhe kërcënime.

Babai i Brisildës-Kameramanit të Stop: Ta fluturoj kamerën. O çun hiqe kamerën!

Kameramani: Kamerën nuk ma fluturon ti se ka polici këtu afër.

Partneri i Brisildës: Nuk është këtu Brisilda.

Gazetarja: I ka borxh zonjës 6 milionë lekë, kur do ia kthejë?

Kameramani i Stop: Jam duke bërë punën mos e prek kameran.

Babai i Brisildës: Ti punën? Shko se të plas në tokë unë.

Partneri i Brisildës: Ka marrë përqindjen moj burrneshë, muaj për muaj.

Gazetarja: Cila është shuma që kthyer?

Partneri i Brisildës: 1 milionë e 800 mijë lekë.

Babai i Brisildës: S’i do b*tha!

Partneri i Brisildës: Po për çfarë po i rri borxh unë kësaj, se nuk dua me ia dhënë për pordhë apo çfarë?

Gazetarja: Kur do ia japësh? Pas 10 vjetësh?

Partneri i Brisildës: Jo moj jo…

Përmbaruesi Lefter Canaj e këshillon zonjën Rustemi që të marrë një avokat për të zgjidhur këtë çështje.

Qytetarja-Ç’kemi Lefter? Mirë je?

Përmbaruesi Lefter Canaj-Mirë!

Qytetarja-Ndonjë gjë? Po si do të bëhet puna e kësaj?

Përmbaruesi Lefter Canaj-Ca të të them unë, ca do bëhet?

Qytetarja-Kemi marrë vesh, sikur do iki jashtë shtetit.

Përmbaruesi Lefter Canaj-Do vijë një ditë. Kjo çështje nuk mbyllet, deri kur të vdesë ajo. Është debitore, s’ka ku të shkojë! Të hidhet përpjetë. Unë ta kam thënë, kjo është në mundësitë e të pamundurës, vetëm po kaloi ndonjë lekë në bankë, a ndonjë dreq, a ndonjë shejtan.

Qytetarja-Asnjë gjë pra? Më tha hap llogari dhe asnjë gjë s’ka bërë!

Përmbaruesi Lefter Canaj-Ajo celebrimin s’e ka, që t’i hysh tek burri.

Qytetarja-I ka bërë gjërat të paramenduara.

Përmbaruesi Lefter Canaj-Çfarë të thotë Lefteri ty tani?

Qytetarja-E di, e di!

Përmbaruesi Lefter Canaj-Ajo nuk është se ka gjëra, dhe nuk po e bëjmë e më thua ti mu, po ja ku e ke, pse s’po e ban o Lefter! Ne s’po kapim gjë. Gjej një avokat të mirë, që të të bëj unë një shkresë, që kjo nuk ka asnjë pronë, asnjë gjë, asgjë, asgjë, që të dalësh tek kallëzimi i mashtrimit, që të ka bërë kjo.

Ti e ke kërkuar tani civilisht, po kjo e paska bo dhe me paramendim. S’ka këtë, s’ka, s’ka, s’ka, s’ka, s’ka….ta dënosh penalisht, që të të sjellë lekët. Më kupton, Lefterin? Duhet një strategji, të bëhet kallëzim, të kapet prokurori, dhe të shtrëngohet fort, ajo vjen sjell lekët. Vetëm kjo forma.

6 komente në “I merr koleges para për dasmën, por në vend të borxhit i jep dru: S’na do b*tha t’ia kthejmë”

  1. Toni says:

    S’boheni njerez ju, maloke muti! Ju dhjevsha mu ne burrni. Merni leke borxh e boni dhe si te forte… shkerdhata!!

  2. Timi says:

    Idiote…jepi perseri…

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Permbaruesi mire e ka keshilluar. Dilni tek ceshtja penale se I jep leket si ceco ajo pastaj.

  4. Loni says:

    Po burg a ka? Normalisht kjo zonja mund ta denoncoje ne prokurori….

  5. lesh me qime says:

    Gazetari leshi . Kjo eshte nje ceshtje tipike civile dhe zgjidhet nepermjet gjykates . Kur i jepen tjetrit leke borxh i kerkohet edhe garanci pasurore per kthimin e borxhit . Lihet peng dicka ne hipoteke . kur nuk merret garanci i ke lene mundesi borxhliut te talle leshin me ty . Por une nuk e kuptoj se cpune kane gazetaret ” investigative ” te leshit , ne nje marrdhenie juridiko civile qe ligji i parashikon qarte se si zgjidhen . Po te kene bythe keta gazetleshe le te shkojne te ivestigojne te gjiri i lalzit e te milionat e politikaneve , e ti lene keto ceshtje banale qe duken si zenka lagjie .

  6. vala says:

    Si qenka kjo pune keshtu, ne qofte se permbaruesi nuk ka se cfare ti konfiskoje asaj Brisildes atehere denimi konvertohet ne dite burgu per te shlyer fajin. Perderi sa eshte me vendim gjykate duhet te zbatohet ne nje menyre ose ne nje tjeter. Se i bie qe merr borxh dhe s te do qejfi nuk paguan dhe nuk te hyn asnje gjemb ne kembe, mjafton te mos kesh leke ne emrin tend. Burgu e lan kete pune, parate s ka per ti dhene kurre ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje