Bledi Çuçi: Jemi të hapur për të dialoguar me fermerët, sektori i bujqësisë një histori suksesi

13 Nëntor 2019, 16:43Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, i ftuar në “Top talk”, për të folur në lidhje me panairin e bujqësisë që pritet të mbahet në datat 16-17 nëntor, ka komentuar po ashtu edhe protestat e fermerëve.

Çuçi është shprehur i hapur për të dëgjuar dhe dialoguar me fermerët për kërkesat e tyre.

Sipas ministrit, situata në sektorin e bujqësisë sot është një histori suksesi.

“Fermerët e ndryshëm mund të kenë pakënaqësi padiskutim, për shkak se sektori i Bujqësisë është një terren i vështirë. Këtu nuk kemi të bëjmë më 1 apo 3 fermerë, por me 300 mijë fermerë.

Për mua, situata në sektorin e bujqësisë është një histori suksesi pasi që bazuar në fakte, vetëm në 3 mujorin e parë, eksportet janë rritur në 24%”, ka theksuar ministri Çuçi.

“Panairi nuk ka kontraditë me protestën e fermerëve, për shkak se panairi është organizuar 6 muaj përpara. Panairi ka qenë projektuar për tu zhvilluar në datën 9-10, por për shkak të motit të keq u shty në 16-17 nëntor.

Ne jemi të hapur për të dëgjuar dhe dialoguar me fermerët. No po ashtu, kemi komunikuar me një shoqatë që na është paraqitur, fermerët e Myzeqesë.

Janë rreth 22 milion euro që janë hedhur subvension i drejtpërdrejtë, kontribut i qeverisë, për të ndihmuar fermerët.

Unë si Ministëri Bujqësisë mund t’ju them se rritja e produkteve bujqësore për 2019 në Shqipëri është më e lartë se e viteve të kaluara.

Fermerët e ndryshëm mund të kenë pakënaqësi padiskutim, për shkak se sektori i Bujqësisë është një terren i vështirë. Këtu nuk kemi të bëjmë më 1 apo 3 fermerë, por me 300 mijë fermerë.

Për mua, situata në sektorin e bujqësisë është një histori suksesi pasi që bazuar në fakte, vetëm në 3 mujorin e parë, eksportet janë rritur në 24%”, është shprehur Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi.

2 komente në “Bledi Çuçi: Jemi të hapur për të dialoguar me fermerët, sektori i bujqësisë një histori suksesi”

  1. Peço says:

    Njohuritë e Çuçit për bujqësinë më kujtojnë batutën e atij humoristit italian Sordi, (a nuk më kujtohet mirë emri i tij), i cili i kish parë dardhat vetëm në supermarket dhe kur kaloi nëpër një fshat e pa për herë të parë një pemë dardhe tha: ” Sa budallenj janë këta katundarët, i varin dardhat në pemë!”

  2. sh.k. says:

    Po mirë, or të uruar, pse nuk e shfaqni komentin e bërë këtu? Edhe Çuçit do i bëhej qejfi. Se kështu, pa koment fare, sikur nuk ka lezet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje