Nju Jorku, një nga qytetet më të mëdhenj në botë, e tepër të njohur për gamën shumë-ngjyrëshe të restoranteve, ka mes tyre “Dua Kafe”, një restorant i vogël që ofron gatime shqiptare, që nga byreku e deri te tava e kosit.
Pronarët e “Dua Kafe” janë një çift shqiptarësh, Aida dhe Bobian Demçe, ajo nga jugu dhe ai i lindur në veri të Shqipërisë.
Çifti tregon për televizionin amerikan, CBS, se vendimi për të hapur një restorant tradicional shqiptar në një qytet si Nju Jorku nuk ishte aspak i lehtë, e madje i frikshëm.
Por Aida më në fund u bind nga bashkëshorti i saj, Bobiani, i cili kishte besim të plotë te aftësitë e saj të gatimit.
Restoranti ka foto dhe dekorime nga Shqipëria, dhe i qëndron besnik traditës shqiptare në gatim, duke tërhequr kështu jo vetëm shqiptarë, por edhe amerikanë e kombësi të tjera.
Ushqimet shqiptare jane nder me te shijhmet dhe te ushqyeshmet ne bote.
Per cfare paskeni pas frike ju?
Sidomos ne nje vend si Manhatan qe ka miliona njerez dhe mijra milionere.
Ju shkoft mbare por mos u viktimizoni.