Franca u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian një draft mbi metodologjinë e re për zgjerimin. Dokumenti nisi mbështetjen e pa kursyer të Parisit për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në dokument thuhet se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia i përkasin Evropës, për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre.
“Lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të ndërtojnë ose konsolidojnë shtetet bazuar në shtetin e së drejtës dhe shoqëritë e hapura dhe pluraliste, të ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, t’i japin rinisë së tyre një perspektivë për të ardhmen dhe të promovojnë pajtimin midis popujve. Lidhjet më të ngushta midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe pranimi i tyre efektiv pasi Bashkimi Evropian të jetë reformuar dhe të bëhet më i efektshëm dhe i përgjegjshëm për shtetet anëtare dhe vendet kandidate, do ta bëjë Evropën edhe më sovrane dhe më të bashkuar”, thuhet në dokument.
Në dokument, Franca thekson se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të kërkuara për anëtarësim të ardhshëm në BE vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në vendet kandidate mbeten të pamjaftueshme.
Për këtë arsye, thekson Parisi zyrtar, një qasje e re ndaj procesit të pranishëm është e nevojshme për të mbështetur këto vende në terma konkretë në lidhje me reformat e nevojshme për sundimin e ligjit.
“Kjo qasje duhet të shoqërohet nga një angazhim i fortë nga Bashkimi Evropian në mënyrë që t’i ndihmojë ata të përballen me sfidat e shumta dhe komplekse që lidhen me zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, të kenë komandën e kompetencave në lidhje me territorin e tyre, dhe të përballen me migracionin dhe sfidat e tyre të sigurisë”, sqaron dokumenti.
Por, çfarë do të thotë Parisi zyrtar me një qasje të re? Dokumenti bazohet mbi 4 parime: Mbështetje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri.
“Sapo të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e njëkohshme të një numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, duke marrë parasysh tiparet specifike të secilit kandidat kur është e përshtatshme”, thotë dokumenti.
Për të kaluar në fazën tjetër, vendet do të duhej të respektonin në mënyrë efektive kritere të sakta, të cilat do të mundësonin që legjislacioni të adoptohet, por edhe të zbatohet në mënyrë efektive në kuadrin e pjesëmarrjes në një politikë të caktuar;
Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore do të mbeten një kërkesë integrale që nga momenti i hapjes së negociatave, siç është rasti në parim brenda kornizës së “qasjes së re” të paraqitur në dhjetor 2011, dhe do të mbetet kështu në të gjitha pjesët gjatë gjithë këtij procesi (i përfshirë në kritere për secilën fazë);
Gjithashtu, me non-pejperin parashihet ndihmë financiare e plotë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që nënkuptonte instrumente më të mëdha para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë të rezervuara për vendet-anëtare të BE-së.
Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit. Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra.
Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në pezullimi i përgjithshëm, në rast se vihen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së.
Oo franca eshte shtet antishqiptar e makroni eshte mut.Mos i besoni se jane skutha.
shtet antishqi[ptar eshte vet shqiperia ose ndryshe kalifati i erdoganit
Ty grek muti nuk te kerkoi njeri mendim.
Makaroni don intergrim kur Shqiperia te behet si Franca me pak fjale kurre!
BE,superfuqia e pare ekonomike e botes,me 500 milione banore nuk paska fuqi te absorboje 6 vende te vogla me 18 milione banore…?? Perpara disa vitesh ,me rreth 350 milione banore dhe fuqi me te vogel ekonomike absorboi gati te gjithe vendet e lindjes europiane plus GJermanine lindore,gati 150 milione banore…I gjithe ky qendrim frances eshte nje maskarade politike,nje hipokrizi e paturpeshme.Ne kurriz te vendeve te varfera te BP Franca po luan loje politike te shumfishte.Kushtet e sipermendura ,pavaresisht premtimeve,Jane ne thelb mospranim ne BE.Asnje shtet i pranuar ,qe nga ato ish diktaturat Spanja,Portugalia ,Greqia e deri tek eurolindoret nuk realizuan kushte ,vetem pranuan dhe rishkruajten legjislacionin.Pranimi ishte nje processo gjeopolitik i drejtuar nga amerikanet.Tani qe SHBA po ndryshojne strategjine globale drejt Azise dhe perballimin e Kines, Makron perpiqet te marre lidershipin europian ku synohen marredhenie te mira me Rusine dhe per kete ai jep dicka,bllokon BP drejt BE ,duke kenaqur ruset .E gjithe kjo eshte nje loje idiote,pasi nuk eshte se vendet e varfera te BP do te ndikojne politiken e BE.
KUJDES MORE MAKARONE SE PO TE VJENE NE PUSHTET LEPEN DHE NJE ZOTE E DI SE KU DO FLASESH E KAKARISESH PER VENDET E BALLKANIT NE EUROPE. PA ME THUAJ ,PSE ANGLIJA DONE TE DALI NGA EUROPA ,DHE JU NUKE PO E LINI? BOLLE KENI MARRE NGA BALLKANI ,DHE PER NE KJO ISHTE NJE PRERJE NE BESE.KONFEDERATA BALKANIKE DO TE JETE GJEJA KRYESORE NE TE ARDHMEN. OSE SHENGENI BALLKAKANIK.
Varja europes deri kur te futemi ne ne europe kot jemi plak kemi shku ke ZOTI…keshtu o shqipet e shqiperise punoni ne vendin tone te dashur .pavarsisht se politika e Babzitur e ka semure me kancer….do ta sheroje Amerika…thanks America
Me pune, vetem me pune dhe vetem shqiptaret do e bejne kete vend. Me pune, me durim, urtesi e zgjuarsi vendi perparon. Psikologjia e ikjes dhe pritja nga te tjeret nuk Ka te ardhme.
VETËM BASHKIMI ME KOSOVËN DO TI BËJË BALLE EUROPES DHE MAKARONIT. KJO DUHET TE BËHET SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR. KËSHTU PASTAJ NJE AUTOSTRATE SERBI KOSOV SHQIPËRI DHE TE DY RUGET JANË TE HAPURA SI NGA EUROPA DHE NGA LINDIA. PASTAJ LE TA Q…… I VETEN MAKARONIT ME GJITHE EUROPEN SË PO TALLIN BY………EN.FAKTIKISHT KESHTU DUHET BERE.
Kanë informacion se pushteti në Ballkanin Perëndimor është i kapur nga mafiozët lokalë në bashkëpunim me mafien italiane, ruse dhe turke . Që nga Rama deri te Vuçiç. Kështu që nuk janë shumë të interesuar të hedhin mund edhe para pa fund në vende ku ato zhduken në xhepat e mafies.
Në këtë mes sigurisht që e ha populli, por populli nuk duhet të flejë edhe nja 30 vjetë të tjera po të zgjidhi hallin.
Kanë informacion se pushteti në Ballkanin Perëndimor është i kapur nga mafiozët lokalë në bashkëpunim me mafien italiane, ruse dhe turke . Që nga Rama deri te Vuçiç. Kështu që nuk janë shumë të interesuar të hedhin mund edhe para pa fund në vende ku ato zhduken në xhepat e mafies.
Në këtë mes sigurisht që e ha populli, por populli nuk duhet të flejë edhe nja 30 vjetë të tjera po të zgjidhi hallin.