Halli të bën t'i harrosh të gjitha, surprizon presidenti Meta: Thërret Soros-in në takim për të diskutuar për Kushtetuesen

16 Nëntor 2019, 20:19Politika TEMA

Në një lëvizje surprizë, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ftuar për një takim gjatë javës së ardhshme edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.

Kreu i shtetit i ka harruar te gjitha akuzat me Soros e “sorosiane”, duke treguar se halli te ben te harrosh gjithçka, pasi ne qender të diskutimeve është situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta duket se do të ketë axhendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Vlen të kujtojmë se Kreu i Shtetit ditën e hënë pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”.

2 komente në “Halli të bën t’i harrosh të gjitha, surprizon presidenti Meta: Thërret Soros-in në takim për të diskutuar për Kushtetuesen”

  1. LIKJA says:

    O GOMAR SKRAPARI MOS HARRO TE TAKOSH UJKUN E CERRIKUT , LEK PLEPIN

  2. Kronikani says:

    Nga Ilir Mborja
    Një tank ose një top për Ilir Metën.

    Tek “Pallati i Drejtësisë” pranë ish Fushës së Aviacionit në Tiranë, bie në sy një mungesë. Askush s’ka menduar të sjellë aty një top apo një tank.
    Të paktën, George Soros-it nuk i falet kjo gjë. Ai, dikush nga stafi, apo djali i tij që viziton shpesh Shqipërinë, nuk duhet të harrojnë presidentin tonë Ilir Meta, kur, më 2 korrik, para kamerave deklaroi: “Kam dy fjalë për miliarderin Soros: Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit.
    Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokoli, Vojo Kushi.”.
    Që presidenti ynë Ilir Meta nuk është lepur që t’ia mbathë nga frika e burgut si Gruevski dhe e gjithë raca e tij(?!) kjo as që mund të vihet në diskutim. E tha vetë: Ai (veç Salvador Allendes) është politikan i tipit edhe si i tre heronjve shqiptarë që përmendi.
    Në fakt, Ilir Meta, mbetet t’i ngjajë e të veprojë vetëm si dy prej tyre. Rasti që të veprojë vetë si Avni Rustemi përjashtohet. Esad Pasha nuk u paralajmërua kurrë nga atentatori i tij, siç u paralajmërua Sorosi më 2 korrik të 2019-s “me dy fjalë” nga Ilir Meta. Prandaj, më 13 qershor të 1920-s, Esad Pasha doli serbes nga holli i hotelit “Kontinental” në Paris duke marrë peshqesh dy plumba prej kobures së Avni Rustemit. Prandaj, tashmë, rasti i Avni Rustemit, përjashtohet se, miliarderi Soros, sapo dëgjoi kërcënimin e Ilir Metës, shtoi rojet e masat e sigurisë dhe, që nga ajo ditë, nuk bën asnjë hap më për të dalë nga rezidenca e tij diskrete…
    Tani Ilir Metës i mbetet të veprojë vetëm si Mic Sokoli apo Vojo Kushi, por për t’u vetëflijuar heroikisht si ata, presidentit tonë i duhet një top që t’i verë gjoksin, ose një tank, që t’i hidhet sipër kur ta rrethojë SPAK-u…
    Por problemi është se në Shqipëri nuk ka më asnjë top e asnjë tank. Ç’mbetën nga ’97-a nga ato që na lanë rusët e kinezët, i shiti për skrap Pandi Majko kur ishte ministër i Mbrojtjes. Tani, mbetet që Sorosi, ose edhe amerikanët, të cilët, me thënë të vërtetën, kanë shpenzuar jo pak për reformën në drejtësi si edhe për ngritjen e SPAK-ut, t’i dhurojnë presidentit tonë një top ose një tank… Nuk bëhet qameti. Po të jetë se ngushtohet Sorosi për kaq gjë, ne mund t’ia kthejmë mbrapsht sapo të mbarojë punë presidenti ynë… Nëse nuk ndodh kjo, domethënë Sorosi të tregohet cingun për kaq pak gjë, Ilir Metës pastaj i mbetet të vetëflijohet vetëm si Allende. Me plumb… Por, plumbi i pistoletës pastaj, veç Sorosit, kompromenton CIA-n, FBI-në, Amerikën, Shtëpinë e Bardhë, madje dhe vetë Trumpin. Lëre pastaj ç’ngatërresa i sjell historianëve kur të flasin për vetëflijimin e Salvador Allendes së shkretë, që gjithsesi, nuk e përfoli kush për vjedhje… Prandaj, vetëm një tank ose një top i dhuruar nga Sorosi, jo vetëm që i nxjerr palagur të gjithë të tjerët nga kjo histori dhe i kthen lirinë e plotë miliarderit, por, ndërkohë, nxjerr “faqebardhë” miliarderin tonë hajdut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje