Dixhitalizimi i Lulit dhe “nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”!

17 Nëntor 2019, 17:38Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Banorët e Divjakës ia thanë më sy kreut të opozitës se “kemi dëgjuar që ti fle vetëm gjumë”.

Por, Luli i ka surprizuar të gjithë duke i bërë që të ndihen shumë keq. Sepse ai nuk flinte ashtu kot për qejf, por këtë sakrificë e bënte që të shihte ëndrra sa më të bukura për ta.

Ndaj nuk ngurroi dhe ua tregoi:

Kur të jem unë Kryeministër do bëj “dixhitalizimin e bujqësisë” Ai është “jetësor”. Po si? Edhe këtë e kishte menduar: “me nje çip shmang burokratët dhe hajdutët duke ofruar subvencione direkte sepse çipi nuk kërkon kafe”,- tha Luli.

Por kur “nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” u fut për ta kontrolluar në sistem dhe kuptoi menjëherë se Luli as ëndrrat nuk i kishte origjinale, e jo më programet reale.

Doli se ëndrra që Luli u tregoi fermerëve të Divjakës ishte plagjiaturë. Sepse ishte kopjuar nga një ëndërr e kujt do thoni ju? Sigurisht, nga një ëndërr e Doktorit, e kujt tjetër!

“Nëpunësi” zbuloi se në janarin e vitit të 2012, Berisha kur ishte Kryeministër paska premtuar:

Do bëj “dixhitalizimin total të bujqësisë, (me synimin që) fermeri shqiptar të disponojë online gjithçka që i duhet për biznesin e tij”.

Pas kësaj, u kuptua sesa do realizohet edhe ky premtim i Lulit, i cili ende nuk ka dixhitalizuar njëherë partinë e tij, e jo më të dixhitalizojë Shqipërinë dhe bujqësinë e saj!

2 komente në “Dixhitalizimi i Lulit dhe “nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”!”

  1. luli o luli says:

    Me rrot trapi se lulzim basha nuk me kane zene syte !!!

  2. serveti says:

    SI NUK U NGOP KY RRACE E NDYRE , ISHTE NE QEVERINE BERISHA , VODHI SA DESH , BILES VAJTI DHE I PANDEHUR , ISHTE NE BASHKINE E TIRANES , VODHI SA VETEM KUNATI I TIJ E DI , KERKON MANDAT KRYEMINISTRE , POR TE NA TREGOJE SA THASE DO MBUSHE …….POPULL QENDRO VIGJILENT , UJKU QIMEN NDRON , ZAKONIN SE HARRON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje