Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Abin Kurti, ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, pasi thotë se, prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ndarë Kosovën. Ai paralajmëroi gjithashtu se “një konflikti i ri midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të lokalizohej, pasi, siç tha ai “kundrejt Serbisë, shqiptarët veprojnë si komb dhe jo si një shtet i brishtë i Kosovës”.
Kurti tha se aktualisht nuk ka nevojë të përshpejtohen negociatat në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Në një intervistë për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, Kurti tha se në vend të kësaj [insistimit për dialog me Serbinë], prioritet duhet të jetë diskutimi se çfarë është arritur në negociatat deri më tani dhe çfarë pritet. Ai paralajmëroi se vetë të drejtojë ekipin negociator të Kosovës [si kryeministër], ku do të përfshihen edhe anëtarët e qeverisë, opozitën dhe ekspertë të pavarur.
“Serbia i ka borxh Kosovës për agresion dhe okupim, na ka borxh kompensimin e dëmeve të luftës, fondin pensionial dhe kursimet e qytetarëve në banka, të cilat i morën. Ata kurrë nuk i kthyen artefaktet e trashëgimisë tonë kulturore, kurrë nuk i dorëzuan të dyshuarit për krime lufte. Pra, le të fillojmë me kërkesat tona, e të shohim se çfarë Serbia do të na ofrojë “, tha Kurti. Ai e hodhi poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, sepse, siç thotë ai, ‘prapa saj qëndron ideja e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ndarë Kosovën, dhe pastaj, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”.
“Pas dy grusht shteteve të dështuara [të Rusisë] – në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore – të kthehet nëpër dyer të mëdha tani përmes një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se ky konflikt i ri i mundshëm nuk do të mund të lokalizohej. Sidomos kur, kundër Serbisë, shqiptarët veprojnë si një komb, jo vetëm si një shtet i brishtë i Kosovës”. “Për më tepër, nëse realizohet ideja e Vuçiçit për korrigjimin e kufirit etnik, fitoni një problem të hapur dhe serioz në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pse? Sepse ideja e korrigjimit është një term racist, i cili në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte të reja etnike. Nuk ka shkëmbim territori pa gjakderdhje! Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Prandaj – pranimi i demarkacionit po, por jo shkëmbimi i territorit”, tha ai. Ai ka përsëritur se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është pasardhësi politik i Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç ishte Millosheviqi pasardhësi politik i Aleksandar Rankoviqit, respektivisht se “Vuçiçi në thelb i përket të njëjtës linjë të politikës ekspansioniste serbe”.
Kurti përsëriti se në marrëdhëniet me Serbinë do të insistojë në reciprocitet të plotë politik, ekonomik, tregtar dhe shtetëror. Ai gjithashtu tha se Serbia duhet të ekstradojë Milan Radojiçiqin për shkak të dyshimeve se është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kurti thotë se qeveria e Kosovës mund të formohet muajin e ardhshëm. Ai tha se me rinumërimin e votave vetëm është duke u humbur kohë e vlefshme pasi zgjedhjet treguan vullnetin e qytetarëve për të ndryshuar dhe gjërat janë pak a shumë të qarta.
Ai përsëriti se Qeveria e re do të përfshijë përfaqësuesit serbë të Kosovës, jo përfaqësuesit e Serbisë dhe se ajo nuk do të varet politikisht nga Lista Serbe. Sipas tij, “Lista Serbe funksionon si degë ose drejtori e qeverisë serbe, jo si parti, dhe përfaqëson interesat e Serbisë, e jo interesat e serbëve në Kosovë”. “Si kryeministri i ardhshëm, unë jam shumë i interesuar të formoj një qeveri së bashku me serbët, atdheu i të cilëva është Kosova, pra me qytetarët e Kosovës, jo me përfaqësuesit e një shteti që nuk e njeh Kosovën dhe që lufton kundër vazhdimisht dhe kudo”, tha Kurti.
シリコン ラブドール 2つの異なるWebブラウザーで試してみましたが、どちらも同じ結果を示しています。
Me ne fund. Nje politikan shqiptar i drejtprdrejte. Shpresoj te mbetet i tille!
Ke te drejte Altin kurti po nga shqiperia do kesh perkrahje nga populli po me arme gjahu se keta politikanet shqiptare bashkpunetore te serbise e shkaterruan ate ushtri te forte qe ngriti enver hoxha e qe me kercenimin nga foltiorja e kuvendit te shqiperise ne 1983 beri slobodanin te terhiqte 60 mije trupat ushtarake nga kosova e te nderpriste reprezaljen serbe.
Po sot kush do e kercenoje serbine nga shqiperia apo keta politikane te korruptuar. Tanket edhe topat e ushtrise shqiptare I bleu serbia per skrap. Tani te na rrojne ciftet e gjuetareve.
mir e ke ti o robo po shpresojme te mos jen fjal boshe se keshtu e nisi dhe ky kreshniku jon ketu me shpat por na doli fllusk sapuni dhe asnji gjo sdoli ne drite pervec asaj shqiponje qe tregon gjithandej me dy duar asnje gjo me shum.
Ik ore adoleshent qe vetem me gjakderdhje do te zgjidhesh problemet.
A nuk ishin boll ata qe derdhen gjakun, por do gjak tjeter nga kosovaret?
Turp i madh te jesh ti kryeminister.
Flutura shif se mos fluturrn ndonje gje edhe nga russi se nga serbi e greku te paska fluturuar dick …
Kurti vazhdimisht ka te drejt, sepse simbas Vojisllav Sheshelit bosit te Aleksander Vuqiqit, Shqiperia duhet te ndahet ne dy pjese, pjesa veriore me Serbine, kurse pjesa jugore me Greqine, e kufiri mes tyre do te ishte aty pak nen Durres. Pra ndarjet do te ishin nje proces i rrezikshem, te cilin e kundershton fuqishem edhe Gjermania.
Jepi dorenn serbit e boll na cat bythen me patriotizem integrohuni e boll urejtjen nacionale se vetem Keshtu behemi vertet europiane!
Ballkani eshte per te gjithë ata qe kam lind e jetojnë ne te,boll me boll se u doli boja patriotike për pushtet Beni politike për dashuri mes Serbisë e shqiptarve te Kosovës apo Shqiperis jo urejtjen!
Amerika ju beri karra bile aqe shum sa edhe cikat ja u pervetetsoj e neserer do te thone cullat,babi im esht amerikan!
Je sh i qarte.
Qendro i pa lekundur.
Ke nje komb pas teje.
Me shume mend paske fol Kurti.Urime e vazhdo.I ke thene te vertetat hapur.
Mire more kurti, po km a do te behesh ndonjehere, se me sa duket usa paska bicak dhe ta pret???