Në Tiranë për ndeshjen me Francën, Igli Tare: Stadiumi i ri më i bukuri në Ballkan, për Qemal Stafën kam nostalgji pasi lidhet karriera ime me të

17 Nëntor 2019, 18:22Sport TEMA

Igli Tare është një nga të ftuarit specialë për duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Francës. Ish-sulmuesi e ka cilësuar si stadiumin më të bukur në Ballkan.

“Është bukur kur mblidhemi herë pas here të gjithë së bashku dhe kujtojmë kohët e vjetra. 

Në fakt unë jam gjithmonë i gatshëm kur ka të tilla moment që na bëjnë bashkë. 

Kam nostalgji për Qemal Stafën duke qenë se një pjesë e mirë e karrierës sime lidhet me atë stadium. Mendoj se është stadium më i mirë në Ballkan me aq sa kam parë.

Mungesa në Globe Soccer Awards? Duhet punë, vullnet dhe sakrificë për të arritur deri aty. Jam i lumtur që arrij të përfaqësoj dhe Shqipërinë në të tilla nivele e për ketë ndihem shumë krenar”, u shpreh Tare.

2 komente në “Në Tiranë për ndeshjen me Francën, Igli Tare: Stadiumi i ri më i bukuri në Ballkan, për Qemal Stafën kam nostalgji pasi lidhet karriera ime me të”

  1. Piro says:

    Bravo Igli! Je I mrekullueshem.

  2. Myzeqari demokrat says:

    sb thote se eshte stadiumi me i keq o Igli. Mbushja pak mendjen atij plak matufit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje