“Falë zotit ekziston dollari”, presidenti i Venezuelës përkrah valutën e vendit “armik”

18 Nëntor 2019, 15:26Bota TEMA

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, përkrahu valutën vendit rival, Shteteve të Bashkuara, pasi e ka ndihmuar vendin që t’i bëjë ballë krizës ekonomike që ka ardhur nga  sanksionet amerikane.

Valuta e zyrtare, bolivari, ka rënë me mbi 90% këtë vit, ndërkohë që hiperinflacioni në 9 muajt e para të vitit arriti në 4,680%, sipas bankës qendrore.

Inflacioni i lartë ka gërryer fuqinë blerëse të Venezuelës, ndërkohë që paga minimale e vendit, së bashku me ndihmat ushqimore, është ekivalente me 10 dollarë në muaj.

“Nuk e shoh si gjë të keqe, këtë proces që ata e quajnë dollarizim.  Po ndihmon rimëkëmbjen e vendit dhe ekonominë. Falë zotit që ekziston”, tha Maduro.

Maduro,  që deri në 2018-ën e kishte ndaluar përdorimin e dollarit, shtoi se pavarësisht se ka pasur rritje të transaksioneve në valutën amerikane në muajt e fundit, bolivari do të vazhdojë të qarkullojë si valutë zyrtare.

Që prej vitit 2003, kursi i këmbimit është caktuar nga banka qendrore e Venezuleës, por norma është bërë gjithnjë e më fleksibël.

Për të shmangur sanksionet e ashpra amerikane, banka qendrore ka nisur injektimin e euros në ekonomi. Qeveria dhe kompania shtetërore e naftës ka nisur të paguajë kontraktorët në valutën europiane.

Valutat e huaja hyjnë në ekonominë anëtare të OPEC nëpërmjet shitjes së dërgesave të naftës dhe arit.  Lideri  i opozitës, Juan Guaido, reagoi ndaj komenteve të dollarizimit të Maduro,  duke thënë se ka pranuar një tjetër mposhtje.   Situata ekonomike e Venezuelës ka sjellë një krizë humanitare dhe ka detyruar emigrimin e mbi 4 milionë personave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje