Nga Shpëtim Nazarko
Për atë që ka qënë qoftë edhe njëherë, jashtë shtetit dhe ka hyrë në qëndrat e mëdha tregtare e pastaj kthehet në Shqipëri, për të bërë një vizitë tek ato tonat, i duhen jo më shumë se dy minuta, për të kuptuar një të vërtetë të frikshme. Të gjitha ato janë të falimentuara… Dhe se, banorët jetojnë në një vend të frikshëm. Për të përcaktuar ecurinë e një vendi, nuk duhen ndonjëherë manuale, a statistika universitare. Mjafton vërtet vizita në vende të këtij lloji…
Në thuajse të gjitha qendrat e mëdha tregtare që përshkrova më lart e që gjenden natyrisht jo në Shqipëri, ka një rregull që duket i pashkruar, por është shumë i thjeshtë.
Mbi 80 për qind e mallit që shitet, ka një çmim që varion nga 1 deri 60 për qind të mesatares ditore të punonjësit, i cili ka një rrogë mesatare, apo më të ulëtën.
Nëse nuk e zbaton këtë rregull, nuk arrin të shesësh më veçse një herë për një njeri të zakonshëm. Kjo, thjesht, do të thotë, që nuk ke mundësi riprodhimi. Për më tepër, kjo do të thotë, papunësi dhe pasojat e mëpastajme dihen…
Pasojat nuk shihen vetëm në qendrat e mësipërme tregtare. Një sy i vëmendshëm, a gjysmë i vëmendshëm që sheh një panair libri, qoftë dhe këtë të fundit në Tiranë, nuk mund të bjerë kurrë dakord me “opinionin e specializuar”, se këtu njerëzit nuk lexojnë. Përkundrazi lexojnë shumë.
Po nëse rroga mujore është mesatarisht 300 mijë lekë të vjetra në muaj këtu, a mund të harxhojë një njeri i zakonshëm 10 mijë lekë të vjetra për një libër, apo ca më shumë? Kjo do të thotë, thjesht, t’i kërkosh atij rrogën ditore, apo dhe të dy apo tre ditëve.
Ç’do të thotë, t’i kërkosh një punëtori europian rrogën ditore, për të blerë një libër? Do të thotë thjesht, që je një i çmendur, që kërkon të tallesh me popullin tënd. Ai mund ta blejë njëherë, a dy herë në jetë këtë lloj libri, nëse është domosdoshmëri arsimimi, a diçka shumë e rëndësishme, por kurrë në raste të zakonshme.
Po le të kthehemi te tema. Çdo të thotë të hysh në një qendër tregtare dhe të blesh nga sendet e konsumit të gjerë dhe deri te ato pak më të rafinuara? Të blesh një palë këpucë 50 mijë lekë të vjetra, do të thotë të lësh lekët e pesë ditëve punë. Kjo është e papërfytyrueshme për çdo europian, amerikan, a kinez qoftë. Po flasim për këpucë nga më të lirat dhe që të lënë shëndenë, pas tre muajsh. Se po të çmendet punëtori dhe t’i blejë 100 mijë lekë të vjetra, atëherë, ai është i detyruar të mos kthehet në atë dyqan për shumë e shumë kohë dhe dyqani ndërkaq, të ketë falimentuar.
Ai që mban mend kohën e socializmit, e di mirë se shakaja e të blerit të këpucëve 2 000 mijë lekë apo 3 000 lekë, lejohesh vetëm në raste martese a të tipit madhor dhe veshje të tilla, mbaheshin vetëm në raste ceremoniale dhe për shumë vite, nëpër këmbë.
Zgjidhjen e këtyre problemeve në një vend të bekuar si ky i yni, e ka realizuar vetëm Gabi. Vetëm aty tek ai, ekziston rregulla reale e supermaketeve, ku një produkt nuk i kalon nga 1 deri 60 për qind të mesatares së rrogës ditore.
Andaj dhe shumica e shqiptarëve, vishet vetëm te Gabi. Ka njerëz që e mendojnë këtë artikull, si satirë a sarkazmë ndaj atyre që udhëheqin këtë vend. Edhe e tillë është. Por, më tepër, shkrimi ka qëllim tjetër. Ai, natyrisht fillon me pyetjen:
Përse, jo vetëm çmimet e mallrave të konsumit të gjerë, janë kaq lemerisëse për xhepat tanë? A vjen kjo, ngaqë jemi vend i varfër dhe duhet të kënaqemi me Gabin?
Në Shqipëri, po t’i besosh analistëve seriozë, kanë hyrë në këto tridhjetë vjet, vetëm nëpërmjet bankave, një shifër e rendit 35-40 miliardë euro. Këto janë ato të deklaruarat, se të padeklaruarat një zot i di. Thonë, janë të rendit mbi njëqind miliardë euro…
A do të mjaftonte një e njëqinda e kësaj shifre, për të blerë nja njëqind minifabrika kineze, që bëjnë që nga ajo tharja dhe stazhionimi i lëkurës, baxhos së bylmetit, artizanatit normal, etj., etj. Unë besoj, pa u tallur me ekonomistët, se sikur bashkitë ose shteti të kishte orientuar që në vend të mijërave kafeneve, pikave të karburantit, farmacive, agjencive turistike, të orientohej drejt normaliteteve të tilla, atëherë në supermarketet, a qendrat tona tretare, do të hynim si zotërinj…
Legjendë apo e vërtetë, avicaioni turk është një nga më të mirët në botë, sot. Thonë se ka një ligj të veçantë, që e fton a detyron popullsinë, që lëkurat e deleve, a qengjave për Bajram, t’ia falin kësaj ndërmarrjeje gjigante.
Natyrisht që një fabrikë e vetme e përpuimit të lëkurës, mund të ulte çmimin e këpucëve, disa herë. Një kritik mund të thoshte, siç dhe më tha njëherë, se ka qindra të tilla. Në kohë të komunizmit, kish vetëm një më duket, në Vlorë, që nga koha e Duçes… Mbase dhe ka, po mungojnë elementet, apo hallka të tjera që e plotësojnë këtë zinxhir.
Ndonjë mund të mbledhë buzët me ironi e të thotë: Posi ore, hajde e na bëj ekonomi komuniste. Komunist i dreqit!
Po një miku im, që rri në Austri prej 30 vjetësh, më tregoi një shembull të thjeshtë. Kish parë nga makina, një kioskë bosh, që vendosi ta merrte me qira, për të shitur qofte dhe byrekë… – Jo- i thanë në bashki. Kjo nuk lejohet. Ka nevojë për tjetër gjë, qyteti. Dhe mbasi e këshilluan, i thanë se për këtë qëllimin e ri, mund të merrte dhe kredi lehtësuese, nëse nuk i kishte lekët… Dhe Austria, nuk ndërton komunizëm.
Derisa në Shqipëri të ekzistojë mentalitet tjetër, duhet të kënaqemi dhe të shpallim “zot” Gabin. Dhe unë mendoj, kjo pa bërë asnjë shaka apo ironi, t’i ngremë një përmendore të lartë. Ku, do të thoni ju?
Unë mendoj, në qendër të qytetit. Ai do të jetë simboli më i mirë dhe më turpërues, për atë që kërkojnë të udhëheqin vendin. Do të jetë simboli më i mirë, për ata që tundin diploma universitesh, të marrë siç thoshte Imzot Noli, në Universitetin e Domosdovës, apo të Rrogozhonës, apo qoftë në Amerikë dhe Gjermani.
Përmendorja e Gabit, e vendosur në qendër të Tiranës, do të ishte shëmbëlltyra më e mirë dhe dënimi më i madh, për një klasë politike, që tallet prej tridhjetë vjetësh me vendin e saj.
Ku dhe pse duhet ndërtuar Përmendorja e Gabit?
ME NE FUND FOLE DHE TI NJEHER RALITETIN E HIDHUR QE PO KALON VENDI YNE,QE AS NE 90 TEN NUK KA QENE SI TANI,,,,VARFERI EKSTREME QE PO KALON POPULLI,,,,
Lere Gabin dhe merru me qeverine e gopit!
-Pse duhen ndertuar rruget me kosto kriminale?
Si mundet te shpenzohen 40 milion euro per 2 km rruge qyteti tek unaza e re,kur te gjitha rruget e Tiranes jane per faqe te zeze?
Pse duhet te vazhdojme me mballoma?
Pse duhet projektuar Milot-Balldre 17 km me nje tunel krejtesisht te panevojshem kur e gjithe zona ka aq fusha sa te ndertohen edhe 10brruge te tilla shume here me te lira?
Pse nuk shpallen konkurse per projektet e rrugeve te ndryshme dhe te fitoje me ekonomiku?
Pse qeverite per 30 vjet jane marre vetem me rruget,ndersa populli ka aq shume nevoja me te nguteshme dhe se po jeton si ne mesjete?
Pse duheshin hedhur miliarda ne sheshin Skenderbej apo ne bulevardin e ri,kur nuk ishte per momentin asnje nevoje,apo qendrat e qyteteve me te ashtuquajturat pedonale,kur lagjet e brendeshme te qyteteve jane sic kane qene 30 vjet me pare?
Kush i planifikon investimet ne Shqiperi dhe pse nuk percaktohen prioritetet ne cdo fushe,por tentohet vetem ne objekte mashtruese me kosto katastrofike duke lene jashte vemendjes probleme te tjera me jetike?
Si mund te ndertoje nje qeveri 80% te buxhetit vetem rruge kur njerezit kane nevoje me pare per cerdhe,kopshte,kende lojrash,kende sportive,shtrim rrugesh ,lulishte etj brenda blloqeve te banimit,por reklamohet sheshi Skenderbej sikur aty do jetojne e do argetohet i gjithe qyteti 1 milion banoresh?
Ne cilin qytet ne bote ndodh kjo?
Askund!
Cmimet tona ,sidomos ne perpjestim me te ardhurat mujore jane shume here me te larta se ne SHBA!
Po komentoj sot nga SHBA,qe po e vizitoj prej 3 muajsh dhe verej se cmimi i naftes eshte 60 leke litri kur ne Shqiperi eshte 150 leke litri!
Nje kuti me akullore familjare ne Shqiperi eshte mbi 500 leke,ndersa ne SHBA eshte 4 dollare!
Kerkova urgjencen mjekesore per vete dhe me erdhen ne shtepi 10 vete per 4 minuta,se urgjencat ketu jane te shperndara afer banoreve e jo te grumbulluara si ne Tirane!
Dhe me e vecanta se ne dere hyri i pari sherifi vete i 5-te ku verifikoi se mos kishte ndonje krim dhe pastaj lejoi 5 mjeke e infermiere me 5-6 canta plot me aparatura mjekesore qe mund te perdoreshin ne rast nevoje te hynin brenda ne shtepi!
Ne Shqiperi ka qindra aksidente ne rruge,por politikanet shqiptare kur dalin jashte shtetit nuk shkojne per te marre pervoje konkrete andej,por vetem per te dale ne foto me ndonje zyrtar apo per te marre ndonje certifikate falenderimi!
Justifikohen policia dhe te tjeret se mungon sinjalistika rrugore aty!
Le te vijne ne SHBA dhe te shikojne se edhe ne rrugicat me te vogla ka tabela.
Pse nuk ka sinjalistike?
Mungojne parate apo trute e kokes zyrtareve aty?
Por e keqja eshte se shteti nuk merret me hallet e shtetot,por me politike dhe korrupsion!
Ketu ne SHBA qytetaret e respektojne shtetin ne kulm,sepse edhe vete shteti u sherben qytetareve me perkushtim!
Te gjithe qeverite vetem rruge bejne se aty del fitimi i tyre me i madh!
PPP jane totalisht forma korruptive,se shteti del jashte loje si kontrollues i lekeve dhe punes se bere nga privatet,se eshte edhe vete ortak me ata!
Kjo eshte nje forme ku qeveritaret mund te perfitojne miliona nga privatet!
Ne se shteti paska kaq shume leke pse duhet te behet ortak me privatet?
Ne nuk ka aq leke,pse duhet te nxitohet qe te ndertoje rruge kaq shume sa shlyerja e tyre do te behet pas 10-15 vjeteve kur kjo qeveri nuk do jete ne pushtet?
Pse nuk deklarohet per rrezikshmerine financiare te PPP-vr KLSH,BB,apo FMN?
Pse nuk flet Keshilli i Europes apo Berzh-i per PPP?
Rama ka 6 vjet kryeminister dhe nuk ka rritur asnje lek pensuinet!
Pensionisteve u kompesohet buka dhe gazi i lengshem edhe sot,me VKM e vitit 1994,pra 150 leke ne muaj,kur cmimi i tyre eshte 10 fishuar!
Tallje me popullin dhe korrupsion qe behet nen hunden ose perkrahjen e nderkombetareve!
Je teper i sakte.
Te bytha e permendores te shkruhen emrat e politiqenerve te shqipedhise.
Komb lypsaresh mer!
Edhe lypsar edhe pordhar
Kombi shwiptar.
Lypin azile
Lypin ndigma perndimit
Lypin m u fut n jurop
Lypin cdo gjo
Edhe kto rrobat e gabit jan ato qe vijn falas nga KariTasi…
Po,ly e lyp e lyp e lyp
Tjetri ta hyp.
Hajd se Karin e Xha Tasit do hani o shqiplypsa..
Gabi,Engjelli Gabriel,Xhebraili pra,esht figur biblike,i dergumi i zotit n njerzi.
Me surprizove. Çne qe nuk i lepive bythen Edit kete here?
Jeni mesuar qe gjithshka vjen nga QEVERIA dhe SHTETI……….Ti Zoti Nazarko i shkruajte shume qarte Raportet e Ofert-Kerkeses qe Tregu i rregullon vete…..pra Shteti eshte vetem koordinator dhe operues ne Ndermarrjet e veta……….Fjala Shtet ne Shqiperi eshte akoma e 30 e kusur Viteve me pare………Njerezit flene akoma ne Darke me mendimin se te Nesermen , heret ne Mengjez vjen Shteti dhe e merr per Dore e Hyp ne Autobuz apo Makine dhe e con tek Puna e pare , po nuk i pelqeu e con tek e dyta e keshtu me rradhe…………eshte , per mendimin tim, shume e veshtire te reabilitosh menderisht nje Popull Mesdhetar, qe Punen e siguron vetem AI / AJO qe , e para di te punoj / Shkollimi i nevojshem dhe e dyta ka aftesine te jete Konstant ne ate qe ben…..me Fjale te tjera ta doje Punen dhe te shkoje edhe me 40-Temperature ne pune( per Shembull)….Ndoshta duket e pa llogjikshme apo ndoshta e ashper cfare shkruaj , por kjo eshte pak a shume Experienca ime per gati 30-Vjet ne PERENDIM……….me hir a me pahir gjithshka shkoj vetem nepermjet atyre Linjave qe i percolla me lart……..RESUME……………..Kush do dhe eshte “psiqikisht” ne gjendje te perballoje Punen ska per te pasur kurre Probleme per ta gjetur ate……………..ka edhe Faktore te tjere qe influencojne tek PUNA por per sot mjafton…….TUNG……ps. Zoti Nazarko jeni nje Analist me pervoje e i rrahur me dukurite qe e karakterizojne ate Vend …per shume Gjera keni te drejte—-Pershendetje
KY TRAPI TE NJEJTIN AVAZ KA GJITHMON ME PRRALLA DHE HISTORIRA FSHAÇE KOQE GOMARI
Me merr te keqen se une jam djale deputeti i PS. Gjithe leket qe fiton babai me korrupsion i shpenzoj jashte vendit qe asnje lek te mos ngelet ketu dhe te mos kete asnje perqindje te vogel zhvillimi.
Gabi është në të gjithë botën po nuk quhet Gabi, ka emra të fisëm. qarkullon rroba të përdorura për qytetar të dorës së dytë e të tretë, bamirësia e të kamurve. Gabi.
C’te gjeti sot o Nazarko qe na i shave te gjithe politikanet?
Cudia eshte qe nuk e perjashtove as skicofrenin e Rilindjes..
Tema ishte e bukur dhe simbolike. Epo, na qofte per hajer!