Pështirosje në stadiumin “Air Albania”

18 Nëntor 2019, 18:12Politika TEMA
Pështirosje në stadiumin “Air Albania”

Nga Ilir Yzeiri

Për të parë ndeshjen Shqipëri- Francë, më 17 nëntor, ditën që do të bëhej edhe përurimi i stadiumit të ri, e kisha vendosur që do të shkoja në stadium dhe ashtu bëra. Sigurova një biletë në tribunë 102 E, poshtë në reshtat e parë paralel me portën dhe përballë tribunës. Biletën e mora disa ditë më parë dhe, megjithëse kërkova një më të mirë, në tribunë mundësisht, me çfarëdolloj çmimi, më thanë që i ka në dorë Federata dhe, me qenë se Armandon as e njoh dhe as kam dëshirë ta njoh, u ngushëllova me biletën që më gjeti miqësisht zëdhënësi i Federatës. Isha i gëzuar dhe kisha vërtet emocion që do të merrja pjesë në ditën e parë të përurimit të stadiumit dhe natyrisht do të shihja edhe Francën, kombëtaren më të mirë në botë në këto vitet e fundit. Do të shihja gjithashtu edhe ekipin tonë të cilin realisht e dua dhe e pëlqej.

Gjithçka ishte perfekte. Nga kontrolli policor me shumë profesionalizëm e kulturë e deri te hyrja duke chekuar biletën njësoj si në impiantet më moderne sot në Europë, hyrja në stadium të jepte ndjesinë që ndodheshe në një kryqytet europian si Gjermania apo Italia. Spektatorët që hynin në stadium ishin po ashtu të gjithë të përmbajtur e me sjellje të pëlqyeshme. Ajo që të binte në sy ishte pjesëmarrja e fëmijëve, vajzave dhe grave. Ishte vërtet një festë e bukur dhe stadiumi, më në fund, kishte shansin se po bëhej vendi i argëtimit familjar dhe, ashtu si në stadiumet e vendeve të qytetëruara, po kthehej në një areal zbavitjeje jo vetëm për meshkujt, por për të gjithë, edhe për femrat e fëmijët.

Ndërsa dekori që ndërtohej me flamujt e vegjël që mbanin në dorë të gjithë, me shallet apo kapelet kuq e zi ishte po ashtu një shfaqje dinjitoze. Dhe, sapo futeshe brenda, stadiumi « Air Albania » të shfaqej madhështor e super modern. Më në fund, edhe ne, shqiptarët, do të ndjekim përfaqësuesen tonë dhe do të përcjellim ndeshjet e rëndësishme të futbollit në një impiant super modern që na bën krenarë dhe na njëjtëson me Europën.

Entuziasmi dhe hareja e tifozëve në fillim ishte mbresëlënëse. Thirrjet «Shqipëri! Shqipëri!» dhe valëvitja e flamujve të vegjël të krijonin një ndjesi të shkëlqyer, ndërsa mrekullia e flamurit tonë me ngjyrat kuq e zi e bënin atë ambient një areal me të vërtetë magjik. Mirëpo vetëm kaq, sepse gjithë ky spektakël u bë krejtësisht banal dhe u kthye në një parodi kinse nacionaliste bash atëherë kur në stadium hyri Flori Mumajesi që këndon prej disa vjetësh një këngë që ta shpif me tekstin bajat dhe me një muzikë që nuk merret vesh se nga e ka motivin.

Të kuptohemi, kjo këngë dhe ky këngëtar e kanë vendin e tyre në një mjedis të caktuar dhe nuk ka asnjë gjë të keqe që të këndojë në dasma, në ahengje apo në diskoteka brenda e jashtë vendit. Mirëpo, në një manifestim të tillë, kaq serioz e dinjitoz, po ashtu, të përfaqëoshesh me këngën e Flor Mumajesit apo ma xhamadanin vija-vija, është një prapambetje mendore një pështirosje. Stadiumi nuk është vendi për të promovuar shijet banale kinse nacionaliste dhe nuk është vendi të shesësh patriotzëm folklorik. Tjetër shije dhe tjetër shenjë la Era Istrefi që këndoi e fundit.

Para se të vija në stadium pashë fillimet e ndeshjes në stadiumin e Prishtinës mes Kosoovës dhe Anglisë. Sa shumë qytetari, sa shumë kulturë dhe përmbajtje. Flamujt e vegjël të Anglisë që mbushën stadiumin kur u këndua himni anglez ishin shenja më e mrekullueshme e mirënjohjes së thellë që kanë shqiptarët për Anglinë dhe anglezët të cilët ishin një faktor kyç në çlirimin e Kosovës nga bisha Milosheviç. Mirëpo, disa orë më vonë në një stadium shumë herë më të bukur dhe në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, në Tiranë, ndodh një shfaqje banale e një patriotizmi folklorik dhe banal e pa asnjë lloj kuptimi me një këngë mejhanesh.

U desh të prisnim këngën për hymnin tonë kombëtar që stadiumi të merrte edhe njëherë pamjen madhështore, megjithëse ata njerëz normalë që e kanë parë nga shtëpia këtë ceremoni, besoj janë neveritur nga fishkëllimat që iu bënë hymnit francez. Më tej, bash atëherë kur askush nuk e kishte mendjen, një tufë njerëzish nisën të ulërasin «Rama ik!».

M’u duk vetja si i mbërthyer në pjesën e unazës së «Astirit» apo i zënë gafil në Bulevard në kohën kur protestonte Luli. U përpoqa të kuptoj se çfarë shenjonte kjo klithmë. E kam thënë dhe në një shkrim tjetër, se «Rama ik!» është bërë një slogan pa përmbajtje. Kam qenë duke kaluar në sheshin e madh në kohën kur Luli bënte protesta përditë dhe një grup fëmijësh të kopshteve, duke qeshur thërrisnin «Rama ik!».

Edhe atëhere edhe sot e kam të qartë se nganjëherë sloganet e humbasin kuptimin që shenjojnë gjymtyrët veç e veç dhe marrin një shenjueshmëri tjetër. Por në këtë rast, aty në stadium, nuk po e kuptoja se çfarë do të thoshte ajo klithmë. Dhe kështu pas atyre këngëve edhe kjo klithmë ia vuri vulën dhe tani ndeshja ishte pa kuptim. Në stadium dëgjoje vetëm klithma të egërsuara njerëzish që nuk merrej vesh çfarë thoshnin, por që dukej se askush nuk e ndiqte ndjeshjen. Shakohoxha kishte të drejtë që shkruante se tifozët u morën me punë të tjera, por jo me mbështetjen e Kombëtares.

Borghesi, shkrimtari gjenial argjentinas, e urrente futbollin se thoshte që në stadiume farkëtohet nacionalizmi dhe etnocentrizmi, egoizmi nacional dhe përjashtimi i tjetrit. Nga ky vlerësim i tij ka mbetur diçka. Vërtet sot stadiumet, në disa raste, bëhen areale ku grupe të caktuara shfryjnë mllefe ideologjike apo racore dhe huliganë të kallëpeve të ndryshme shpalosin frustrimet dhe urrejtjen nacionale. Ne, shqiptarët, kemi qenë viktima të kësaj dhune në Beograd.

Mirëpo, ta kthesh stadiumin tënd, më të bukurin e të gjitha kohërave, në ditën e parë të tij, në një arenë ku shfryhen lloj-lloj frustrimesh banale që na paraqisin si një popull me identitet të dyshimtë dhe grindavecë e llapaqenë, sherrxhinj dhe pa asnjë shije, kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Për ta mbyllur po shkoj përsëri në Kosovë.

Hymnin e Kosovës atje para fillimit të ndeshjes e luajti në violinë Shkëlzen Dolli, mjeshtri i orkestrës filarmonike të Vienës, kurse te ne këngën për inaugurimin na e këndoi Flor Mumajesi. Stadiumin vërtet e ka në admisnistrim Armando Duka por me këtë rast mësuam se edhe shijet e tij në muzikë duhet të bëhen shije etnike. Aferim!

(TemA)

39 komente në “Pështirosje në stadiumin “Air Albania””

  1. Ne menyren me banale Duka degjeneroi himnin Frances dhe shqiptar.

    1. Adi says:

      O ilir je aq idiot sa ha mut! Ato qe shkruan t’i quash mediokritet i ben nder. Nivel

    2. Kastrioti nga Skrapari says:

      O Ilir, ma spjego pak fjalen “Aferim” dhe ne cfare gjuhe eshte?

  2. Tirona Re says:

    nuk duhen lejuar shpellaret ne stadium

  3. Raul says:

    Exelent, artikull brilant, mbeti vetëm vetëm Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit pa dalë në fushë me shpellaret e Unazës së madhe.

  4. kasem gahinji says:

    eshte rasti i pare qe bije dokord me kete humorist te shtirosur.po,me kete shkrim jam dakord.edhe per cfare thote per himnin francez.

    1. sancho panca says:

      Nuk e ka shkruar ai qe eshte ne fotografi, te gjenjen mendja apo ca? ?

  5. Jozi says:

    Por me i peshtiri ishte nje koqe qe kur filloi takimi bertiste nga altoparlanti: SHQIPRI, SHQIPRI.
    Qe krtu thashe, ishalla humb Shqiperia se kush e duron kete idjotin te na caje veshet si i marre.

    1. Roberto says:

      Jam shume dakort me ty. Nje idiot qe se kemi.pare askund ne bote te therrasi ashtu. Hiqeni ate debil se na nxori bojen. Prandaj thone te huajt qe jemi shoellare sepse gjithmone punet i zgjidhim me ulerima dhe dhune.

  6. te theme diçka dhe une. says:

    E ndoqa me shume endje dhe e prisja fillimin e asaj çfaqje ne Tirane, por ne momentin e fillimit, RTSH direkt ne internet u pengua dhe vetem rrotullohesh rreth vetes. Mu ngriten nervat; pastaj shkova tek nje sit futbolli ne anglisht per ta pare. Dhe thashe me vete: ne shqiptareve bena çfare te duash, kemi midis neshe nga te gjitha llojet mbitokesore te gjallesave qe nga ato idiotet e injorante e deri tek ato te mençurat qe jane ilaç me pika. Falnderoj Edi Ramen qe beri diçka bashkekohore per ate vend dhe , veshtire te shikojme me mbrapa sa te kemi syte hapur. Njekohesisht e mbeshtese ILir Yzerin per analizen objektive te mbremjes se djeshme. Ne fund e mbyll: me mire qe humben se merzitjen ja atribuoj asaj (humbjes) per te harruar organizimin idiotesk te Armando Dukes dhe Ilir Metes me britmat e rrugaçve qe jane korba te zese ne ate vend.

  7. Shqipetarë says:

    Ata që therrisnin ” Rama ik” kishin të drejt Z. Yzeiri, sepse biletat ua kishin dhënë falas partia që po bënë lëmësh Shqiperinë PD, dhe ne shqipetaret shitemi per pesë lekë….!!! Nuk jam me asnje parti, por urrej ata qe shajnë Shqiperinë, gjë që behet çdo ditë .. ,po na zene frymen.!

  8. vjeshta says:

    Jam bë një mendjen me ty 100%!
    Mumajesi është antikultura dhe arti!

  9. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Bo sa te shpifur jeni dhe ju qe kerkoni te mbroni nje mashtrues ordiner si Edi brekushja,PS PD LSI jane kanceri i shqiperise dhe njerezit kane drejte ta thone ku te duan

    1. Si qershite e "pa lagura" says:

      Na thuaj ( ne se di ) per ndonje te mire , pa … , partite dhe lideret tane kanceroze i njohin edhe femijet !

    2. Lasgushi says:

      Ilir,nuk e kuptoj çfarë pret nga një ceremoni që organizohet nga dy kokëtulë ë majmur e pasuruar,që as e.dinë nga bie e bukura. Dhe ekzekutohet nga pseudokëngëtarë stropjo injorantë si ai Fjori,Aurela Arditi.Ky stan këtë bilmet ka.

  10. specialisti says:

    Shkrimi shume i drejte.
    Per hymnin ne France, Macron kerkoi falje, megjithese u provua se ishte gabim teknik.
    Sa dolen ekipet ne fushe, plasen fishezjarret nga pjesa perendimore. Pse ? Patjeter nga UEFA do te gjobitemi.
    Ne stadium nuk ka politike por vetem futboll.
    Bileta te blera nga PD per nje grup militantesh.
    Basha tha sot qe i gjithe stadiumi bertiste “Rama ik”.
    Eshte reale ?
    Politike e shpifur qe edhe ne nje fushe futbolli duan te bejne politike partish.
    Kur nuk i ndajne edhe lojtaret e kombetares, ky i PD, ky i PS,ky i LSI etj etj.
    Turp

  11. mik says:

    Edhe ne komunizem njerzit e shanin Shqiperine, jo se nuk e donin, por e lidhnin cdo gja me udheheqjen komuniste. Dikush, nga urrejtja e qeverise Shqiptare shkoj edhe ma’ lerg duke deklaruar ne nje televizion te huaj, ” edhe gjakun do ta nderroj qe mos te kem me gjak Shqiptari ” !!
    A nuk po ndodh e njejta gja edhe sot ?!

  12. Debatik says:

    PD nuk njeh limite njerezore, Te mos keq kuptove, jo populli demokrat por udhehqja, i lane njjolle kesaj dite te shenuar per sportin shqiptar, por Jane injorante dhe nuk kuptove, nuk kane faj, Jane mesuar keq, injoroini o vellezer ti tregojme botes qe ne kemi dinjitet i kemi lene vete

  13. Tosi says:

    Hiqni nga stadiumet ata qe anuncojne si kafshe, me ulerima dhe nje ze te tmerrshem. Na ben te dukemi tamam anadollake. S’ka nevoje per ulerima per te ngacmuar publikun. Katunari e shpifur qe i ul vleren stadiumit dhe vendit.

  14. Alidemsi vjeter says:

    O Zoti Ilir ,populli ka nje shprehje mjaft sinjifikative per kete rast..Ka ra Katuni ne dore te Nunit….

  15. Arbeni says:

    Shkrim brilant

  16. Mirjeta says:

    Kot e nderruat foton e artikullit, e plotsonte me mire permbajtjen e shkrimit dhe shkonte shume me titullin!

  17. tropoja 54f says:

    ti mire qe dhe nje vleresim per situaten aty ne stafium,por te pakten te na thoje cilin kengetar/e preferon ti per heres tjeter se iku dhe kjo radhe e u zhgenjeve me florin? ke deshiron ti zoteri stresin noizin,çilin,fol u burr mbase e marrin parasysh ara qe e vendosin. edhe per ate xhamadanin tekstin mund te shkruaje nje tekst shpejt e shpejt gjate kohes qe turma therriste rama ik,se ti aty te shkon gjuha te dhembi prishur,nuk e ke hallin te flori as te teksti ,hajde pirdhu shkurtabiq i keq si nga trupi si nga mendha,mendon se ke shkuar ne koncert ose parade koqe

  18. ☹️☹️ says:

    NA NXORRE NGA SHPIRTI, MLLEFIN QË NA U MBLODH MBRËMË.ME KEQARDHJE THEM:
    S’E MERITOJMË ,QË JEMI NË EUROPË!

  19. fariu says:

    Te pershendes Ilir, Brilant, si gjithmone.

  20. Jimi says:

    E kthyen stadiumin ne nje mejhane te madhe, ku ne kete “aheng” , nuk munguan te gjithe llojet e cingijeve politike, e te dy sexeve!? Ne shqiptaret kurre nuk do te bejme prokopi. Ne jemi mesuar qe edhe dasmen ta kthejme ne mort! E dhimbshme!

  21. Gjoli says:

    Po,banalitet kishte,ndersa thirrja Rama Ik ishte vertet klitthme e njerzve qe ju dhemb shpirti dhe ju dha rasti ta bejne kete publike.Nuk ishte thirrje e mitingjeve partiake por KLITHME e njrzve me dite te veshtira kuder qeverrise.Kjo eshte e verteta Ilir.Mos ju fshihni.

  22. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Futbolli ka lindur ne rruge e rrugica, vjen nga rruga dhe eshte per njerezit e zakonshem, ata qe lodhen gjithe javen ne pune te rendomta apo te zakonshme dhe ne fundjave shkarkojne stresin dhe emocionet duke luajtur apo duke pare ndeshje futbolli ne stadium, shpi apo lokale. Futbolli nuk eshte balet ne akull apo shfaqje e filarmonise se vienes, futbolli eshte spontan ashtu si tifozi me shprehjet perkatese, futbolli eshte i bukur se dhuron emocion dhe tifozi i emocionuar reagon ne menyre emotive ne nje ndeshje futbolli duke perdorur fjalor apo gjeste qe nuk e perdor cdo dite. Futbolli eshte kenaqesia e fundit e njerezve hallexhinj, stadiumi eshte vendi ku sinqeriteti zevendeson hipokrizine, eshte sporti i fukarait, te pakten lerjani futbollin fukarait se kenaqesi tjeter nuk po kane ne ate vend…..

  23. fati says:

    Te lumte I. Yzeiri. E ke qare. Mese e vertet, nuk na duhen kinse nacionalizmat dhe spektakli nga me te dobetit. Pa asnje dinjitet e kulture. Cfare pune kishin aty kenget e Mumajesit dhe e xhamadanit. Po ai flamur i shemtuar gri qe u shpalos çfare kuptimi kishte? Sa kohe qe lihet ne dore te Dukes, do te presesh vetem peshtirosje.

  24. artan says:

    Ilir. I ke thene te gjitha pervec stolave te rinj qe thyen shpellaret. Ketyre u duhen mbyllur dyert e stadiumit deri sa te behen njerez. Po nuk u bene, atje jasht te rrijne si bagetia.

  25. Argjon says:

    Nuk po e kuptoj shkrimin tuaj dhe të zotit Minxhozi. A ishit të ftuar në këtë shfaqje apo ndeshje sportive? A paguat për shfaqjen dhe pagesa juaj
    ishte më e lartë se cilësia e blerë?
    Më duket se nuk keni qenë në stadium dhe me sa lexoj në asnjë stadium më parë apo ndonjë stadium të botës.
    Nga ana ime do të kisha dashur shumë të flitej për fishkëllimat ndaj “Marsejezës”. Ky veprim m’u duk i pahijshëm dhe nëse do ta shohim imtësisht, i bën me turp fishkëllyesit.
    Në shkrimet tuaja ju po përpiqeni të fshihni dhe të shmangni thelbin e thirrjeve kumbuese “Rama ik”.
    Tani, a ishin gazetat PRO QEVERITARE të cilat bënë me faj zotin Makron për dështimin e hapjes së bisedimeve me BE-në. Ngatërrimi i himnit në Francë dhe kërkesa e faljes më pas, na bën të mendojmë se ishte pakujdesi dhe gabim i falur.
    Pyetje, përse u fishkëllye Marsejeza, për Makronin? Atëherë ata që e fishkëllyen mund të quhen të nxitur nga zoti Rama dhe administrata e Partisë Socialiste?
    Arsyetimet që po lexoj më bëjnë të mendoj një gjë të tillë.
    Dikush që e di se çfarë thuhet në fjalët e Marsejezës,
    e ka të qartë se është një himn ku i kërkohet qytetarëve t’i tregojnë vendin armiqve të kombit.
    Në këtë këndvështrim ata që e fishkëllyen duken se janë ndjekësit e partisë që duan vetëm diktatorin dhe diktaturat.

    “…Tremblez, tyrans! et vous, perfides,
    L’opprobe de tous les partis,
    Tremblez! vos projets parricides
    Vont enfin recevoir leur prix {2x}.
    Tout est soldat pour vous combattre,
    S’ils tombent, nos jeunes héros,
    La terre en produit de nouveaux
    Contre vous tous prêts à se battre…”

    Po “Hands off from Kosova” e lexuat zotërinj?
    A mendoni se ka kjo ndonjë lidhje me zotin Rama dhe ndjekësit e tij?
    Ah po, politika nuk duhet të ngatërrohet me sportin. E mbani mend se kush ishte president i Serbisë kur djemtë e
    kombëtarë iu rrezikua jeta në Beograd?

    Në përvojën time, për herë të parë kam parë të mblidhen 20.000 shqiptarë në stadium për ndeshjen e Gjenovas, Itali.
    Aty kam dëgjuar të gjithë stadiumin të thërriste pa pushim, “Serbia, Serbia vaffanculo!!!”.

    Thirrja në kor nga një stadium i tërë “Rama ik” është një thirrje politike! E pasuar nga thirrjet “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri”, ishte edhe kombëtare!
    https://www.youtube.com/watch?v=bSjLguZWz9Q
    Për të gjithë arrogancën e zotit Rama dhe administratës së Partisë Socialiste. Ja pra që paska edhe njerëz që
    nuk mashtron nga llamarinat që shkëlqejnë dhe ky është lajm i mirë për të ardhmen e Shqipërisë.
    Shprehja e lirë është e shenjtë! Thirrjet ishin një shprehje e lirë dhe çlirim, në ditën që përkujtonte çlirimin e Tiranës.
    Ata që po fyejnë një shprehje të tillë tregojnë se janë diktatorucë në mendime dhe skllevër në veprime.
    Është e turpshme dhe fyese fishkëllimi i Marsejezes dhe shumë veprim qytetar thirrja “Rama ik”! Madje “Rama ik” nuk është fyes! Kur ka arritur puna të thuhet “Rama ik”, mendoni pak se mund t’u thuhet të tjerëve.

  26. Ben says:

    Jam shume dakord me Ilirin..
    Nacionalizmi esht prapambetje dhe gjithmon u fryn flakeve te rrezikshme..pastaj aman po per cfare te jesh nacionalist ketu..kane fituar ndonje gje keta ne epoken e Kryedukes..?Ca duhet te bejn shum kombetare qe e kan ngritur tej mase cilesine e lojes..Po Kroacia qe vajti ne finale boterori.?.Serbia Greqia ..Turqia etj..shume me larte se ne jane ne loje..keta sikur luajn kalceto.
    Keta si le hunda te qendrojn kokeulur e fjalepak.
    Patriotizmi te con vetem drejt Hitlerit dhe Stalinit.
    Ndjenja e qytetarise dhe dinjitetit ,dhe respekti per te huajin eshte FISNIKERI.

  27. pikeristi says:

    Po s’njohem vehten asnje milimeter ,s’do te bejme perpara.
    Shpejt a vone jo ne Europe s’do te na pranojne por ne kopeshtin zologjik te kafsheve me te egra do kene rezervime per te na futur.
    Nje dru i shtrember prish nje pyll te Tere.Nje pyll i shtrmber prish nje vend te Tere.

  28. Jimmy Trendelina says:

    Po perse po te kendoje Flor Mumajesi ne stadium na qeka keq? Sepse nuk i pelqene zoterise sate? Po perse nuk u dashka bertit ne stadium “Rama Ik”? Tashti ty mbase te pelqen qe po e mban ne qafe dhe te ka futur edhe gjishtin nga prapa, po ata qe therrasin “Rama Ik” jane ne te drejten e tyre. Cfare doje ti zotrote qe te therrisnin “Lavdi shokut Edvin Rama”? Perse o zoteri nuk mund te rrish pa treguar qe je nje kokerr koqeje qe e thua me ze te larte qe po nuk te pelqeu ty ndonje gje, atehere ajo nuk duhet te behet, apo se ata qe e bejne na qekan katunare, a te prapambetur, a nacionaliste a kushedi cfare? Pordhac! Ne kete bote nuk ke te drejte te pjerdhes vetem ti o Ilir Yzeiri, cdo njeri leshon pordhen e vet.

  29. Sqepari i urte...... says:

    Anglezin ta presim me violine hajt ta djegim Shqiperine!!!!! DHICAT

  30. Has, KS says:

    Te lumte Ilir, po kujt t‘i mbushesh mendjen, shqiptaret (Shqiperia) ishin me keq se qe kam menduar, nje %-je e madhe s‘ishin askund. Keqardhje.

  31. asd says:

    Shume dakort per Mumajesin por edhe per turpin e Arditit qe i mori 180 mije eurot per ate palo prezantim i denje per titullin “Zombi ne erresire”

  32. maga says:

    këtij internacionalist do ti pëlqente ndonjë këngë për be-në! o shoku internacionalist,gjithë evropa bazohet tek kombi dhe tek turma siç do ti dhe gjithë inferiorët e tjerë. në gjithë evropën mbështesin kombin e tyre dhe jo qytetarin inferior te botës pa identitet! ik shiko ndonjë ndeshje në francë,greqi,hungari,serbi,angli! servilë kulturorë që kurrizdalësinë tuaj doni ta shisni për dinjitet! ti nuk e ke problemim me këngën,po me përmbajtjen e saj! ti nuk do shqipëri të madhe ,po krahina të dobëta të varura nga grekët e serbët! sikur e njëjta këngë të fliste për turma pa identitet,për evropën absurde pa komb që ke ti në kokë,nuk do kishe asnjë vërenjtje. prandaj na kurse kohën dhe më mirë ik dëgjo përrallat tek shoqëria e hapur e sorrosit,sesa të çosh një biletë dëm!

  33. Jo per gje... says:

    Nuk e pash ndeshjen se mu peshtiros e gjith propaganda para ceremonise te hapjes… Qe nga Rama qe shkon loz futboll me lojtaret e Kombetares dhe s’le vend pa hedh grepat per komplimenta deri tek Duka qe u plak ne krye te FSHF-s pa pasur ndonje vlere dhe pa bere nje here nje pune te paqme vecse here pas here perpiqet te bej tifozet per budallenj.

    Por pash kendimin e hymneve rastesisht ne YouTube dhe ishte vertete tragjike…. Nje ze I nje vajze te re qe I kendonte hymnet sikur te ishin kenge pop ku I lejohet kengetarit ti kendoje me stilin e tij. Nje katastrofe e vertete…. Hymni kendohet ashtu sic eshte se nuk kendohet hymni per te degjuar kengetaren po hymnin!
    Kengetaren do e degjojme ne pub ku te zhvilloj koncertet e saj.

    Ps. Frances meritonte ti kendonim hymnin e algjerise ne fushe. Plehraaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje