BATUTAT/ Fermeri sot paradite në Lezhë: Pëshëndetje zoti Edi. Reagon Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

18 Nëntor 2019, 14:53Politika TEMA

Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me fermerët e Lezhës.

Teksa bashëbisedonte me ta, njëri nga fermeret që u ankua per mosmbajtjen e premtimeve krijoi edhe nje situate humori gjate takimit, teksa ngaterroi emrin e kryetarit te PD me emrin e kryeministrit Rama.

JA BATUTAT

Fermeri: Përshëndetje zoti Ed, më fal

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij

Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne.

Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu?

Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru.

A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje