Nga Skënder Minxhozi
Në fund të ndeshjes së djeshme Shqipëri-Francë, u duk se të gjitha palët shqiptare ishin të mërzituar. Me përjashtim të një grupimi njerëzish që festuan gjatë në rrjetet sociale deri vonë. Një pjesë e popullit të opozitës i priti me entusiazëm thirrjet “Rama ik” që u dëgjuan para fillimit të ndeshjes nga sektorë të ndryshëm të tifozerisë. Nuk dihet nëse u gëzuan më shumë që u prish ceremonia e “stadiumit me kullë”, apo që u ngrys fytyra e kryeministrit të ulur në lozhën VIP të stadiumit. Me gjasë, të dyja bashkë.
E vërteta është se ndeshja inauguruese e “Air Albania Stadium” nuk i shpëtoi dozës së shëmtuar të politizimit. Sepse jetojmë në një shoqëri ku njerëzit “hanë” politikë, në vend që të hanë ushqim, të gëzojnë kohën e lirë apo të merren me punët e tyre. Me statistikën më të thjeshtë elektorale, i bie që rreth gjysma nga 22 mijë shikuesit e pranishëm mbrëmë në Arena Kombëtare, duhej të ishin përkrahës ose votues të opozitës. E pra mbrëmë nuk pamë që njëra gjysëm t’i bërtiste tjetrës në fytyrë. Ishte thjesht një gjetje e papërshtatshme e një grupi njerëzish që nuk tregoi asgjë, veç faktit se ne dimë të prishim edhe momente që i përkasin jetës normale, e jo interesit të ngushtë politik.
Të bërtasësh kundër qeverisë kur ke përpara kampionët e botës në futboll, është një gjë që vështirë se të vjen spontanisht në mend. Megjithëse ka pak gjasa që dikush nga opozita të dalë e ta marrë përsipër valën e thirrjeve “Rama ik” në Arenën Kombëtare, shumëkush që ka parë sesi ndeshja u tentua të kthehej në miting politik, me shumë gjasë do të ketë menduar se kjo punë e ka një regji nga prapa.
Cilido qoftë skenari dhe regjia, për qindra mijë shikuesit e ndeshjes së mbrëmshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo puna e thirrjeve antiqeveritare ka qenë më shumë një krismë në mes të koncertit, një gjest i sforcuar e i pavend në një manifestim sportiv, sesa një tregim muskujsh kundër Edi Ramës. T’u kujtosh gërr-mërrin politik mijëra njerëzve në stadiumin e ri ku hyjnë për herë të parë, e shumë më tepër të tjerëve në shtëpira e lokale, të mbledhur për të shijuar një ndeshje futbolli, do të thotë të kesh shterruar me rrugët e tjera për t’i bërë dëm qeverisë. Kjo e thirrjeve “Rama ik” ishte një shenjë dobësie, e jo një provë force e përkrahësve të opozitës, sepse stadiumi i ri dhe Kombëtarja jonë e futbollit meritonin diçka më shumë se një protestim politik, në ndeshjen inauguruese.
Rama nuk rrëzohet nga shkallët e stadiumit të futbollit. Ai rrëzohet në parlament, në sheshe dhe kudo tjetër ku ka përballje mes pozitës dhe opozitës. Meqë këto rrugë duket se kanë dështuar, duket se gjetjet “origjinale” si kjo e stadiumit mbrëmë, po zëvendësojnë aksionin e premtuar por të parealizuar opozitar.
Ka një vendim ende të pashfuqizuar të Partisë Demokratike për të vijuar me protesta derisa të rrëzohet qeveria. I përket muajit shkurt, kur u dogjën mandatet dhe që ende s’e ka rrëzuar askush formalisht. Ja ky është problemi i vërtetë i opozitës që sajon strategji dhe taktika naive, si thirrjet kundër qeverisë në një ndeshje sporti, duke harruar çfarë ka premtuar dhe vulosur me dorën e vet solemnisht para shqiptarëve.
Pas kësaj që pamë në Arena Kombëtare, mbetet vetëm që kur të inaugurohet Teatri i ri Kombëtar, të çohen në mes të “Pallatit 176” dhjetë apo njëzet veta, e të shajnë me “libër shtëpie” arkitektin danez, Edi Ramën dhe Erion Veliajn…
FATKEQSIA ESHTE NE PD JANE MBLEDHUR PLEHRAT NJEREZ TE PA SHKOLLUAR VJEDHSA .
JANE NJEREZ QE NGATEROJNE KEKUN ME BYREKUN
Sa qenka merzitur ky se bertiten ata. Po normal se me rilindjen ha buke.
Shenjë dobësie ishte dhe për Çausheskun. Kështu nisi dhe në Bukuresht fiks para 30 vjetësh.
Po ngatrron Karin me dollarin.Causheskin e permbysi amerika dhe europa .Hiqi syte nga bytha sali kriminelit te shikosh se amerika e europa Jane ne te njejten sofer me Ramen.Pyet lul shalengjiturin se ta shpjegon me mire cdo te thote te kesh ameriken kunder.Nje telefonate ,dhe bishti nder shale tash gjashte vjet.Goja llap ,kurrizi dap.
Po mor variabël tresh xyz. Trimat shqiptarë, kur shkonin në stadiume në vitin 1990, po t’ua mbante, ashtu si rumunët si për Çausheskun, të thërrisnin Enver ik, dhe jo mbrëmë kur sjenaristë d regizorlt e shfaqieve të tilla, e dinë se Rama jo vetëm që nuk është as 1/1000 e Enverit, por përkundrazi Saliu me shokët komunistë e urrejnë atë, pikërisht se Rama e ka dëshmuar me fakte e vepra që është antienverist e antikomunist.
Mbrëmë isha në stadium për të parë si ndeshjen, ashtu dhe impiantin e ri “Air Albania Stadium”. Ishim në sektorin ku ish dhe tifozeria franceze, në tribunën jugore, kur para ndeshjes u dëgjuan 3-4 thirrje “Rama ik!”. Ne nuk na bëri përshtypje, sepse e kuptonim se ç’përfaqësonin, por kur i dëgjoi nipi im 9 vjeç ato, i habitur më pyeti. Po këta ç’janë o gjysh. Ç’t’i thoshja? Me që ishim në stadium gjëja e parë që më erdhi në mendje, dhe nga që ai e di kush është Lulzim Basha, i thashë me buzëqeshje: “Janë tifozët e xhaxhi Lulit”. Dhe ai ne naivitetin fëminor buzëqeshi.
Thirrjet nuk vazhduan më shumë se 2′ ndoshta nga që autorët e panë që ato nuk u përcollën ashtu siç do dëshironin. Përfundimisht, ato ishin një shfaqje dëshpërimi të thellë, nga 3-4 militantë, (jo më shumë, se i kisha afër), të PD apo LSI, pse jo edhe nga socialistë që nuk e duan Ramën dhe që në këto raste këta tipa, populli i qesëndis me shprehjen: “Kur s’kanë ç’i bëjnë gomarit i bien samarit!”.
Jy shpellaret me x e me y si luli qe nuk di tabelen e shumezimit,mire qe thirret “rama ik”ne vend qe te digjnit stadiumit….
Shpellaret kane 30 vjet qe vjedhin e shkatrrojne ate qe njerzit e ndertuan ne 50 vjet
X Y Z
TI JE
ANALFABET
Opozita tregoi edhe nje here,se nuk mund te grumbulloj dot, perkrahesit e saj ,per te protestuar !
Bileta te blera me lek te pista,thirje politike ne stadium,per ate qe inicioi ndertimin e stadiumit,jane llogjike e papranushme !
Berishjanet kane vrare mendjen per te bere thirrje kunder Rames,ne diten e inagurimin te stadiumit
Keta edhe sikur Rama te ndertoj mbrekullin e tete te botes,do protestojne me lek te vjedhura kunder Rames .
Thirjet “Rama Ik”,nuk ja dobesuan pozitat Kryeministrit,bile ja forcuan,perballe lidert shkatrimtar – demokrat, Berisha !
Berisha ,ai qe edhe daten e themelimit te PKSH,e ka vetvendosur me 7 Nentor (Jo 8-te ),stadiumi I duket me i vogel se SHQUPI,goja e tij nuk njeh fjale mirenjohje !
Nuk u qytetrua,megjithes kerkon te duke i “RI” ,ne fund te pleqerise !
Thirrjet ishin reaksion ndaj korrupsionit te Rames qe mundohet te justifikoje vjedhjet dhjetramilioneshe me aferen e stadiumit me sms te Morr-injos mor ti koqe.
Mos shihni enderra me sy hapur
O Xyz, ju dhe te gjithe ato qe,
Uluritet mbreme me thirrjet Rama ik,
Jeni bukeshkalle, shpellare te felliqur,
qe, perfituat nga zemergjeresia e k/ministrit
me te sukseshem, z. Rama, dhe nen udheheqjen e treshes famekeqe Berisha
Meta-Monika, e kthyet arenen sportive
ne arene politike.
Por harrojeni se mund te vini me ne
Pushtet, per te pakten nja 20 vjet, me
Keto lider d keto metoda monstroze qe
Perdorni. Nuk eshte me populli i 91.
Mos e keqkuptoni Minxhozin.
Ky artikull s’ka te beje me stadiumin ,
Ky artikull eshte porositur per t’i paraprire prishes se teatrit.
Eshte krim patjeter kur sporti ngaterohet me politiken kriminale qofte kunder apo pro Rames!
Ty te lumte qe nuk lodhesh duke analizuar te keqen qe nuk di me mirë!!
Zoti Minxhozi kjo eshte malokeri, shpellareve nuk ju ben efekt stadjumi se nuk erdhen per ndeshjen por per te uleritur….. Kafsheri e organizuar me dirigjent Duken e DROGES qe u jep bileta.
Ne stadium apo ne shesh, rendesi ka qe me e pakta gjysma e njerezve bertiten se nuk duan qe ta shohin Ramen. E pranon edhe vete autori i shkrimit. Tek gjysma qe ndenjen “urte” ka disa kategori nder te cilat bejne pjese edhe ata qe duken sikur e duan, ose qe te jemi realiste ushqehen akoma ne grazhdin e Rilindjes, sikurse ben edhe Minxhozi.
Po pse cfare shenjash duhet te trgohen me rregjime? Mos bej kot sikur nuk je vellai i Minxhozit te Gerdecit. Stadiumi nuk eshte as i Rames e as i Berishes. Analist edhe per ndeshje futbolli ti koke lope???
Eshte liri e shprehjes,por komunistet e PS-se nuk e dine kete koncept.
Rama eshte njeri i urryer, se nen mbreterimin e tij kane marre plackat dhe kane ikur nga syte kembet mbi 500 mije shqiptare( nga Eurostati kjo statistike).
Ne Shqiperi kane mbetur te pashpreset ,mafiozet dhe krmiminelet qe vrasin e vjedhin ne mes te dites.
Per te pashpreset,e vejtmja gje qe kane ne dore eshte te bertasin kunder krimineleve qe qeverisin.
Nderkohe Minxhozi dhe sahanlepiresit e krimineleve qe qeverisin,kerkojne tu heqin edhe kete te drejte te pashpreseve.
Sa per lirine e shprehjes o i ashtequakturi
I urti ajo nuk behet me pabesi, duke blere
biletat per te pare nje ndeshje sportive,
Por me burreri, duke u organizuar e kerkuar l
leje, per manifestime politike.
Po kujt i them edhe une per burreri,
Ku keni burreri ju o bukeshkalle,
Halabake e sahamlepires.
Ia bere sherbimin e rradhes Edrames o Mixhozo…
U PA KJO PUNË;
RAMËS , I HANĒ MUNË.
S’E MPOSHTIN DOT,
ZGËRLAQEN MË KOT.
SA TË JETË SALIJA,
ME PANÇOT E TIJA,
RAMA MBRETËRON,
ZHEJI, TURFULLON .
Lexoni Ngjelen bire intelektualesh dhe me petsonslitet.Vete Ngjela jo vetem i shkolluar por edhe i lexuarAi nuk thote Rama ik sepse duket qartazi se nuk i ka ardhe rradha .Na e beni sikur Surreli eshte me saraja dhe mendjet e njerzve kushedi se si e imagjinojne kur ajo eshte thjeshte nje shtepi fshati e zakoneshme Po pse ai jeton atje? Sigurisht per arsye lersonale per ajrin etj dhe jo ne vila me……..
Po cte keqe ka o Minxhoz………ta shuajme fare opozitarizmin? E pane ne statium dhe bertiten kundra….fare nornale ne demokraci. Ne parlament nuk shkojne,ne rruge jo…..te pakten ne stadium….Njepyetje kam une…ka ngel ndonje Minxhoz pa karrige shteti?
Nje artikull komplet i politizuar qe shan kunder “politizimit”.
Minxho nuk eshte as hera e pare dhe as e fundit qe futbolli perdoret per te dhene “mesazhe politike” kshq mos na bej puritanistin si kurvat e virgjera.
“Rama ik” ne stadium nuk thirren vetem opozitaret. Thirri nje popull i tere. Nje popull te cilit Rama i ka mbytur dhe mbyllur gjithe kanalet e shprehise dhe komunikimit dhe te cilit po i mbyll dita dites dhe lirite dhe nje vend ku mund ti shprehin eshte pikerisht stadiumi.
Mesazhin ja dhane bukur. Ne ka veshe, te degjoje.
Nuk thoni shyqyr qe nuk u rra ne mendje te prishnin stolat?! Ata duhen falenderuar!!
Nuk eshte shenje dobesie ,por eshte injorance.Ne shkuame per te pare futboll jo te degjonim britemen e injoranteve per rreth.Por ishte e çuditeshme se ata qe ulerini’ Rama ik ,po ata fershellyen edhe hymnin Francez isha deshmitar okular .Injoraca do te ulet ne plehra jo ne kushte komode per te pare evenimente te tilla.Ky grup britmash duan organizime si per 100 vjetorin e pavarsis(duane tort)Hyrja E 107.
Le të lehin qent, karvani ecën perpara.
A nuk i beri tre stadiume Rama?
Në Shkoder, Elbasan dhe me i bukuri e ma i madhi ky i Tiranes.
Ky i Tiranes, i vuri kapakun se Rama eshte artist perparimtar dhe me pikpamje moderne europiane.
Le te pelcasin Salinjte, Lulushet, Like verdhushet dhe Mona baxhella.
Suksese KM yne.
jane po ata qe rrifeshin per te marre nje cope torte me legena dhe kova qe bertasin Rama Ik..pune shpellaresh kjo eshte pune e Armand Dukes dhe vellait vet ne bashkepunim me Sali e Lylzim
I urryer, i shpifur, etj, quajeni si te doni, km nuk eshte ndonje modele dhe nuk ju pelqeu, ai ben punen e vet dhe ju beni tuajen , stadiumin nuk e donit dhe tani qe u be hyni aty dhe shani km, ta shanit se nuk e beri do kishte kuptim.
O z. Minxhozi , une e marr ne kontest tjeter kete thirrje . Une jam i sigurt qe jane tall me Lulin qe bertiti gadi nje vit Rama ik , dhe Rama jo vetem qe nuk iku por beri alamet stadjumi ku argetohen te rinj e te moshuar si socjalist , demokrat , pra te gjithe . Nuk e perjashtoj qe aty mund te ken qene edhe nja 10 vete te Astirit qe u jan prish shtepite . Por edhe ato e kan dite qe i kan ndertu pa leje dhe nje dite do ju prishen si atyre edhe te tjereve qe kan ndertu vila duke vjedhur popullin qe edhe atyre do ju sekuestrohen .