Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u bëri thirrje palëve që të lënë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe të punojnë për të ngritur një institucione të besueshëm.
Teksa mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit Europian, Soreca solli në vëmëndje edhe deklaratat e Macron për negociatat dhe tha se moshapja e negociatave, nuk ishte një vendim por shtyrje e vendimit.
“Moshapja e negociatave, nuk ishte një vendim por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, jo vendim unanim, por vendim për t’u kthyer pas në një reflektim. Angazhimi ynë në raport me Shqipërinë mbetet i pandryshuar.Moahapja e negociatave hapi një debat te madh.
Shpresojmë që në muajt në vijim të kemi një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në. Është diskutuar shumë në Bruksel dhe në nivel të lartë që shumë. Nënvizoj edhe atë që ka thënë Macron, nëse inplementoni metodologjinë e BE-së jam gati të hap negociatat dhe një nga këto është zbatimi i drejtësisë së re dhe forcimi i kufijve.
Reforma në drejtësi do të japë rezultate pak muaj më vonë kur të implementohet në mënyrë të plotë. Dialogu politik është mjaft i rëndësishëm, kompromisi është i rëndësishëm, të gjithë duhet të investojnë për të arritur një konsensus politik. Është për të mirën e Shqipërisë. Ashtu sikur janë nënvizuar edhe elementë të tjerë.
U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënyrë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe të ngrenë një institucione të besueshëm. Përsa i përket reformës zgjedhore inkurajojmë partitë, kërkojmë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur që të përmbyllet si paketë e plotë.
BE-ja do të investohet me kapacitetet më të larta teknike. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve” deklaroi Soreca. (TemA)