Krizën aktuale më të fundit, atë për emërimet e në Gykatën Kushtetuese, që po si protagonist presidentin Meta, nuk është e nevojshme ta shohësh në kontekstet juridike për të dalluar se kush po e shkakton dhe në se në ç’kah është e drejta.
Mjafton t’i qasesh politikisht, sigurisht, duke u shtrirë në kohë dhe detaje.
Gjykata Kushtetuese, ringritja e saj, është një ndër triumfet e Reformës në Drejtësi, dhe kuptohet mirë pse Meta ka një çakërdisje, në fakt të panjohur deri më sot në tipologjinë e tij politike.
Varion kjo që nga shfaqjet me tension nervor në rast aktesh e deklaratash, e deri te sjelljet e shpenguara të tipit “adoleshencë e vonuar”, ku regjistrohet dhe një vetëprezantim në publik me mbathje banje.
I njohur në politikë vetëm si aktor krizash e kurrë si politikan idesh, projektesh, vizionesh, programesh apo reformash, vetëm me LSI-në si produkt që lidhet me emrin tij, një mishërim i klientelizmit, ai, në çdo krizë të kaluar, ka qenë gjithsesi më i vetëpërmbajtur. Mjaft të kujtojmë KPD-në e famshme, të përplasjes së tij me Nanon. Jepja hakun: kishte një seriozitet tërheqës përballë Nanos gojëçapraz.
Ndërsa kjo me Ramën, pra me mazhorancën që pas 2017-ës, është një shpërfytyrim dramatik i tij. Eshtë i tillë që e tradhëton në vetëpromovimin si njeriu që ka “të parën Shqipërinë” dhe që e bën vetëdenoncues të asaj çfarë fshihet pas frazave me theks patriotik, deri me bërjen e shqiponjës pas anullimit të 30 qershorit(!). Eshtë ajo që, nëse në krizat e tjera ka patur përballë aktorë politikë porsi ai, në kuptimin nacional, kësaj here ka ndërkombëtarët.
Një linjë përplasjeje me ta e ka shoqëruar që pas votimit(me pahir) të Reformës në Drejtësi. E nëse e ka ngritur votën me bindjen se ajo kurrë nuk do mund të jetësohet, jetësimi i saj nën diktat ndërkombëtar, e ka çuar në “pikën e vlimit” ku ndodhet. Pra, nuk është një betejë që e ka me Edi Ramën. Kjo bën që ndërsa ai turfullon, kryeministri shfaqet, siç Meta do thoshte, tërë “qetësi e dashuri”.
Qetësia e këtij të fundit, siç në rastin e 30 qershorit, ku me sportivitet përcillte bindjen se ato do zhvillohen gjithsesi, gjë që ndodhi dhe tamam siç e kishte parathënë, është prova se Meta, në gjithçka synon ndërkombëtarët, ata po që bëjnë të paimagjinueshmen deri më sot: heqjen e drejtësisë nga duart ku Meta e jo vetëm e kanë patur gjithnjë.
Nuk është çështja nëse e kap apo jo Rama; çështja është se ajo po i ikën (apo ju ikën) nga duart njëherë e mirë. Dhe kjo nuk është pak për aktorë politikë që i kanë shpëtuar drejtësisë paq për afera ulëritëse.
Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, pra ato që kanë provokuar krizën më të fundit, vijnë në kohën e një disfate të rëndë në projektin me natyrë ekstreme për ta kthyer përmbys gjithçka, për ta zhbërë reformën, duke rrëzuar qeverinë.
Fjala është për djegien e mandateve, protestat deri të dhunshme, e më pas bojkotin e zgjedhjeve lokale.
Në mos kanë qenë apo janë të bindur shqiptarët, se pas këtij projekti qëndron në pozicion okult vetë Meta, te ndërkombëtarët kjo as që ka diskutim.
Dhe ata, në shah-matin e tyre po veprojnë në bazë të kësaj të dhëne, të kësaj vetëdijeje, mbi atë se ç’rol ka marrë kreu i shtetit dhe se ç’kërkon të bëjë ai, në synimin në nivel çmendurak, për ta pamundësuar Reformën në Drejtësi me çdo çmim, deri në “frymën e fundit” siç mund të thuhet në këtë rast.
Edhe thirrjet e fundit për “kapje armësh”, nuk i adresohen Ramës por ndërkombëtarëve. Betejën e ka me ta, dhe është rasti, jepja hakun, për t’u vlerësuar në heroizmin e tij. Por është një heroizëm që e tradhëton, për të kuptuar se ç’fshihet pas tij: një makth i madh!
Në këtë pikë, siç e kanë kuptuar fort mirë ndërkombëtarët atë, edhe ai i ka kuptuar fort mirë ndërkombëtarët. Dhe këtu nis humbja e “qetësisë dhe dashurisë”! /tesheshi.com/
Ja dhe Shreku me dy Bolet anash qe me mengjes per te na ikur oreksi i dites se sotme…
Po Muti ka te drejte! Keta amerikanet me te vertet jane te poshter!? Po si mos te revoltohet piratpresidenti yne i nderuar me keta!? Almir Rrapo keshilltari i presidentit tone, para disa vitesh, vete ne ambasaden amerikane per vize, keta gringot jo ti japin vize, por i vene nje pale byzylyke dhe vertet e cojne ne Amerike! Po pse valle, cfare te kete bere ky Almiri keshilltar? Mire me amerikanet qe nuk i mbreh dote qete, po ky Almiri, gojet e liga thone qe eshte bere bashkpuntore me drejtesine amerikane dhe ky coc ka llafosur me ata, per ca bema qe kane ndodhur ketu ne Shqiperi , ne kohen kur ka qen keshilltar i Mutit dhe ordinanc i Mones!? Thuhet qe per kontributin qe ka dhene, ketij Amirit ja kane hequr denimin dhe madje i kane nderruar edhe identitetin! Cfare nuk ndodhe, edhe Almiri t’ja bej kete!? E qe nga ajo dite, piratpresidenti jone, jo vetem qe nuk i honeps fare keta gringot, por nuk po ben dote gjumin sic e bente me pare ! Ka filluar te shikoje endrra te cuditeshme ,e te frikshme! Here here i del Almiri qe nga pertej oqeanit ja ben me shenje qe te vij!? Here here i dalin ne ender ca kokpalare qe i turren presidences dhe e kercenojne qe ti marrin kolltukun!? Here here i del Dritan Prifti i cili qe nga pertej varrit i ben thirrje qe ti bej nje vizite shoqerore, se eshte merzitur shum vetem dhe pa shokunm e tij te ngushte ! dhe mbi te gjitha ta ckoqisin mire ate punen e perqindjes !? Thone qe here, pas here se c’shikon ca si shufra , apo si cokollata te verdha, qe shkelqejne forte nga drita e djellit , sa qe e verbojne. Ai turret qe ti kape, por ato per dreq vrapojne drejt Krrabes, Vrapon aq shume saqe fillon e i merret fryma. Nga gjithe ky siklet dhe nga qe nuk arriti te kape gje i del gjumi dhe e shikon veten te mbytur ne djerse. Mos o zot ti ndodhe gje ketij presidentit tone te cnderuar!
1
/