“Kushtetuesja”, të betuarit e Metës në rrezik: Më 21 nëntor Besnik Muçi del para Vettingut, më 27 nëntor Marsida Xhaferrllari

18 Nëntor 2019, 10:45Politika TEMA

Dy të emëruarit dhe të betuarit e Ilir Metës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferrllari rrezikojnë të mbeten në “rrjetën” e Vettingut brenda nëntorit.

Në datë 27 nëntor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim ankimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Kjo e fundit nuk ishte dakord me vendimin e Shkallës së Parë të vetingut, që e la pa një vendim përfundimtar. Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kreu rreth një vit hetim në tri kriteret (pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës), doli në përfundimin se Xhaferllari nuk ishte magjistrate e për këtë nuk ishte subjekt i ligjit.

Nga ana tjetër, Xhaferllari, e cila kaloi në filtrat e vetingut në cilësinë e drejtueses së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe shpalljen e një vendimi përfundimtar, që është konfirmimi në detyrë.

Më datë 27.11.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Ardian Hajdari, në cilësinë e kryesuesit; Ina Rama, relatore; dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Me date 21 shkarkohet nga Vettingu edhe Besnik Muçi.(TemA)

3 komente në ““Kushtetuesja”, të betuarit e Metës në rrezik: Më 21 nëntor Besnik Muçi del para Vettingut, më 27 nëntor Marsida Xhaferrllari”

  1. Hetuesi says:

    Rrëmbe i armët….
    Dhe futini Metës një kapsolle ne fund të kurrizit…!
    Ndersa Fallxhorja le te vazhdoje takimet pertej Atllantikut me Priftin dhe Hoxhen, ti flas Hoxha në rrëzë …të veshit…!

  2. Hetuesi says:

    “Rrëmbeni armët….,”
    Që të shpetojë Kryekusari nga Reci…
    Dhe futini Metës një kapsolle ne fund të kurrizit…!
    Ndersa Fallxhorja le te vazhdoje takimet pertej Atllantikut me Priftin dhe Hoxhen, ti flas Hoxha në rrëzë …të veshit…!

  3. Cipini says:

    Plehra prodhon plehra. Ilir plehra nuk ka zgjidhje tjeter me trubullirat qe sjell, tja japi vehtes se eshte personi me i urryer ne kete vend. Rrofte drejtesia qe shpresojme te na vije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje