BATUTAT/ KLP kërkon shoferë për anëtarët! Fino: Absurde, po ulim nivelin e bisedës. Alimadhi: Zotëria është nga Gjirokastra

18 Nëntor 2019, 13:13Politika TEMA

Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi kërkoi në komisionin e Ligjeve që në buxhetin për vitin 2020 të shtohen 6 shoferë, 4 sekretarë dhe specialistë IT-je, kërkesa që u rrëzua pas shumë debateve.

Ka një dallim mes tavaneve buxhetore të dhëna nga ministria e Financave dhe kërkesat e këshillit. Totali i diferencës është 214 milionë lekë mes tavanit dhe kërkesës.

Një pjesë e shtesave që propozohen në 2020 ka lidhje me shtimin e punonjësve në administratë. Ne kërkojmë që të kemi 4 sekretarë më shumë. Me logjikën e ligjit katër komisionet, prandaj duhet të kryejnë funksionin në mënyrë optimale dhe prandaj duhen dhe katër sekretaret. Një shtesë tjetër ka të bëjë me numrin e shoferëve pranë KLP. Kemi vetëm 7 shoferë.

Gjatë këtij viti kemi pasur rastin të diskutojmë për statusin e KLP. Në këto kushte trajtimi i anëtarëve për transport duhet të zgjidhet. Si për KLGJ duhet të bëhet dhe për KLP. Duam dhe 6 shoferë. Specialistin e IT-se, kemi vetëm një të tillë. Na duhet dhe një tjetër” tha ai.

Por, relatori i buxhetit Bashkim Fino e kundërshtoi. “Ju keni 7 shoferë dhe kjo është absurde, që të kërkoni rritjen e numrit të shoferëve dhe sekretarëve. Është gjynah të ulim nivelin e bisedës për buxhetin. Buxheti për KLP është 73% më shumë” tha Fino.

Ndërkohë që Adriatik Alimadhi nga opozita nuk kurseu batutat drejtuar Finos.

Zotëria është nga Gjirokastra dhe qeveria ka gjetur njeriun e duhur për buxhetin”. Megjithatë Ibrahimi këmbënguli sërish “Çështja e shoferëve ka të bëjë me statusin dhe cdo anëtar i KLP-së ka statusin dhe këta funksionarë mbështeten me shërbimet e një drejtuesi mjeti.

Jemi përpara domosdoshmërisë për këtë shërbim. Unë sot e kam marrë vesh se do të diskutohet buxheti. Por kujtoni se cështjet e statusit të anëtarëve të anëtarëve të KLP-së nuk janë të diskutueshme dhe negociueshme” tha Gent Ibrahimi.

2 komente në “BATUTAT/ KLP kërkon shoferë për anëtarët! Fino: Absurde, po ulim nivelin e bisedës. Alimadhi: Zotëria është nga Gjirokastra”

  1. Emri ; Po ma don
    Mbiemri ; Qiflliu

    Arsimi : Uni. Europian . Diplomuar si transportues malli .

    Profesioni castit : I hapur per gjithcka ,shofer me experiece disa vjecare ,
    transporte njerezore anemban Shqiperise – Athin dhe shume arte interesante transportesh ,
    der te tjera edhe VIP-esh .
    Am nji shofer i taletuar ,qi sidomos vecanarisht sexin Femer ,
    afroj shuuuume garanci e kenaqsi e udhetim .
    Pra shkurt edhe i pashem ,i sjellshem dhe i dashur me te gjithe ,
    di me rujt mir sekretet (gje e cila perben kushtin kryesor ne lidhje me cdo art korrupsioni te nivelit
    te lart etj maredhenje ,qish dush tej)
    Am shofer qe di edhe gjuhe te huaj si psh Anglisht (hau du ju du maj shpirto ) etj
    am shofer si pak te tjer ,qe e mbaj fe….en duke udhetu edhe ne Prehr ?
    me i afru udhetim sa me te kendshem sidomos per ato te iveleve te karta si Zonja Prokurore ,
    Zonja Gjykatese e pse jo edhe zonja Munistret ,
    duke i afruar nji Komoditet te papar ne Shqiperi deri me sot .

    Per te tjerat interesohuni e Polici .
    Sjellje shembullore 10 -vjet e liruar me Dekorate te Presidentit Nishani

    Flm . Mos humisnni rastin qe ju afroj te nderuar KLP

  2. Gani says:

    Ka rene buxheti dhe mender shteti ne dore te fino finokut… Kokra e injorantit, parazitit dhe hajdutit… Cdo dite qe shikon fytyra te tille, te shtojne akoma me shume deshiren per t’u zhdukur nje ore e me pare nga ky vend dhe keto fytyra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje