Talat Xhaferri: Shqipëria, vendi unik që duhet marrë shembull për bashkëjetesën fetare

18 Nëntor 2019, 10:28Rajoni TEMA

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, që po organizohet në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Xhaferri tha se Shqipëria është vendi uni dhe që duhet marrë shembull për bashkëjetesën fetare.

Sipas tij, nëse feja përdoret siç është shkruar, mund të prodhojë vetëm të mira, por nëse përdoret për të përçarë, atëherë duhet parandaluar.

“Praktikimi i një feje kurrë nuk guxon të jetë në dëm të një feje tjetër. Edhe liria e fesë iu nënshtrohet rregullave të përgjithshme. Fakti që jemi tubuar në Shqipëri, dërgon një mesazh të fuqishëm, se ky vend është unik dhe shembull për bashkëjetesën e religjioneve të ndryshme.

Duhet marrë model. Religjioni, nëse përdoret ashtu siç është shkruar pa përdorur fjalor urrejtjeje, mund të prodhojë vetëm të mira. Por, nëse përdoret për të përçarë, duhet të parandalohet”, tha Xhaferri.

2 komente në “Talat Xhaferri: Shqipëria, vendi unik që duhet marrë shembull për bashkëjetesën fetare”

  1. Zorro says:

    Boll me kete bashkejetesen fetare se nuk eshte fare keshtu!
    Shumica e shqiptareve as duan t’ia dine per fene dhe kjo eshte merite e socializmit qe i zhduku ato!
    Po te ishte per bashkejetese sot nuk do kishte kaq shume vrasje,ngujime per gjakmarrjen etj!
    Merruni me realitetin,me mjerimin,me korrupsionin,me mungesen totale te shtetit ligjor etj se keto i detyrojne shqiptaret e ikin nga vendi!

    1. Flm says:

      Duan te promovojne Bashkjetesen kur dihet mire qe jane Islamiket ata qe nuk ju a lejon Feja e tyre bashkjetesen me te Krishteret.
      ##$
      Eshte e pa mundur qe ne nje varez musulmanesh te lejohet te varoset nje i Krishter.
      Eshte e pa mundur qe nje Musulman te denoj Ajetin te Kuranit qe shkruan.
      Kapitulli 2
      Ajeti 220. Mos u martoni me idhujtarët derisa të fitojnë besimin tuaj. Një skllav besnik vlen më shumë sesa një grua e pabesueshme falas, dhe kur akoma më pëlqen shumë. Mos u jepni vajzave tuaja idhujtarëve derisa të kenë kryer besimin tuaj. Një skllav besnik vlen më shumë se një pabesimtar, dhe madje edhe nëse ajo është më e dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje