Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka hartuar një raport me shumë kritika drejtuar Këshillit të Emërimeve të Drejtësi, lidhur me mënyrën e organizimit të tij, vendimmarrjes por edhe me të gjithë procesin e verifikimit, listimit dhe propozimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Avokatja e Popullit konstaton se KED ka marrë e vendime në mungesë transparence, duke shmangur kompetencat e Avokatit të Popullit, dhe pa justifikuar vendimmarrjen pa dhënë argumente për vendime të caktuara.
Për të gjitha këto konstatime por edhe për disa ndryshime në rregulloren e funksionimit të KED-së, Avokatja e Popullit njofton se ka përgatitur një padi për KED të cilën shumë shpejt do ta depozitojë në Gjykatën Administrative të Apelit.
Lidhur me emërimet në Kushtetuese “Avokati i Popullit e konsideron shumë të madh e të pajustifikuar presionin në të cilin u vunë kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, thjesht për faktin se kanë kandiduar, kur veprimet e përzgjedhjes apo renditjes janë përtej mundësisë së tyre të vendimarrjes.
Për sa më sipër, Avokati i Popullit u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, të cilat legjislacioni i ka ngarkuar me kompetenca për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, me qëllim ngritjen konform ligjit të këtij institucioni”, shkruhet në raport.
Më tej Ballanca thotë se renditja e KED për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk është detyrues për institucionet, duke justifikuar në këtë mënyrë e zgjedhjen e presidentit Meta i cili zgjodhi Xhaferllarin pavarësisht se ajo ishte e renditur e 4 në listën e KED-së.
“Nga ana tjetër, as KED si organ kushtetues dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e përzgjedhjes të organeve të emërtesës, të cilat janë të sanksionuara si të tilla nga Kushtetuta. Kurrësesi rënditja e KED nuk është detyruese, përveçse kur është rasti i përdorimit të mekanizmit zhbllokues.
Por a mund të jetë i justifikuar apo legjitim përdorimi i mekanizmit zhbllokues si qëllim për të kufizuar (madje parapërcaktuar) përzgjedhjen e organeve të emërtesës? Në gjykimin e institucionit të Avokatit të Popullit, çdokush duhet të ushtrojë funksionet e veta si anëtar i një të tëre, i strukturës së shtetit, pa imponuar vullnetin e tij në zgjedhjet që u takojnë organeve të tjera. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi institucional dhe jo e kundërta, janë në themel të Shtetit të së Drejtës dhe jo konflikti i pandërprerë”, shkruhet në raport.
Më tej në raport shkruhet se procesi i verifikimit të kandidaturave ka pasur gabime dhe njëlloj si presidenti kritikon faktin se pse lista e kandidatëve u dërgua me vonesë në Kuvend.
“Që gjatë muajit gusht 2019 u identifikuan disa problematika në lidhje me numrin e kandidaturave që Këshillit i kishin mbetur për të vlerësuar, pas kryerjes së proçesit të verifikimit të kandidaturave.
Për të tërë pjesëmarrësit në këtë proçes, nuk ka asnjë shpjegim të asnjë lloji (as publik dhe as në mbledhje pa praninë e të tretëve), se çfarë shkaktoi dërgimin e listave përfundimtare për te organet e emërtesës gjegjësisht ditë pas datës 21.9.2019, (pra pas 15 ditësh Presidentit të Republikës dhe 21 ditësh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).
Për më tepër të dyja vakancat e Kuvendit, kishin më pak kandidatë në listë se ato të Presidentit të Republikës dhe secila prej kandidatëve në listat e Kuvendit ishte edhe në ato të Presidentit. Pra nuk rezulton të ketë asnjë mundësi, që të mos jenë të njëjtat materiale të listuara dhe vendime të arsyetuara, që tregon se nuk ka asnjë arsye objektive që listat Kuvendit t’i dërgoheshin me 6 ditë vonesë, në krahasim me ato të dërguara Presidentit të Republikës”, shkruhet në raport.
Ndërkaq padia në gjykatë për KED-në do të dërgohen në gjykatën administrative pasi Avokati i Popullit vëren se KED ka kufizuar kompetencat e Avokatit të Popullit.
“Gjatë hartimit të Rregulloreve të funksionimit të këtij organi, u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit. Falë argumentave të dhëna nga ne, u arrit fillimisht të kufizohej kjo tendencë, por sërish disa prej Rregulloreve në versionet e tyre përfundimtare të publikuara në faqen zyrtare të KED-së, kufizuan kompetencat e institucionit tonë për të marrë pjesë në mbedhje e veprimtari, siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji 115/2016, duke parashikuar një kufizim të mëtejshem të transparencës së Këshillit”, shkruhet në raport.
Shqetësimi është se Avokati i Popullit, nuk ka qenë prezent në mbledhjet e KED kur është bërë verifikimi i kandidaturave.
Po kështu konstatohet edhe mungesa e çdo informacioni në vendimet e verifikimit, nëse vendimi ka qënë unanim apo jo.
Ndërsa kryetari i KED-së, Dvorani kritikohet për mungesë transparence. “Një konstatim tjetër i yni ka qënë edhe niveli jo i duhur i transparencës nga ana e kryetarit të KED-së”, shkruhet në raport dhe bëhet e ditur se Dvorani nuk ka vënë në dispozicion të Avokatit të Popyullit procesverbalet e mbledhjeve edhe pas kërkesave të përsëritura.
“Ndërkohë, teksti i vendimeve në lidhje me pasqyrimin përmbledhtas korrekt të qëndrimit të Avokatit të Popullit është konsultuar me ne për vendimarrjet në lidhje me verifikimin, por jo në lidhje me vendimarrjet për procesin e vlerësimit. Procesi i vlerësimit është bërë në mungesë tërësore të transparencës dhe vetëm publikimi përfundimtar i vendimit të miratimit të listave, është përpjekur të përmbushë elementin e transparencës.
Në datën 21 shtator 2019, mbi bazën e një njoftimi të bërë vetëm një ditë më parë, Këshilli ka zhvilluar mbledhjen e tij të fundit në lidhje me detyrën e tij, paraqitjen e renditjes për secilën nga vakancat. Në atë mbledhje ne kemi adresuar të tëra problematikat që kemi evidentuar për natyrën e vendimarrjeve dhe argumetimin ligjor të faktit që dërgimi i listave për numër të pamjaftueshëm kandidatësh po paraqiste anomali jo të vogla.
Pas asaj mbledhjeje nuk pati më asnjë njoftim nga ana e kryetarit të Këshillit në lidhje me përfundimin e procedurës, pra dërgimin e listave të organet e emërtesës dhe dërgimin e tyre në mënyrën e logjikës së ligjit, pra të mundësimit në masën me të madhe të mundshme të organeve të emërtesës për të zgjedhur midis disa kandidatëve, për të shuar çdo dyshim se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po paracaktonte anëtarët e Gjykatës së Lartë, përtej komptencës së vet, pra po kufizonte mundësinë e përzgjedhjes midis të paktën 3 kandidatësh të listuar të parët dhe pamundësisë së bërjes së dy listave, siç kërkon ligji për rastet kur ka më shumë se një vakancë, e konkretisht një listë me kandidatë gjyqtarë, e një listë me kandidatë jo gjyqtarë”, shkruhet në raport.
Edhe kjo shëmtuar monstër,hapur fare,kundër reformës në drejtësi,si gjithë kriminelët që kanë vjedhur e shkatërruar Shqipërinë?Nuk e di a.do të ketë këtë guxim,kur të thirret nga.Spaku që do arrestojë Miqtë.dhe klientët e saj që janë burim i pasurive që.disponon.
Po kryesisht fajin për të që po na çan akoma fraza e ka Edi Rama që nuk ka moster të kësaj natyre që u fali vëndet e punës që i përkisnin të majtës.
Avokati i Popullit duhet te kaloje nga vetingu!!!!!!!!
A nuk e dini se ku banon Avokati i Popullit, pa pareudhetimet e pushimet???
Eshte turp se si zbatohen rregullat e kriteret ne Shqiperi, e hane vetem te vegjlit