Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e vitit 2017, tri parti regjistruan rekorde të larta historike. Kështu, PDIU-ja i pesëfishoi votat e saj në krahasim me zgjedhjet e 2009-ës (kur u zbatua për herë të parë sistemi aktual elektoral). LSI-ja i trefishoi votata e saj në krahasim me 2009-ën, ndërsa PS-ja mori 1.23 herë më shumë vota.
Nga ana tjetër, PD-ja regjistroi në 2017-ën rekordin e saj më të ulët historik. Ajo mori treçerekun e votave që kishte marrë në 2009-ën (shihni grafikun 1).
Duke pasur parasysh këtë të shkuar elektorale, vlen të ekzaminohet situata e sotme e këtyre partive. Nga sondazhet e fundit që kam zhvilluar në tetor e nëntor, rezulton se PS-ja dhe PD-ja kanë pak a shumë votat e 2017-ës. Ndërsa LSI-ja dhe PDIU-ja, pasi arritën rekorde të larta në 2017-ën, kanë zbritur rreth niveleve të ulta të 2009-ës.
Në fakt, PD-ja pati një rritje graduale në sondazhet e gjysmës së parë të këtij viti, duke iu afruar nivelit të saj të 2009-ës. Por pas dështimit të aksionit të saj për moszhvillimin e votimit në 30 qershor, PD-ja pësoi një firo të ndjeshme votash, duke u rikthyer tek rekordi i ulët i 2017-ës (shihni Grafikun 1).
Siç demonstrohet në Grafikun 2, PS-ja (edhe pse nuk ka rritje votash në krahasim me 2017-ën), ka sot një përqindje më të lartë votash se atëherë (53%), ngaqë pjesëmarrja hipotetike është më e ulët (me rreth 200 mijë më pak).
Grafiku 1 dhe Grafik 2:
Leshitdhise,leshelise, leshimonikes, leshipetrikes, leshitlikes paskan shkuar per lesh dhije nen drejtimin e Nafije baxhella doktoresha plagjiature. Pritet qe ta mare drejtimin Kejdi dhembcakallja strategja me shkolle te mesme e leshitdhise dhe Nora bythderrja, gjithollogja e leshelise.
Zaloshnja
Kot me pyet
Keto votat e LSI dhe PDIU jane zhdukur???
Se eshte e pamundur te zhduken 200.000vota
Ose I kane kaluar PD
Ose I kane kaluar PS
Ose jane zhdukur jo pak po 200.000 njerez ne shqiperi dhe nuk di gje njeri ku kane shkuar.
Per me teper keta te zhdukurit jane vetem te LSI dhe PDIU.
Gallate te papare ka rilindja
U dhime tu qesh
PS: mqs lideri suprem I ka shifrat sipas zaloshnjes pse nuk I plas 1 pale zgjedhje te parakohshme perfshire dhe presidentin e zgjedhur nga populli se edhe opozita dhe meta eshte dakort dhe I jep fund edhe problemit te metes?????
Ben,ti nuk mund ti kuptosh disa gjera….
PS eshte nje parti qe permbledh popullin e majte shqiptare i cili per shume aresye ka qene,eshte dhe do te jete shumice edhe te pakten per ,,20….25 vite ne Shqiperi.Pra mbi te gjitha eshte nje parti qe ka nje ide te qarte,nje program qe lidhet me interesat e shumices.Nuk ka rendesi kush eshte lider,elektorati i saj eshte besnik i vetvehtes.
PD,qe teorikisht duhet te ishte nje parti e qendres se djathte eshte nje grupim heterogjen,ku bejne pjese qe nga ish pinjollet e anadollakeve dhe bashkepuntoreve te pushtuesve e deri ne aventuriere ne kerkim te pasurimit te shpejte.Per fat te keq borgjezia e re nuk eshte ne gjendje fa dominoje.
LSI dhe PDIU nuk Jane parti por shoqeri private ku aksionet i zoterojne Meta dhe Idrizi.Elektorati i tyre bie kur bien vlera e aksioneve .Sidoqofte keto dy te ashtuquajtura parti Jane drejt shuarjes se plote.