Ilir Meta “harron” videoskandalin e Dvoranit: Është duke përgatitur dosjen erotike të një ambasadori

18 Nëntor 2019, 20:44Politika TEMA

Ilir Meta kishte paralajmëruar se të hënën do të dorëzonte një padi penale ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjithashtu ai deklaroi se do të publikonte edhe një videoskandal të Dvoranit.

E hëna është duke u mbyllur, dhe Meta as padi nuk dorëzoi, as video skandal nuk publikoi.

Me sa duket ka qenë i zënë duke përgatitur dosjen ndaj ambasadorëve të Perëndimit, pasi fillimisht shpalli “non grata” ambasadorin Borchard, më pas njoftoi nëpërmjet zëdhënësit të tij mediatik, se po përgatit “dosjen” për një tjetër ambassador.

Këtij të fundit i ka gjetur fatura dhe video duke bërë seks, dhe ndaj do ta shpallë “non grata”.

Nga Presidenca thonë se Meta e ka shtyrë për nesër padinë ndaj Dvoranit dhe do e dorëzojë atë personalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Për videoskandalin s’ka thënë gjë, se po merret me videon e ambasadorit.

(TemA)

8 komente në “Ilir Meta “harron” videoskandalin e Dvoranit: Është duke përgatitur dosjen erotike të një ambasadori”

  1. Epiriiiiii says:

    Prit Zt Baze, se ai Gazetati Shqupit Olldashi eshte ne Proçes Gjyqsor bashke me ate gjysemPederastin e PD dhe Babalen, ska pas koh ta montoj vdeon dhe ta rregulloj te dali diçka

    1. Prind says:

      Paska fillu pune montazhier, e paska patur zili Dritan Priftin qe merrej me ate pune. Tani po kuptohet se sa shume e paska perveluar videopergjimi i Dritanit, saq sa tani po lufton armiqte me ate monedhe.vec xhani i tij e di sa ka vujt derisa e mbylli ate muhabet.

  2. BO$$ says:

    Pse videot qe do publikoje Ilir Meta nuk jane videomontazh!!

  3. Arber says:

    Te gjitha baterite e tij kriminale jane ne funksion te qimkave dhe propagandes model tip punisto mafioze per santazhe. Por keto jane veprime deshperuse te nje grupi qe nuk i intereson as te majtes e as te djathtes,po ti shohes nga veriu ne jug, nga lindja ne perendim vetem me monstra ka qene i lidhur. Goditjen e pare Shqiperia e mori ne vitet 1996-1997 ndersa goditjen e dyte qe per nga dhuna eshte me e vogel, e mori me korrupsionin galopand te viteve 2009-2013. Pse nuk e fton ne presidence ambasadorin e osbe nuk mendoj se eshte ndonje problem. Presidenca te ftoje ambasadorin rus,kinez,edhe turk se edhe keto te fundit jane kunder SHBA BE.

  4. Lani says:

    Eeeeee politikurvat tane idiote.Do shikoje gallate populli me keta funderrina.Shiko me ca merren flliqsirat.Qysh na kane rrjepur dhe vjedhur djersen keta legena.Vendi yne plot me pasuri nentokesore dhe mbitokesore eshte shfrytezuar dhe abuzuar nga keta qelbesira.

  5. Ushkuri says:

    Nqs e kane kapur me Monen ka njefare te drejte Iliri ta shpalle “te padesheruar”, perndryshe spjerdh njeri per keto shashka.

  6. fran says:

    po pse o trap e paska te ndaluar ambasadori te bej seks???
    ambasadori nuk eshte murg, as prift katolik
    as thyen ndonje rregull nderkombetar apo te diplomacise kur ben seks me ke t’ja doje shpirti
    Injorante vulgare.pfffff

  7. leferia says:

    e thene ndryshe keta jane perveset qe kane marre peng Shqiperine ,kallepi i Mu. Nanos qe gjemonte çiftet kur ishte student edhe toto likja i ardhur nga vendi ku prodhon vetem rrush e rrusha,mendon se shkuarja me nje femer perben krim! Idotesia e tyre e pafunde eshte pa kufinj,ku thone se eshte terhequr pasi edhe ambasadori ne fjale ka nje video te Monit me dike e do ta publikoje po qe nevoja!Hajde gallate hajde!Tao Taon kushdo e mban mend sa buje beri ne vitet 90!Ky eshte Tao Tao i tranzicionit,ku nuk fsheh dot pronat,pasurite marramendese,parate qe tashme i ka hedhur ne veprim nper lobim ne vendet me ofshore te Europes duke i dhene mundesine te takoj personalitete te larta te kontinentit duke menduar se po triumfon !Idotesia e tij sa vjen e del me ne pah e kur dje ne nje emision te radhes ne TCH;kopili i Bllokut e shtynte qe te jipte doreheqjen per kauzen e tyre te perbashket per rrezimin e shtylles kryesore te drejtesise se ketij vendi Edi Rames ku pa iniciativen e tij ky vend akoma do te qe i kapur peng nga hajdute e vrastare me çizme!Ja pra perse dalldisja e ketij Tao Taos ka dale ne ^pah sot me shume se kurr duke gajasur edhe ata qe po i marrin parate per keto lobime!Poshte diktatura e budallenjeve!Pasi eleminoi te gjithe bashkepunetoret e tij ne vjedhjen dhe krimet ne kete vend Berisha pasi tashme u demaskua me te tilla metoda tani i ka ardhur radha bashkepunetorit te fundit te tij ku kete te fundit po e çdone drejt çmendise duke e diagnostikuar edhe me rraport mediko-ligjor qe tashme “Toto likja ” eshte i papergjegjeshem per veprimet qe ndermer” ndaj eshte detyre e nje komisioni mjeko ligjor qe ate ta diagnostikoje sa me shpejt dhe ta izoloje ne kafaz ne prespektive pasi te kete mbaruar zbatimi i projektit te Kopeshtit Zoologjik ti rezervohet nje vend si “Tao Tao 2”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje