Meta shpalli “non grata” ambasadorin e OSBE, pas Kryemadhit e mbështet dhe Mul Noka: Veprim dinjitoz prej shtetari

18 Nëntor 2019, 18:34Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka, mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për të shpallur “të padëshiruar” në Presidencë, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Flamur Noka, thotë se ky është një veprim dinjitoz shtetari, pasi gishti që sipas PD Borchard iu nxori qytetarëve nuk është përfaqësues i OSBE.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

Përshëndes vendimin e Presidentit të Republikës për punonjësin e “zyrës së shtypit të Ramës” që paguhet nga OSBE si ambasador.Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari i Presidentit.

Gishti që ju drejtua shqiptarëve nuk mund të përfaqësojë një organizatë ndërkombëtare prestigjioze dhe dinjitoze si OSBE.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.

Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

3 komente në “Meta shpalli “non grata” ambasadorin e OSBE, pas Kryemadhit e mbështet dhe Mul Noka: Veprim dinjitoz prej shtetari”

  1. h says:

    Tani qe ka mbeshtetjen e nu-nokes mund ti shpalli lufte shba dhe be.
    I dergon bathoren dhe kamzen dhe i hedhim ne det nderkombetaret.

  2. Muli muti says:

    PASKA ZBRITUR MUL GOMARI NGA PEMA

  3. flori says:

    Ku je o mul o qen stani se hume fare o pall ,Meta ti bej dhe ambasadorit te BE dhe shba nuk i duam imperjalistet -paske qen cun partie o like djali dhe i madhi xaxi do te kishte zili per luften qe ke hapur kundra imperjalistve ,po te vjen fundi o zagar komunist 313 esht gati per ty sa me shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje