Gazetari i emisionit Real Story, Sokol Balla ka kujtuar me një foto arkive ish deputetin e PD-së, Sokol Olldashi në 6-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Është një foto që Balla e ka postuar në Instagram ku të dy shfaqen në studio televizive dhe janë pamje nga intervista e fundit e Olldashit, e zhvilluar në korrik të vitit 2013, vetëm dy ditë para garës për postin e kryetarit të PD-së.
Në atë kohë Olldashi kandidonte përballë Lulzim Bashës, pasi Berisha kishte dhënë dorëheqjen nga posti pas humbjes në zgjedhje.
Në dy rreshta poshtë fotos Sokol Balla zbulon dialogun me të ftuarin në studio i cili thotë se “e morëm në qafë” Olldashin, pasi ai në atë intervistë shkëlqeu.
Por pavarësisht se shkëlqeu Olldashi nuk ia doli të fitonte garën përballë Bashës për kreun e PD-së, pasi ky i fundit kishte “bekimin” e Berishës.
“Hera e fundit me të. Korrik 2013, dy ditë para garës për Kryetar të PD. Pas intervistës një nga të ftuarit që ishte kritike me të, më tha: E morëm në qafë. E pyeta përse. “Sepse doli shkëlqyer”.”, shkruan gazetari Sokol Balla.
Po na e hiqni sikur ishte qibari i Pd-se. A thua se ishte sivellami i qemal stafes qe na e ngrinin ne qiell per virtutet e ti.
Mjafton vdekja e Olldashit, – duke i dhene makines vete pasi kishte ngrene e pire, naten me kohe td keqe e me dashnoren ne krah, nderkohe qe ne shtepi e prisnin e ema gruaja dhe te bijte, – tregon se ai ishte mendjelehte e i shthurur ne jeten private. Prepotent e i nxituar. E nuk oa arsye qe te çojne te besosh se si politikan do ishte me i mire.
Me vjen jeq qe humbi jeten i ri dhe la dy femihet jetine. Po nuk ishte me i lare se te tjeret.
Gjyna qe nuk eshte me.po dhe ca e ka mare vehten me qafe ky me ca gjera te liga qe bente Gojet e liga thone se sec kishte pakez dijeni ky me vrasjen e Xhindit
Dhe Konfuci u tha dishepujve të tij:
– Një ditë një njeri shkoi në pyll. Atje pa që pas stuhisë të gjitha pemët që më parë kishin qenë të drejta, i kishte thyer era, kurse ato që kishin qenë të shtrembra kishin mbijetuar. E shihni, pra, – u tha. – Kush do që të mbijetojë duhet të jetë si këto pemë.