Hetimi për shkarkim, ambasadori i SHBA në BE implikon presidentin Donald Trump

20 Nëntor 2019, 22:40Bota TEMA

Vazhdojnë seancat e hapura dëgjimore në Kongresin amerikan. Ambasadori i Uashingtonit në Bashkimin Europian, Gordon Sondland, u shpreh përpara komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Donald Trump, se Shtëpia e Bardhë dëshironte që Ukraina të bënte një njoftim publik për nisjen e një hetimi kundër djalit të Joe Biden, në këmbim të ndihmës financiare për ushtrinë.

“A kishte shantazh në këmbim të diçkaje? Siç kam dëshmuar dhe më përpara, sa i përket telefonatës dhe takimit në Shtëpinë e Bardhë, përgjigja është ‘po’ ”. Më tej Sondland dëshmoi se bashkë me të tjerët veproi me udhëzim të Shtëpisë së Bardhë.

“Zoti Giuliani i përcolli sekretarit Perry, ambasadorit Volker dhe të tjerëve se presidenti Trump kërkonte një deklaratë publike nga presidenti Zelensky që pranonte hapjen e një hetimi kundër Biden dhe zgjedhjet e 2016-ës”, deklaroi ai.

Shumë zyrtarë të administratës Trump ishin në dijeni të bisedave mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

“Ne mbajtëm lidershipin e Departamentit të Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të informuar për veprimet tona. Ata e dinin ç’po bënim”, saktësoi Sondland.

Kjo ishte një tjetër dëshmi, që rëndon pozicionin e presidentit Trump në hetimin për shkarkimin e tij. Në bazë të këtij hetimi, është pikërisht dyshimi që kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri presion Ukrainës për të nisur një hetim për të dëmtuar imazhin e rivalit Biden.

2 komente në “Hetimi për shkarkim, ambasadori i SHBA në BE implikon presidentin Donald Trump”

  1. LC says:

    Lerini keto lajme te qemtuara. Me Ameriken duhet kujdes. Deshmitari qe permendi ju, eshte vetem nje nga te listes se Demokrateve. Jane me dhjetra qe po deshmojne
    Deshmite jane te ndryshme. Ne nuk na duhen lajme te qemtuara….

  2. Tony says:

    Ku e more kete lajm more idiot. Nese nuk din anglisht te pakten pyet dike qe dine. Nuk ka asnje informacion te vertet ne ato qe thua. Ambasadori Sodland nuk konfirmoi asnjehere qe ka qene deshmitare i nje kerkese te tille nga presidenti Trump. Perkundrazi ai deshmoi qe Trump I tha qe nuk dua asgje. Mero Baze e ke degjeneru gazetarine ne later banje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje