Milan-Inter, derbi në merkato për Granit Xhakën!

20 Nëntor 2019, 19:28Sport TEMA

Derbi i Milanos në merkato për të marrë shërbimet e Granit Xhakës.

Futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan për përfaqësuesen zvicerane ka përfunduar jashtë planeve të Arsenalit për shkak të kontradiktave që ka patur së fundmi me tifozët e klubit londinez dhe e ardhmja e tij është jashtë Londrës.

Sipas Sky Sport të Gjermanisë, në garë për mesfushorin e Arsenalit janë futur fuqishëm dy klubet e Milanos, Milani dhe Interi, që interesohen për një mesfushor me eksperiencë dhe që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur objektivat.

Megjithatë të dyja klubet si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërit e kërkojnë Xhakën në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

1 komente në “Milan-Inter, derbi në merkato për Granit Xhakën!”

  1. Daniel says:

    Po ike ne Itali, do kesh fatin e Shaqirit qe ka kater vjet qe ka humbur. Te keshilloi te kthehesh ne Gjermani sa me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje