Edi Reja konfirmon kontratën e re me Kombëtaren shqiptare: Do jem trajneri më i vjetër në qarkullim

21 Nëntor 2019, 11:36Politika TEMA

Edi Reja është shumë afër rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare dhe firma përfundimtare është vetëm çështje kohe.edi reja

Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë tekniku italian, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, është shprehur se është i lumtur që do të jetë trajneri më i vjetër në qarkullim.

“Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë.

Rinovimi më jep një entuziazëm të madh. Do të kem mbështetjen e të gjithëve.

Do jem trajneri më i vjetër në qarkullim, më bëhet qejfi për këtë”, u shpreh Reja.

Parashikohet që tekniku 74-vjeçar të firmosë një kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me Kombëtaren deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje