Misteri në fshatin anglez, prej 5 vitesh gjenden para në rrugë

21 Nëntor 2019, 21:30Lifestyle TEMA

Një histori misteri dhe ndershmërie. E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli, ku tufa parash gjenden nëpër rrugë që prej vitit 2014.

Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe, janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar ato në stacionet lokale të policisë.

Pakoja e fundit u gjet të hënën, siç raportojnë mediat lokale.

“Ende e mendoj se sa e mrekullueshme është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë policia.

Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat.

Banorëve u pëlqen të besojnë se paratë janë një dhuratë nga Robin Hood modern, i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin: “Mendoj se është një Robin Hood modern, që tregohet bujar ndaj komunitetit”.

2 komente në “Misteri në fshatin anglez, prej 5 vitesh gjenden para në rrugë”

  1. Prind says:

    Do turren shqiptaret, te dalin nganje xhiro andej si rastesisht?

  2. Prind says:

    Aman se do e perdore Monika si alibi tani, kur ta pysin ku i gjeti leket qe shkollon tre femije ne Angli- do thote rrugeve te ketij fshatit i gjeta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje