Pse kundërshtoi Ilir Meta dhe iu turr si i çmendur SHBA-së? “Venecia”, precedentë pro betimit të Arta Vorpsit

21 Nëntor 2019, 21:07Politika TEMA

Vetëm pak javë më parë, Ilir Meta zotohej se do të respektonte çdo qëndrim që Komisioni i Venecias do të jepte lidhur me faktin nëse ishte shkelur apo jo Kushtetuta në rastin e çdekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Një zotim të cilit Meta i qëndronte me forcë, ndoshta edhe i sigurt se Venecia do ta nxirrte fajtor, por jo deri në pikën që mund të shkruante të zezën mbi të bardhe se ai do duhej të shkarkohej.

Sot kreu i shtetit kundërshtoi qëndrimin e mazhorancës kur u shpreh se çështja e Marsida Xhferllarit dhe Arta Vorpsit do të dërgohet në Komisionin e Venecias për interpretim.

Por në fakt, Komisioni i Venecias e ka një precedent lidhur ekzaktësisht me këtë rast, ai i Tunizisë në vitin 2015. Ku dhe atje ishte ngërçi i betimit te presidenti i vendit.

Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias argumenton se edhe pse është një fuqi detyruese emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti, ky rregull nënkupton rrezikun që presidenti të mund të parandalojë që kandidatët e zgjedhur nga dy organet e tjera të përmbushin mandatin e tyre të detyrës.

Dhe për Venecian, zgjedhja e kandidatëve nga dy organet e tjera duhet të pasohet drejtpërdrejt me betimin, pa qenë i nevojshëm një dekret i presidentit.

Në po të njëjtin opinion, Venecia e bën të qartë se në kushtet kur presidenti mund të vonojë ose bllokojë betimin e anëtarëve të rinj për të marrë detyrën, kandidatët mund të betohen para organit që i zgjodhi ata.

E duket se ky precedent i Venecias, solli dhe shpërthimin, jo të pazakontë të presidentit Ilir Meta kundër Venecias, SHBA-së dhe cilitdo që mendon ndryshe nga ai.

Opinioni i Komisionit të Venecias: https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2015)024-e

3 komente në “Pse kundërshtoi Ilir Meta dhe iu turr si i çmendur SHBA-së? “Venecia”, precedentë pro betimit të Arta Vorpsit”

  1. Plugu says:

    Presidenti nje rrote mulliri.I paska hyre frika nga Venecia se mos ja heqin Xhaferllarin nga anetare e GJ:K.

  2. Olimpia says:

    Nuk eshte tasti i Tunizise por i Polonise ,anetare e BE,dhe ka ndodhur 2…3 vite me pare.Presidenti polak i te djathtes nuk pranonte te betoheshin deputetet e zgjedhur nga parlamenti me shumice te qendres liberale.Atehere deputetet noterizuan zgjedhjen tek noteri dhe u betuan ne parlament.Pastaj ceshtja u shqyrtua nga Komisioni i Venecias i cili njohu praktiken e betimit jashte presidences si te rregullt ,brenda kushtetutes.Spese akoma nuk degjoj nga deputetet apo kushdoqofte te PS,perfshire ministren,te perdore argumenta te qarta.Themelore eshte permbajta,kush e zgjedh personin..??? Ne rastin e Vorpsit zgjedhjen e ka bere KUSHTETUTA,qe eshte me lart se kushdo,sepese nuk lejon interpretime,eshte e sakte.Vorpsi eshte zgjedhur Brenda Kushtetutes,Xhaferllari Kushtetutes.Nuk mind te mete nje vagabondo si Meta te tallet me nje shtet dhe Kushtetute.Ad Rama se zgjodhi kete rrugac provinciale.Do te ishte ne nderin e Rames te pranonte fajin e rende dhe ndoshta te jepte doreheqjen.Ne vend te tij pekohesisht le te drejtoje nje gruppo te rinjsh deriva ne zgjedhjen e kryetarit te ri.

  3. rexha 10 says:

    ME KUJTOHET KY ZOTRIJA ,KURE BERI BETIMIN SI PRESIDENTE THA:
    DO TE JEME PRESIDENTE MBI PALET .KETE BETIM E BERI MBI KUSHTETUTEN E REPUPLIKES SE SHQIPRISE.
    PO KJO ZOTI PRESIDENTE NUKE ESHTE SHKELJE E KUSHTETUTES SE REPUBLIKES ‘.?????????????
    Leri pastaj qe nuke bere asnje gje kure filluan protestat perpara Kryeministrise me molotov nga ana e opozites. MENDOVE SE REPUBLIKA E SHQIPRISE ESHTE MONARKI ,DHE TI ISHE MBRETI KU MUNDET TE BEJE SICE KISHE BERE PERPARA SE TE BEHEJ PRESIDENTE.E MORE DHE ME TE QESHUR . PORE QESHE MIRE AI QE QESHE I FUNDIT . KUSHTU KA THENE EDHE NASTRADINI,KJO SEPSE DERI TANI NA KE FOLUR VETEM PER TEOREMAT E NASTRADINIT META ,DHE JO PER LIGJET KUSHTETUSE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje