3 mijë lekë shpërblim pensionistëve për fundvitin: Përfitojnë dhe shtresat në nevojë

22 Nëntor 2019, 18:44Sociale TEMA

Qeveria do të japë 3 mijë lekë të rinj në formë shpërblimi për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftës të kufizuar.

Vendimi është marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila po ashtu ka përgatitur edhe një draft për rishikimin për herë të dytë të buxhetit të këtij viti.

Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti për këtë qëllim arrin në masën e 2.2 miliard lekëve, ose 22 milion dollarëve.

Nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithsej 731 mijë persona, ku 635 mijë janë pensionistë.

Një vit më parë shpërblimi për këto kategori ishte në masën e 5 mijë lekëve të rinj, por ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit ka përcaktuar një nivel më të ulët të dhënies së këtij bonusi këtë fundvit.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë realizuar 103 milion dollarë më pak se plani, por rënie në realizim kanë patur edhe shpenzimet publike.

Sipas treguesve fiskalë të 10-mujorit, qeveria ka shpenzuar 130 milion dollarë më pak, ku pjesa më e prekur është ajo e shpenzimeve kapitale.

Kërkesa për dhënien e shpërblimit u kërkua fillimisht nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa drafti me aktin normativ të ndryshimit të buxhetit pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave javën e parë të muajit dhjetor.

3 komente në “3 mijë lekë shpërblim pensionistëve për fundvitin: Përfitojnë dhe shtresat në nevojë”

  1. Debiti says:

    Uuuuuuukkkkkkkkkeeeeepppppppuuuuuuttttttttteeeeeeennnnnn mes Filomena!

  2. Ariu says:

    Robt ku ti keni meqe dhate kaq shume

  3. Tironsi says:

    Turp i madh i shtetit qe vazhdon dhe loz me therimet e bukes duka ja hedhur popullit,kush e kap i pari therimen Ndryshe nga elektoratet e shtetareve te sotem qe premtonin per pensionet dhe njerezit ne nevoje, se do ti plotesonin nevojat e tyre Kur taksat ne Shqiperi jane gati njesoj me shtetet e perendimit Boll nje zgjidhje e thjeshte Nje pensionist i huaj qe e merr pensionin gati 10 fish me te madh se se nje pensionist i yne ne Shqiperi Dhe kur energjia paguhet me shtrenjte ne vendin tone Pra pensioni jone eshte vetem per shlyerjen e energjise apo te tjerave taksa pa lidhje qe i paguan ky apo kjo pensionist Ben mire shteti mos te lozi me therrime buke sepse eshte per te ardhur keq qe vazhdoni me keto forma Turp per faqe te zeze Me nxoret mallin e filmit LULKUQET MBI MURE me aktorin tone te madh ANASTAS KRISTOFORI ne rolin e magazinierit fashist qe zbavitej me kafshten e bukes me jetimet,se kush e kap therimen i pari Zoti mos pafte meshire per te gjithe ju pushtetare te sotem apo ata te dikurshem JU ZENTE HAKA E PRINDERVE TANE qe vazdoni ta perdhosni me lemoshat qe ju afroni ne fund viti ZOTI I RUAJT PENSIONISTAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje