Gazetari i TCH përgënjeshtron veten: Ndjesë, lajmi dje për taksën ndaj jorezidentëve është i pavërtetë dhe e fshiva

21 Nëntor 2019, 14:55Sociale TEMA

Pre e lajmit të pavërtetë se Bashkia do vendosë taksë ndaj jorezedidentëve që vijnë në Tiranë, ka rënë edhe gazetari I Ekonomisë së TCH, Klodian Tomorri.

 Përmes një postimi në facebook, Tomorri sqaron se lajmi është i pavërtetë, ndërsa shton se Bashkia Tiranë nuk ka asnjë projekt apo ide për të taksuar banorët e rretheve që vijnë në kryeqytet.

“Përgënjeshtrim, Bashkia e Tiranës thotë se nuk ka asnjë projekt për të vënë taksë mbi jorezidentët dhe se lajmi i përhapur në media dje është i rremë. 

Meqë unë kam bërë një reagim, mbi një lajm i cili është i pavërtetë, ndjej minimalisht detyrimin për ta përgënjeshtruar dhe për ta hequr shkrimin nga fb im. 

Nuk ka asnjë projekt apo ide për të taksuar banorët e rretheve që vijnë në Tiranë. Sipas bashkisë, dje është kërkuar nga qeveria më shumë grant nga buxheti duke qenë se granti llogaritet për frymë popullsie dhe Tirana u shërben më shumë njerëzve nga sa ka popullsi”, shkruan gazetari i ekonomisë.

5 komente në “Gazetari i TCH përgënjeshtron veten: Ndjesë, lajmi dje për taksën ndaj jorezidentëve është i pavërtetë dhe e fshiva”

  1. kujtimi says:

    Respekte per kete gazetar, pasi pranon nje lajme te gabuar dhe kerkon falje per gabimin.

    1. ppa says:

      Megjithate eshte nje gazetar i paafte dhe tendencioz.

  2. Jimi says:

    Reagim profesional dhe dinitoz, i cili rrit vlerat dhe personalitetin tend! Kjo eshte etika e gazetarit profesionist.

  3. Nick says:

    Po mire mo gazetare, ne kete vend pordhohohen lajme te paverteta pa fund, a ka mundesi te beni nje here ne jeten tuaj verifikimin ne burim para se te lebetisni njerezit qe ju lexojne se nuk kane tjeter pune?

  4. Tani says:

    Megjithate integriteti yt u vu ne pikepyetje.Tani e prapa askush nuk do ta lexoje lajtim tend .Do te presim per nje prononcim te dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje