Ylli Rakipi: Nëse kanë një video të ambasadorit me një zv.ministre, ta nxjerrin. Berisha, njeriu më i fortë këto 30 vjet

22 Nëntor 2019, 09:29Politika TEMA

“Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë.

Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca”.

Kështu shprehet Ylli Rakipi, ndërsa i referohet ambasadorëve dhe qëndrimit të ndërkombëtarëve.

Sipas Rakipit, ambasadori Soreca nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për çështje që shqetësojnë shqiptarët si kanabisi dhe korrupsioni.

“Një ambasador i cili mendohet se është implikuar. Pse është një keqbërës ambasadori Soreca? E keni dëgjuar ju të ngrihet e të thotë që Shqipëria është e mbushur me kanabis.

A e ka parë Soreca që Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis, Shqipëria për shkak të krimit, kanabisit është kthyer në vend të rëndësishm të transportit të saj.

Këto janë problematikat që opozita politike e cila nuk ekziston duhet t’i ngrerë dhe jo të thotë budallallëqe për ambasadorin”, tha ai.

Rakipi shprehet se opozita shqiptare sot është më e papërgatitur se kurrë.

Në Shqipëri është krijuar ky model që të rrëmbehet gjithçka. Dalja e opozitës nga sistemi është dalja më gabuar që ka bërë.

Në favor të sistemit opozita shkon edhe në gjakosje. Opozita jonë është shumë e dobët dhe duhet të kuptojë që regjimet nuk rrëzohen vetë,  kërkon forcë, organizim të opozitës dhe jo një opozitë teatrale”, tha Rakipi.

Gjithashtu ai thekson faktin se lufta e opozitës nuk mund të bëhet në mbledhjet me studentë dhe të flasësh për mbiemrin e Taulant Ballës.

Edi Rama nuk ka ku shkon nuk kthehet dot më mbrapsht, me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, ky është një ankth për Ramës, por sërish ai është në të drejtën e tij kur thotë këtu do të qëndroj”, tha ndër të tjera Rakipi.

Ylli Rakipi u ndal edhe tek kauza e opozitës duke theksuar faktin se duhet të mbajë përgjegjësi për fatin e nismave që ndërmer.

“Nëse shpall një kauzë kundër oligarkëve, duhet të japësh një përgjigje të vërtetë, sepse në momentin që ke shpallur kauzën dhe ke marrë banorët e unazës duke i mbajtur një vit dhe një ditë i lë në mes të rrugës, ata nuk të ndjekin më. Nuk mund të braktisësh qytetarët në momentet më delikate.

Tani opozita duhet të përpiqet të rregullojë veten”, tha Rakipi.

Sipas tij lideri i PD, Lulzim Basha është përgjegjës për shmangien e garës brenda partisë.

Sa i përket ish-kryeministrit Sali Berisha, ai thotë se është njeriu më i fortë në këto 30 vjet.

“Ndërkohë që Edi Rama i ka marrë të gjitha me mënyrat e veta”, shprehet ai.

Presidenti Meta, sipas Rakipit “është, i vetmi i cili po përpiqet ti thotë të gjitha gjerat që konstaton si shkelje, të gjitha problematikat që ka ky vend, nuk jam dakord me pjesën tjetër që mendon për largimin e Metës”, deklaroi Rakipi.

Ndërkohë thekson se presidenti si fuqi politike duhet të bëjë ndryshimin në këtë vend.

15 komente në “Ylli Rakipi: Nëse kanë një video të ambasadorit me një zv.ministre, ta nxjerrin. Berisha, njeriu më i fortë këto 30 vjet”

  1. fati says:

    Qelbesire, u ktheve ne gen. Hap edhe gazeten albania dhe je ne rregull, se ca para ti dha berisha.

  2. Timi says:

    Ha ha ha! Turp per gazeten qe boton kete palaco! Ky akoma mbron Berishen, nje monster kriminel, turp dj si per te vertetuar qe eshte llumi zi kazani na nxjerr edhe Meten hero qe po mbroka nga armiqte. Keto horra si ky llumi i kazanit qe i zgjaten jeten Berishes e Metes per 30 vjet num meritojne gazetat por duhet te denohen bashke me Berishen e Meten.

  3. Fieri says:

    Ta nxjerrin?? Plak pervers

  4. Beni says:

    E tmerrshme te dale ky dhe te japi leksione per situaten.Shqiperia e ka big problem me llumin.

  5. naimi says:

    Ja psikologjia e yte mor gazetaruc.Berisha eshte personi me rekorde kriminale e shkatrruse e vecanti antishqiptare.Por ne te vertete ka bere edhe gjana pozitive per kombin.Por megjithate ballanca anon fuqishem ne veprimtarin teper anonime e krejtesisht antishqiptare.Mos harro se ai futi ne politike ne emer te alternatives se marrjes pushtetit genjeshtren,mashtrimin ,manipulimin e presionin frontal te deskrititimit te kundershtareve te tij me te gjitha mendyrat e formal duke cfytezuar lakejt partiak te tij.Ju mund te thoni cfar te doni per E.Ramen por ai po ju deskrititon cdo dite ne syte e popullit,balle per balle e me oratori e trimni e jo me mashtrime,manipulime,genjeshta te te gjitha llojeve per te justifikuar veprimet e shemtuara e kriminale tip Sali Berisha.Thjesht percaktimi I juaj se Berisha eshte njeriu me I forte ne 30vjet permban esencen intelektuale krejtesisht fshatarake tenden.Cfar thate per E.Ramen qe nga renie e pushtetit te tij,gjithecka.qe nga paaftesia,shkollpaku,dudallaj,drogisti e tani Diktatori.Egjithecka e then prej teje krejtesisht te mashtruese e manipuluese.Ai eshte me I afti kryeminister I 30 viteve te fundit e kjo nuk ka diskutim,prandaj populli voton per te.Ylli Rakipi do dalesh edhe ti para gjygjit per padin e kryeministrit,por pregaditu mire se Tahiri nuk do te fal per deklaratat tuaja kunder tij si trafikant droge(e diskrititove e I bere gjygjin puplik ne emisionet tuaja).BESOJ E THEM ME GJITHE ZEMER GAZETARIA ESHTE FUSHE KREJT E PAPERSHTATESHME PER TY QOFTE EDHE PER NIVELIN INTELEKTUAL TENDIN.Meso e ngritu ne nivelin e B.Islamit apo V.Malajt e jo nga gazetarucat e shumte te gazetave apo portaleve pa as me te voglin shej te ekzistences te shtylles korrizore te cilen e kan zevendesuar me shtylle korrizore krejtesisht elastike.Nuk kam te drejt ti dignostikoj por thjeshte jap nje mendim.

    1. Nik says:

      Replik pèr Naimi! Zoti Naim zotèria nè fjalè qè konsideron vehten gazetar mè kujton njè film i sapo dalè tani nè Netflix ngjarje e vèrtet nè Brazil kur njè gazetar nèpèrmjet televizionit aludonte krijonte mènyra nga mè tè ndryshmet pèr tè diskretituar politikanèt e vendit dhe mbrin nè atè nivel sa urdhèron e dhe kèrcènime,gjobvènie dhe vrasje dhe nè finale propozohet tè hyj nè politikè.Si mundet tè guxoj ky mostèr dhe tè shprehet tekstualisht se rilindja i ka dhènè ambasadorit zv,ministren?? Realisht nè emèr tè rilindjes ose tè zv,ministres do tè pr opozoja avokatèt mè tè mir nè europè dhe tè akuzoja kètè plehr pèr tè paguar gjer nè monedhèn e fundit provokimet dhe kèrcènimet e kètij kafshe fshatareske e mesjetar,ju lutem shpèrfytyroheni pèrpara drejtèsis dhe ligjit kètè mostèr i cili si zèdhènès i berishès e ngre nè pjedestal si njeriun e fort ndèrsa unè do ta konsideroja njè sharlatan i cili e kthehu shqipèrin 40 vjet mbas nèpèmjet fallsifikimeve,grushte shteti,vrasje mbas shpine nè Tropoj,197 èn-1998 èn,korrupsioni me naftèn dhe sèrbèt,vrasja e Trebcikès,R,Hoxhès,Gèrdeci,21 janari katèr shqiptar mbushèn me gjak sheshet e tiranès,bizneset me sèrbin d,fazlliç nè Porto Romano sè bashku me vajzèn e vet kurse djali i tij na u pasurua pa luajtur asnjè gisht nga vendi.Kèta lloj gazetarèsh preferojn tè notojn nè llumè sepse vetèm nè shqipèri shikoj gazetar bizesmen,si dhe ku i gjejn lekèt njè zot e di.

  6. N.V. says:

    O “Yll” o “Dritë”
    O Errësirë
    Ti dhe Fytyrën
    e ke të nxirë…
    +++
    Ti je Kazan
    Ti je Kusi
    Ti je WC
    Je batërrdi…
    +++
    Sa qef i ke
    Ato pergjime
    Zagar i lig
    Pas cdo vrime…
    +++
    Berishë Monstren
    E ke shok
    Ndaj krimin mbroni
    Të dy tok…
    +++
    Edhe me Liken
    Merre avash
    Është parë Hajdut
    K r y e l a m a s h …!
    +++
    Ti mbron Llumin
    Krimohajdut
    Se je dhe vet
    Një kryemut…

  7. Koba says:

    Palaço gazetar.Nuk ke Turp te Turperohesh.ben problem nje Love Story.Jeni delenxhinj te paskrupullte.Po Ti mor batakçi je hajdut i çetes se Sali kriminelit.Duhet te vije Dita te japesh Hesap si e ke vene pasurine qe Disponon

  8. PEPJA says:

    C’ MERENI ME KETE KY ESHTE RROCKE KOMPLET. MOS NA E NXIRNI ME NEPER STUDIO SE NA HAPET BARKUN.

  9. vasil ceco says:

    pyetje per z rakipi [per etik i them zoti se ai nuk e meriton] nqs do dali videoa do hapen negociatat, do ritet mirqenia ,do hapen vende pune etj pyetje si keto juve qe hiqeni si magot e gazetaris shqiptare jeni gazetare te vrimes se celsit gabim edi rama qe u thote kazan e kadri i sygjeroj cipes si kryetar i unionit te propozoj cmimin ‘plehrat e gazetaris shqiptare’sepse te shohesh nga vrima e celsit vetem njeri normal nuk quhesh pa le me gazetar

  10. rexha 10 says:

    NUKE TE KA PREKUR TE PRAKU I FAMILJES KU TE MUNGOJE NDONJE PERSON ,MORE DITE ZI.PA PYETE NJE HERE FAMILJET E SOKOL OLLDASHIT,KOSTA TREBICKES, FAMILJARET E REMZI HOXHES,QE NUKE PO I GJEJNE ASE EDHE TRUPIN QE TE PREHET NE PAQE,FAMILJARET E 4 TE VRAREVE NE 21 JANARIN NE 2011,SHPERTALLIMI I GERDECIT ,PO KUKULLAT E FAMILJES AZEM HAJDARIT GRAMOZ PASHKOS etj SHPRESOJ MOSE I TAKOSHE KETA FAMILJARE E TE TJERE SI PUNA E KETYRE ,SEPSE TE PYSHTYJNE NE SURRAT.
    VRASJA E PERSONAVE NUKE KA NGJYRE POLITIKE ,PORE ESHTE PERSONALE.A E KUPTOVE MORE BRRYL. KUSHE MBRONE KRIMIN ESHTE NJESOJ SIKURE TI KETE BERE VETE.PORE ME SA SHOHE TI KE KENAQSI QE TI SHIKOSH NJERZIT TE VRITEN DHE TE BESHE SEHIRE ME GJAKUN E TYRE.
    TE KA LARE MENDERJA SHALET ,DHE NA JE BERE KAPSE.KE NGATRRUAR POZICIONIN E KOKES ,DHE E KE VENDOSUR NE VENDIN E MENDERES.

  11. Ganiu says:

    Berisha njeriu me i forte keto 30 vjet pas Enverit qe ishte i forte per 40 vjet.
    A te qafshin qent e lagjes or i pagdhendur qe je nder njerezit qe i ke vjelur te mirat pushtetit te Berishes.

  12. lennard says:

    Zoti N.V. e ke qare Komentin ne vargje ,e ke nxjerr mire ne Pah Yll sumkapuçin .Ma Zagar nuk ke ku Gjen.

  13. Edlira says:

    Eshte e ndaluar te kene ambasadoret jeten e tyre seksuale me personin qe duan,qofte kjo edhe femer shqiptare?! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje