PARASHIKIMI: Pritet vala e ftohtë nga Poli i Veriut, dhjetori vjen me temperatura më të ulëta se normale në gjithë Europën

23 Nëntor 2019, 10:28Sociale TEMA
PARASHIKIMI: Pritet vala e ftohtë nga Poli i Veriut, dhjetori vjen me

Një valë e ftohtë e ajrit polar pritet të godasë Europën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve më të fundit meteorologjike.

Ajo është shkaktuar nga një ngrohje e papritur stratosferike që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut më tej drejt Evropës, dhe madje mund të arrijë në pjesë të Afrikës së Veriut.

Sipas parashikimeve, episodi do të ishte relativisht i shpejtë dhe do të pasohej nga temperatura më të larta se normale për sezonin e dimrit në Europë.

Ndërkohë, një stuhi tjetër që udhëton nga Atlantiku mund të pritet këtë fundjavë. Me nofkën Cecilia, stuhia pritet të sjellë shi të fortë, erëra të forta dhe valë në Mesdhe. (Euronews)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje