Rama refuzon projektin e Mabetex të Behxhet Pacollit, për betonizimin e Divjakës

23 Nëntor 2019, 17:11Sociale TEMA
Rama refuzon projektin e Mabetex të Behxhet Pacollit, për betonizimin

Qeveria shqiptare ka vendosur, gjashtë muaj më parë, të refuzojë projektin e kompanisë Mabetex për ndërtimin e pallateve në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta por vendimi mësohet se është publikuar vetëm pak ditë më parë. Disa organizata mjedisore e konsideruan vendimin si një fitore të madhe në mbrojtje të natyrës.

Komiteti i Investimeve Strategjike, ka vendosur në prill të këtij viti të refuzojë kërkesën e kompanisë Mabetex të ish-ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli për një koncesion të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta me synimin e ndërtimit të pallateve shumëkatëshe dhe vilave në brendësi të parkut. Vendimi, i cili u mor në bazë të një ligji kontrovers të quajtur “Ligji i Investimeve Strategjike” i vitit 2015, është firmosur nga kryeministri Edi Rama, por publikimi i këtij vendimi mësohet se është bërë vetëm pak ditë më parë, në nëntor 2019.

Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë e përshëndeti vendimin në një status në faqen e saj në Facebook më 22 nëntor 2019 si një “fitore e madhe përballë një kërcënimi të madh”.

Mabetex, një konglomerat shumëmiliardësh ndërtimesh nën pronësinë e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, propozoi fillimisht më 2017 synimin për të marrë tokën nën pronësi publike përgjatë bregut të detit pranë lagunës së Karavastasë në bashkinë Divjakë me synimin për të ndërtuar një seri pallatesh e hotelesh me vlerë investimi të premtuar prej 1 miliardë dollarësh.

Aktivistët mjedisorë protestuan ndaj planit duke e quajtur atë një shkatërrim për parkun kombëtar, një nga komplekset ligatinore më të rëndësishme në bregun e Adriatikut si dhe një nga pikat më perëndimore të banuara nga Pelikani Kaçurel, një specie vazhdimisht e rrezikuar të zhduket.

Për aktivistët, ishte veçanërisht shqetësuese përmasa e jashtëzakonshme e ndërhyrjes betonizuese në një park kombëtar, përfshirë pallate, rrugë e porte, në një zonë ku aktualisht gjenden vetëm disa ndërtesa një apo dy-katëshe si dhe disa lokale modeste peshkatarësh.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, “tipologjia e projektit të paraqitur nuk është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe legjislacionin për zonat e mbrojtura.”

Komiteti i Investimeve Strategjike është krijuar në bazë të një ligji kontrovers të vitit 2015 të quajtur “Ligji mbi investimet strategjike,” në bazë të së cilit, komiteti, i drejtuar nga kryeministri, i jep kompanive të caktuara privilegje të shumta, përfshirë privilegjin për të shpronësuar pronat private në rast se ato bien në llokmën e synuar nga investitori strategjik.

Vendimet e këtij komiteti teorikisht duhet të publikohen në një vend të veçantë të quajtur “regjistri” i investimeve strategjike. Siç vërehet në rastin konkret, ky regjistër nuk ka funksionuar përgjatë muajve të fundit.(BIRN)

19 komente në “Rama refuzon projektin e Mabetex të Behxhet Pacollit, për betonizimin e Divjakës”

  1. Drejtesi says:

    Duket perfekt krahasuar me betonizim te Durretit dhe Sarandes dhe vlores. Po kur thone bashke me te thatin digjet dhe i njomi..

    1. Pata says:

      Po pse me kallama ndertohet “rezorti”?

  2. Ernest says:

    Zona konservuese, ku kafshe apo shpende te rralle rriten eshte mire te kemi.
    Ne rast se duam te zhvillojme nje turist bregdetar elitar, komplekse turistike cilesore, duhet te fillojne te ngrihen pergjate bregdetit. Nese jane cilesore, si ato te Spanjes, turiste te huaj nga veriu i Europes do kerkojne te blejne nje prone per pushime. Me mire te ndertohen cilesore nga nje zhvillues pronash, se sa nga individe, qe ngulin nje shtepi ketu e nje atje. Mjaft më me ndertime te shpifura qe prishin bukurine e natyres.. Nese duam te shkojme me pushime jashte, shkaku jane ato apartamente te bukura me pishina ne zonat e urbanizuara bregdetare. Me mire t’i kemi ne Shqiperi, sesa te udhetojme jashte vetem per ca ambiente te bukura, se natyra e deti ketu nuk na mungojne.

  3. Divjake says:

    Perfekt duket ne foto…. Perse mos te lejohet nje investim i tille, ku do mund te punesohen dhe qindra persona

  4. kodrasadikit says:

    Bravo ,bravo z. Kreminister Rama !! Duhet te kemi shum kujdes dhe te jemi vigjilent ta ruajme natyren si psh Liqenet e Lures si ishin e si jan ,natyra rreth e rrotull pa asnji bime ,keshtu ruhet e mbahet shteti ….

  5. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Gjeja me e keqe qe ka bere..
    Fshataret po me kasolle e qerpic dhe me ca kafshe per rreth jane rritur dhe do vdesin

  6. Timi says:

    Investimet janë me rëndësi por në anën tjetër edhe natyra na duhet. Këtu kam dilemë se cila do ishte më me prioritet. Ndoshta Mabetex mund të ndërtojë diku tjetër. Shqipëria do bëhej pikë turistike edhe për njerëz të pasur e me famë.

  7. Atdhetar says:

    NUK KA PERSE TE VERE NE PARKUN E ZONES SE MBROJTUR TE DIVJAKES PACOLLI PER TE INVESTUAR NJE BILION KUR KA PLAZHIN E MBREKULLUESHEM TE SPILLESE QE KA NEVOJE PER INVESTIME SERIOZE, POR PA PREKUR BREZIN E PISHAVE QE I JAPIN 80% TE BUKURISE ZONES PER TURIZEM BREGDETAR. MENJEHERE MBAS BREZIT TE PISHAVE, QE GJITHASHTU BEJNE NJE MBROJTJE TE PAZEVENDESUESHME NGA EROZIONI, KA TOKA BUJQESORE QE NUK JANE AQ PJELLORE PERSHKAK TE % TE LARTE TE KRIPES QE MUND TE SHERBEJNE ME SE MIRI PER NJE BREZ HOTELESH E REZORTASH TE MBREKULLUESHME. PER KETE DUHET FILLUAR SIC DUHET DUKE NDERHYRE NE PERMIRESIMIN E RRUGES QE TE CON ATJE, DUKE E SHKURTUAR DHE ZGJERUAR NE MENYRE QE TE SHKOHET ME SHPEJT DHE NE MENYRE ME KOMODE. TE SIGUROHET UJI 24/7/365 PER TE GJITHE GJATESINE E PLAZHIT, TE NDERTOHET RRJETI I INTEGRUAR I KANALIZIMEVE TE UJRAVE TE ZEZA DHE PERPUNIMI I TYRE PERPARA SE TE DERDHEN NE DET SA ME LARG PLAZHIT QE TE JETE E MUNDUR. TE SIGUROHET SPERKATJA VJETORE PER MUSHKONJAT. TE MIREMBAHET DHE TE PERMIRESOHET ME TROTUARE RRUGA E PISHAVE DHE TE SHTROHET ME ASFALT QENDRA E FSHATIT KU TREGU FSHATAR ESHTE AKTUALISHT NE KUSHTE PRIMITIVE MESJETARE. DIVJAKA DUHET RUAJTUR SIC ESHTE ME FANATIZEM.

  8. beni says:

    E hengri Pacolli edhe kete rradhe. Mos u merzit o Bexhet se je mesuar ti me te futmen e shqiptareve. Ti moren prape ca leke

  9. memedheu says:

    @@@@Atdhetar qeke mener rrot fare,mungon vetem nja 122 vete qe ta ruajne nga hajdutet(ne kkete zone 100% jane hajdute me fame) nja 155 police dhe nja 100 qen te zinj qe te te shqyejne.Pacolli duhet te ndertoje gjithe infrastrukturen,te ruaje mjedisin,te punesoje te gjith fshatrat,te sjelli ujin,lkorrentin etj etj,,te hapi dhe ndonje kishe apo xhami ..kurse kompanite e tjera e kane qyl gjithe infrastrukturen.Pacolli vjen te fitoje dhe jo te japi veresie(asnje nuk ka dhene) me pjate ne dore.Rast me te mire nuk kishte per kete zone teper te varfer dhe pa ushqim.Kushedi se ku eshte interesi.

  10. Plugu says:

    Mua me duken shume te bukura keta ndertime turistike ne Karavasta dhe Divjak.Keto bukuri turistike nuk ka rendesi kush i nderton,por rendesi ka interesi yna si shqipri qe te lulezoi bregdeti yne,pa humbur e demtuar aspak fauna.Jame i mendimit qe te lejohet ndertimi i ketyre ndertesave te bukura.Jane nje bukuri e rrall qe do ti japin rendesi terheqese turisteve te huaj dhe vendas.

  11. Titi says:

    RAMA QE BETONOI TIRANEN DHE E KTHEHU NE FJETORE TANI PO MERAKOSET PER DIVJAKEN?PO LILIPUTI BRACE SI DEPUTET I ZONES CFARE THOTE?APO VERI TRAPIN FSHATAREVE,VOTEN PO NUK E DHANE JA U VJEDHUM.

  12. Pokeristi says:

    Me mire von se kurre.
    Vendim i dobishem.Sigurisht investimet ne bregdet kane mjaft vlere ne zhvillimin e biznesit turistik.Por gjithmone duhet te bejme kujdes per nje raport te drejte te ruajtjes se vlerave unike natyrore ,mbi perfitimet monetare.

  13. Shpata says:

    Si ka mundesi qe e paskerkan ndaluar!! SI ka dhene leket Bexheti!!! Se per popullin dhe Shqiperine nuk pyet me njeri! Kur degjoj bravo qeveria me vjen per te vjelle!!
    Vetem per Shqiperine nuk duan tja dine fare!!Shikojne Xhepat e tyre!! Pike!!Faleminderit per Komentin po e nxorret!!

  14. lulezimi(jo Basha) says:

    Nuk mund te gjendet nje kompromis,qe te kete sa me pak impakt me mjedisin,pa demtuar faunen dhe floren.Dhe banoret e zones,duhet tu interresoj nje investim kaq i madh,se perveç vendeve te punes qe do te hapen,mund te jete dhe nje ndihme per te furnizuar rezortin dhe prodhime te zones me kosto zero.Politika dhe njerezit e zones duhet te shikojne dhe perspektiven,dhe jo interesa te ngushta meskine dhe demagogjike.

  15. EJ says:

    Këta janë armiqtë e këtij vendi e su plas shumë as për Valbonë, Vjosë, Divjakë, Tomorr, Sy i Kaltër, liqenet e Lurës, Shqipëri apo shqiptarë. Thjeshtë duan 20%-shin. Në këtë rast 200 milionë dollarë dhe nuk i paguan Behgjeti kaq shumë.
    Deri tani është fitore për Divjakën sepse një pasuri e tillë natyrore absolutisht që nuk duhet të preket asnjë centimetër, por duhet të mbrohet nga UNESCO.
    Kush i ndalon këta grabitqarë që pasi ‘anullojnë’ bujshëm një projekt të madh ti këpusin një projekt ‘të vogël’ prapa skenave nëse parku nuk është i mbrojtur me ligj.

  16. Loran shehu says:

    E paska ber nje gje te mir

  17. Gani D. Kurbin says:

    Harrojeni perëndimin, nëse ajo zonë do të ishte në dorë të Izraelit, ata do të fitonin miliona dollarë duke krijuar një park kombëtar, florë dhe faunë (me specie dhe peizazhe speciale) atje për turizëm “pa automjete”. Në këtë mënyrë natyra do të ruhej dhe do të fitoheshin më shumë para. Rama është një hero! Pjesa tjetër është mbeturina.

  18. Toma says:

    Mbani ate pelikanin dhe bejeni kacurrel ary poshte.Pacoolit po vjen shume keq qe nuk ka ku ti fusi 200 milion dollare.Ah te mjret e Divjakes qe jane populli me i varfer dhe hajdut ne shqiperi,Mbani kacurrelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje