Ramush Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues

23 Nëntor 2019, 09:07Rajoni TEMA

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të pazakontë duke u shprehur se të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës janë mashtrues, duke përfshirë edhe veten e tij.

Në një intervistë për televizionin RTV21, Haradinaj e quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

“Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politikë jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues.

Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, – është shprehur Haradinaj që ka shpjeguar edhe arsyet pse nuk do ta pranojë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme.

“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, por kemi dhe deputetë të rinj.

Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament. Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje. Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”, – është shprehur Haradinaj.

10 komente në “Ramush Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues”

  1. Tiranasi2020 says:

    E sakte sidomos ti dhe isa.

  2. Orli says:

    E paska dehur byreku,si dash shehun rakia! Ush ramush karabush….

    1. Hahaha says:

      Per Albin Kurtin e Isa Mustafen se di a jane mashtrues, por per ty e hashimin e di qe jeni qoban.

  3. niko says:

    RRAMUUUUIUSH TI JE KOMPLET RRK…..
    JE TURP I KOMBIT…..

  4. gomari says:

    Ramushi o vellai im, pse e ngacmoni, lereni se o gjynof, o nji cik trap por ne gomoret jena rob te mire vetem me honger dum….
    Ah po se desh harrova se kena shum qejf ene kapistren si i thoni ju KOLLAREN….
    Ramushi me kollare duket si k*r…….
    Turqeta Ramuuuuush o derr….

  5. Dru me pre hajde dru me pre says:

    Ne kemi 30 vjet qe ju themi mashtrus e hajdut,juve sot u bindet.

  6. Baliu says:

    Kryeministri ne largim po i qet shkelmat e fundit, regjimi i ngelaqave po perendon.

  7. Jungu says:

    Per me qene mashtrues duhet me qene intelegjent. Keshtu qe Isa e Albini edhe munden me qene mashtrues, por ti e hashimi zor qe mundeni me mashtru dikend-more qobana.

  8. Flliqhanat e Kosoves dhe te Shqipnies says:

    Lopa ban MOOOOOOOOOOO,

  9. Veshgues says:

    Mire mashtrues edhe vete! Mer Ramush po ti dukesh edhe i papergjegjshem! Duket se te ka pelqye Iliri i korruptuem kenej ka ana jone! O zot, ca i ka gjete shqiptaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje