Vuçiç për “Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin, Kurti ka paralajmëruar marshim më 28 Nëntor në Tiranë

23 Nëntor 2019, 13:41Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për gazetën franceze “Figaro” është pytur mes tjerash për arritjen e një marrëveshjeje finale me Kosovë, dhe siç shkruan “rts.rs”, Vuçiç është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, dhe gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne në mënyrë konstante po provojmë të gjejmë një kompromis, por Prishtina nuk shqetësohet, sepse ata kujdesen vetëm për interesat e tyre. Ata dëshirojnë që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk merr asgjë në këmbim’, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe per taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

Gazetarja Figaro u interesua rreth idesë së Shqipërisë së Madhe dhe e pyeti presidentin serb, nëse ekziston akoma, për çka Vuçiç theksoi se shqiptarët kanë ende aspirata të tilla.

“Ata këtë thjeshtë e duan, dhe një gjë të tillë vetëm njerëzit budallenj nuk e shohin. Ndonjëherë ata thonë se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, dhe nganjëherë thonë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ajo ide. Shikoni Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet. Ndërsa është i ulur, pas tij, nuk ka asnjë flamur të të ashtuquajturës Kosovë, por flamur të Shqipërisë. Dhe të gjithë ambasadorët, përfshirë edhe ata amerikan dhe britanik, u ulën me të pranë flamurit shqiptar, dhe kjo nuk i shqetësoi aspak ata, “tha Vuçiç.

“Shqiptarët kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, kurse Albin Kurti e ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edie Ramën,  pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan të Kryeministrit shqiptar”, tha presidenti.

8 komente në “Vuçiç për “Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin, Kurti ka paralajmëruar marshim më 28 Nëntor në Tiranë”

  1. Kopenhagen says:

    Perkthim idiotesk i nje te pashkolli.
    U be edhe Tema, si pacavuret e tjera.
    Jepi kazan.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Iku koha e skllaverise o Vici i Serbise vrasese bashke me te tjeret

  3. SHKELZENI says:

    J’A SHTYPE KOKAT EDI RAMA JEMI NJE MILIONE VOTUES QE I KEMI DHENE BESIMIN RAMES.
    ALBIN KURTI JASHTE SHQIPERISE NUK KA PUNE NE SHQIPERI KY PISLLIK KOSOVE SE N’A BENE PISE RRUGET

    1. Kuq e zi says:

      Mos u merzit zeni
      Ku ka vend per albinin ne shqiperi a nuk po sheh si po na e mbron vucici kryeministrin ?
      Rama dhe vucici jane si mishi me thojin kur te vdese ministri i milloshevicit vucic do preket rama

  4. Xhilali says:

    Do dominojme Ballkanin? ! Oooooo , s’kam degjuar gje une nga Maqedonia, Mali i zi,Rumania, Bulgaria, Kroacia, Slovenia, vetem ju ne Serbi paskit frike.Sepse frika buron nga egoja juaj per te mbajtur gjerat me dhune, EDHE ato qe nuk jane tuajat

  5. kosovari says:

    Srrbet jane si ato grate kurva, ku te parat grave te ndershme i thojne kurve. Krejt cka thot ky idiot (shoku i Edi Rames) per shqipetaret, ato vlejne pikerisht per serbet (keta gjithmone kane andruar per serbine e madhe).

  6. Argjon says:

    Serbët kërkojnë diçka në këmbim të njohjes së Kosovës së pavarur?!

    1. Të na kthejnë në jetë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të gjithë njerëzit e tjerë që ua kanë marrë jetën përdhunë historikisht!
    2. Të dëmshpërblejnë dhunën, keqtrajtimet dhe shkatërrimet që kanë ushtruar ndaj shqiptarëve.
    3. Të kërkojnë falje për çfarë kanë bërë.
    4. Të dënojnë ata që kanë kryer krime kundër shqiptarëve.
    5. Të heqin politikat shoviniste nga akademia, shkolla dhe kisha e tyre.

    Nëse nuk mund të plotësojnë kërkesën e parë, por plotësojnë të tjerat, atëherë do të mendohemi nëse mund të japim në shkëmbim Edi Ramën dhe ndonjë ndjekës të tij. Vetëm kaq mund të japim në shkëmbim.

    Ne e duam shumë dialogun, por me njerëzorë dhe jo kriminelë që provokohen sapo shohin shqiptarë dhe flamurin e Kastriotit!

  7. Lani says:

    Pse jo jemi otokton me tokat tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje