Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në në Rtv Ora, teksa ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta për referendum popullor, është shprehur se nga pikpamja proceduriale, është e vështirë që të ndodhë.
“Një lëvizje referendare për tu realizuar sipas Kushtetutës tonë, ka tre mundësi. Domeini i parë lidhet me 50 mijë firmat të mbledhura nga qytetarët.
Mundësia e dytë është që vetë Presidenti ti adresohet Parlamentit për një referendum kushtetues. Dhe mundësia e tretë, është shumica parlamentare me firmat e deputetëve, me një numër 2/3 e firmave të Parlamentit.
Këtu duket që planin e procedurës normale, do të ishin normale, por në planin e situatës, dhe sidomos pozicionin që kanë aktualisht aktorët dhe faktorët politik për një referendum, bëhet disi e vështirë”, u shpreh Çipa.
Referendumi eshte pjelle e mendjes se semure te Ilirit. Iliri do te fitoje kohe. Edhe sikur te behet referendum, problemet do vijojne. Po qe se Iliri humb, do akuzoje se i vodhen votat. Do filloje nga e para Luften Partizane. Iliri eshte fryer si kacek dhe nuk kupton qe ai eshte zgjedhur nga PS dhe parlamenti dhe jo me vota direkte. Ne kete kuptim ai flet me popullin nepermjet Parlamentit. Eshte budalle i mbaruar qe Floriri i ka zene koken me dere. Po te ishte “dhjakonar” do kish dale nga politika dhe do gezonte floririn ne Karaibe. Idjoti nuk mesoi nga Fatosi qe u harrua…..
Është e realizueshme vetëm mundësia e parë.
Problem mbetet përse do të thirret referendumi dhe cili do të ishte pyetësori.
Në mendjen e Presidentit mund të ishte diçka e ngjashme me “A jeni pro Kushtetutës e domethënë kundër dhunuesve të saj e domethënë kundër Edi Ramës?”, por këto “dmth” për shkak të interpretimeve arbitrare, përmbajnë në vetvete disa kundërthënie logjike, pasi nuk i lënë shteg për të zgjedhur ta zemë, qytetarit Iks, i cili mund të ishte pro Kushtetutës dhe Ramës në të njëjtën kohë.
Një problem tjetër do të ishte kuorumi. Nëse, siç besoj, nuk do të arrihej ky i fundit, a do të jepte vallë dorëheqjen Meta, apo do të thoshte se refendumin ia sabotuan armiqtë e brendshëm e të jashtëm?